Shuplaka e Donald Lu për Bashën e Berishën: Për shkak të frikës, sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Vlahutin e EURALIUS

5 Dhjetor 2016, 16:05Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu ka dhënë një shuplakë të fortë Lulzim Bashës e Sali Berishës, të cilët për disa ditë me radhë sulmuar ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe misionin EURALIUS, me justifikimin se kishin përkthyer ligjin e “Vetting”-ut me qëllim gabimisht.

“Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sikurse e tha vetë kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor”, tha ambasadori amerikan.

Fjalë këto, që kuptohet qartësisht se kujt i drejtohen.

Fjalimi i plotë i ambasadorit amerikan:

I nderuar Kryeministër Rama, kolegë diplomatë, gjyqtarë, prokurorë, policë, studentë dhe profesorë,

Në Shtetet e Bashkuara ka një rast të njohur korrupsioni që u zbulua në vitin 2008.  Ai përfshinte dy gjykatës që morën më shumë se 2.6 milionë dollarë rryshfet nga burgje private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot.

Një prej viktimave të këtij korrupsioni ishte 17 vjeçarja Hillary Transue që në vitin 2007 postoi në faqen e saj të medias sociale një shaka, ku tallej me nëndrejtorin e gjimnazit të saj. Ndonëse shënimi tregonte qartësisht se ishte një shaka, gjykatësi e dënoi me tre muaj në burgun për të mitur, për ngacmim.  Prindërit e panë të tmerruar, tek e morën me pranga në duar.

Mbi 2,000 të rinj mund të jenë burgosur padrejtësisht dhe jetët e tyre u shkatërruan, për shkak të veprimeve të këtyre dy gjykatësve të korruptuar.  Dy gjykatësit u pushuan nga puna dhe do të kryejnë shtatë vite dënim në burgun federal.  Tani janë duke u rishqyrtuar të gjitha çështjet e tyre.

E përdor këtë shembull për të theksuar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të larta.  Në Shqipëri, çdo familje ka një histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole në sektorin farmaceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar vendimin për një tender ose pronë. Ose, se si gjykatës apo prokurorë të korruptuar kërkojnë pará, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik, Kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë — miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).  Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këto institucione të reja do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të akuzës dhe të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Por, kjo do të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritje të larta dhe kërkon rezultate nga këto institucione të reja.

Ju duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të organizuar në Shqipëri, do të futen në burg.

Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar, nga e djathta dhe e majta, do të përballen me drejtësinë.

Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar.

Shohim prova që këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor.

Të gjitha partitë kryesore politike e kanë vënë besimin e tyre në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje të opinionin të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Më lejoni ta mbyll duke falenderuar pjesëmarrësit tanë të shumtë që sjellin përvoja antikorrupsioni nga Kroacia, Rumania dhe ekzotiku Detroit i Miçiganit – Gjykatësen Kora Bumci, Prokurororen Florentina Mirica, Prokurorin Federal të Shteteve të Bashkuara Mark Chutkow dhe Agjentin Special të FBI-së Robert Beckman.  Jemi të përkushtuar që të kemi një diskutim të gjallë dhe të sinqertë gjatë këtyre tri ditëve.

*Fjala e ambasadorit Donald Lu në Simpoziumin Antikorrupsion “Sytë drejt së ardhmes: Muri i korrupsionit çahet!”

20 komente në “Shuplaka e Donald Lu për Bashën e Berishën: Për shkak të frikës, sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Vlahutin e EURALIUS”

  1. dash says:

    Me qarte se kaq……

    1. Edkari says:

      ne fundin e tij si ambasador i SHBA Donald Lu po flet si i coroditur
      apo me sakt si megafon i qeverise.
      e degjova qarte se cfare tha ambasadori po me shume dukej qarte
      deshperimi i tij nga qe po i vjen fundi.
      Obama po iken e mbas tij dhe keto zarbot verdhacuq

      1. robi says:

        PO SAL.KARI PO.

        1. Loranshehu says:

          Donald lujaxka skaduar i ka mbaruar data e skadences qekur fitoi trumpi

  2. Skypion says:

    Vetem per nje gje me vjen keq per Lu-ne: i iku per lesh shqipja, qe e kishte mesuar enkas per te arritur nje rekord ne karrieren e tij si diplomat.
    Vetem per kete dhe per asgje tjeter.
    Qe kur u zgjodh Trump President i ShBA-se,fjala e ambasadorit Lu ka humbur ndjeshem peshe.
    Normalisht,ajo do te duhej ta kishte humbur peshen e vet qekur,dukshem,u be pale me njeren pale.Do te duhej ta kishte humbur qekur vendosi te heshtete ndaj kanabizimit te Shqiperise,te mbyllte goje e veshe,te behej memec e shurdh para gjemes me te madhe qe po i ndodh vendit,kur e gjithe bota vetem flet per te.
    Por,nuk jemi ne rastin “normalisht”.Jemi ne anormalitet te plote.
    E ne kete anormalitet eshte normale qe predikuesi Lu,te mbylle syte para paudhesive te kryedjallit qe po ysht kete vend.
    Keshtuqe duhej nje deux ex-machina qe ta bente te papeshe fjalen e Lu-se.U desh te zgjidhej Trump President i ShBA-se.
    Kush a ka ndjekur Lu-ne tek fliste,patjeter qe ka vene re nje nervozizem tek ai.Nje nervozizem i dukshem.Shume i dukshem.
    Eshte pikerisht ky nervozizem qe tradheton vetedijshmerine per papeshmerine qe ka pesuar fjala e tij.
    Ne nuk jemi naive.Ne e dime qe shtete te medha,sidomos ato demokratike,sidomos ato superdemokratike,sic edhe eshte ShBA-ja nuk bejne ndryshime politikash,ashtu sic mendojne apo mendohet qe mendojne shume veta.
    Zoti Lu eshte dhe do te jete ambasador i nderuar dhe i respektuar i ShBA-se ne Shqiperi,deri ne fund te mandatit te tij.Si i tille do te respektohet dhe nderohet nga shqiptaret,dhe po si i tille do te kerkohet te nderohet dhe respektohet nga administrata e re.
    Por…por,mjerisht,mjerisht per te,fjala e tij nuk ka me peshen e para 8 nentorit.
    Nuk e ka me,sepse ate peshe ia jepte ai qe sot po organizon anembane amerikes,protesta te dhunshme kunder Presidentit Trump.
    Zoti Lu eshte dhe do te jete ambasador i nderuar dhe i respektuar,deri ne fund te mandatit.Por,fjala e tij,nuk mund te sherbeje me per t’i dhene kredite politike qeverise,dhe per te intimiduar opoziten.
    Te gjitha cka thote per reformen ne drejtesi,tashme jane fjale papeshe.Pa keqardhje e themi.Ai eshte i vetedijshem per kete,prandaj edhe eshte kaq nervoz.Edhe kjo,nuk na zgjon keqardhje.
    Keshtu eshte kur mbyll syte para paudhesive te krydreqit, qe po e con kete vend ne dreq.

    1. robi says:

      PO SKYPION SALI-QENI, PO, NE BURG DO E KESH VILEN E ARDHSHME.

    2. KORÇARI says:

      Skypion në përgjithësi ambasadorëve amerikanë këtu ju ra vlera që kur MAVRIA Vërziu më fal ARVIZU na nxorri SALI MUTIN bythshteti më fal BURRË shteti dhe LULKË [email protected] YLL në rënie më fal në ngjitje

  3. petraq says:

    cdo gje eshte shume e kjarte.gjithshka cfar thote ambasadori jane te verteta por nje gje te ben pershtypje.si ka mundesi qe keta dy persona dhe disa nga shoket e tyre terheqin zvarre bpartine demokratike e flasin ne emer te popullit.populli i ka lene me kohe se ka kuptuar qellimin e tyre te vertete qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e popullit.te vazhdosh te pengosh reformen ne drejtesi ashtu sikunder beri partia demokratike qer e ankimoi ne kushtetuse do te thote qe kjo parti eshte shkaku i te gjitha keqijave qee ndodhin ne shqiperi.asahtu sikunder bene pa drejtesi kur ishin ne pushtet qe ndalonin njerezit te shkonin ne vorrezat e familjeve te deshmoreve e me firmat piramidale e njemije e nje bemave te keqija ashtu po bejne dhe tani qe jane ne opozite duke penguar reformen ne drejtesi e cila sot eshte nje drejtesi e korruptuar dhe i detyron njerezit te bejne vet gjyqesi se kjo drejtesi nuk jep drejtesi .te pengosh reformen eshte me keq se te jesh pergjegjes dhe duhet te denohesh,keta kriminele qe duken kudo ne ato qe thone populli i ka denuar me kohe.mjer ata qe u vene pas se prishin ndergjegjen e tyre.donal lu nje ambasador shembullor qe e do shqiperine dhe popullin shqiptar.une e falenderoj shume e jam i bindur qe i gjithe populli eshte me ate dhe edi ramen.

  4. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: July 29, 2016 at 9:28:22 AM EDT
    To: [email protected]
    Subject: OPINIONE: PAVARESIA DHE CLIRIMI I DIYTE I SHQIPERISE !

    Date: June 9, 2016 at 1:03:09 AM EDT

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emergjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  5. ALBAN DEGA says:

    Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    1. Edkari says:

      Ka me gomar se ty o Hamdi.
      Gomar Rama e gomar ti.
      (jo Rama kryeminister po Rama gjygjtar pis)

  6. Nacionalisti says:

    Po more shoku Lu,po ku e ke Rroshin, apo ky nuk eshte per Burg se nuk ka vjedhur por ka perdhunuar?!!Para ca vitesh Berisha i “cau Barkun” gruas se tij dhe i mori femijen, pyet Veliajn se ai e di mire kete Histori ! Kam pershtypjen qe Donald Trump do hetoj thell rrenjet e Sorrosit, ndoshta na del dhe ndonje “ambasador i nderuar” qe ka ngrene NGA CORBA e Sorrosit!

  7. Nacionalisti says:

    Po more shoku Lu,po ku e ke Rroshin, apo ky nuk eshte per Burg se nuk ka vjedhur por ka perdhunuar?!!Para ca vitesh Berisha i “cau Barkun” gruas se tij dhe i mori femijen, pyet Veliajn se ai e di mire kete Histori ! Kam pershtypjen qe Donald Trump do hetoj thell rrenjet e Sorrosit, ndoshta na del dhe ndonje “ambasador i nderuar” qe ka ngrene NGA CORBA e Sorrosit!…

    1. ALBAN DEGA says:

      KUSH VRAU KATER PROTESTUESIT E 24 JANARIT!?
      KUSH VODHI MBI 500 MILIONE EURO TE
      AUTOSTRADES SE KOMBIT ?
      KUSH VRAU E MASAKROI 26 VIKTIMAT E GERDECIT?
      ….. E 1001 KRIME TJERA TE RENDA SHTETERORE

      ROSHI E RAMA APO SALEH KARAXHICI, LULEZIM BASHICI… FATMIR MEDICI E “BANDA E GANGSTEREVE” DHE MAFIA QE KA DALE JASHTE KREJT JASHTE KONTROLLIT “!? O TTI NACIONALISTI I BEOGRADIT DHE ATHINES, OTRANTOS E ZERVES, PASHICIT E RANKOVICIT, MILLOSHEVICIT E FAZLICIT!?
      HAJDE NACIONALIST VICIDOLI HAJDE… 24 KARAT NACIONALIST ATDHESHITES!

  8. Qytetar says:

    Zotëri fol me emra konkret,në të kundërt ske thënë asgjë!

  9. Aso says:

    Reforma ne drejtesi po starton. Reforma nuk varet nga Lu, as nga Vllahutin. Ajo nuk varet as nga fakti qe Obama zevendesohet nga Trump. Reforma ka nisur, dosjet po plotsohen. Jane trembur gjithe kryehajdutet dhe kriminelet, prokurori dhe gjykatesit e korruptuar. Mjafton te shikoni se si shperfytyrohen e si u meret goja ne kuvend. Dosjet e tyre te krimit jane gati.
    Disa komentus nuk besojme e disave nuk u pelqen, sepse disa nisen nga perkatsite politike, kurse disave vjedhja e vrasja u duket normale.
    Po si jane bere shtetet perendimore? Perse ka ardhur ne Tirane prokurori federal I Amerikes? Po keta te Kroacise e Rumanise perse kane ardhur? Mos kane ardhur per dhegjithe? Apo per ta prishur reformen? Ne Kroaci e rumani kjo reforme kaloi para se ato te futeshin ne BE. Dhe ne Kroaci e Rumani jane burgos ish kryeministra, jo me ne Shqiperi ku krimi ka qene sheshit. Mos u beni budallenj. Kete pune e kane mare ne dore Amerikane e evropian. Dhe ata nuk I lene gjerat ne mes te rruges. PD ta qaj salen. Te qaj edhe zgjedhjet dhe te mendoj per partine.

  10. DRINI says:

    Reforma ne drejtesi do te zbatohet sepse jane dy aleate te forte 1)U.S.A 2)EUROPA kete se luan topi ,por me ben pershtypje me tradhetarin e kombit ILIR-META I cili na shef endra me sy hapur I shkreti ,I cili thote ;ILIR-META boll ke shire me popullin SHqipetar,ku here na hiqesh si dele -e-urte,dhe here si qen-qe-ha-te zone ti je person me I rrezikshem se SALI-BERISHA,por edhe ti do japesh llogari ne kete zbatim te reformes o frikacaku, o sehan lepires I SKRAPARIT.

  11. Rilindja Ridge says:

    O Mero te lutem pyete pak shkelqesine e tij ambasadorin rin Tong Zhi Lu, nese e ka marre vesh apo jo, qe ne Amerike eshte zgjedhur president nje farfe Donald Trump dhe jo ajo gruaja, qe ka nje bust bronzi ne Sarande?!
    Mero keto te Rilindja Ridge mjaft i rane fyellit ne nje brime (keep harping the same string), per reformen, por te shohin bashkepunimin e bandave te strukturuara kriminale shqiptare (miqte e Tahirit dhe te Olsi Rames) me elemente te Daeshit.
    Tong Zhi Lu mire per reformen, qe na tregon perralla me mire se Marika Kallamata, po per pleherat (perfshire burime radiacioni), qe do te sjelle Tosi i Verones me Erionka Veloine dhe Ols Ramen, pse nuk flet?! Cfare garanie ka Tong Zhi Lu, qe operativet e Daesh-it ne Shqiperi nuk do i perdorin keto plehera radioaktive per te ndertuar dhe p[erdorur bomba te pista? Kush do i ndaloje mos valle ajo dashnorja e Bariut, stari podgoricani, apo 4 rrospijet rrjesht drejtoresha doganash, apo Bri(m)sida dashnorja e te birit te basketbollistit Agim Fagu?
    E te tjera e te tjera!!!!!!

  12. Sknderbeu says:

    Ti Alban Dega shkrun jo se do te miren e Shqiperise por se mos mer ndonje post pas vetingu. Megjithate mire ben, por mos haro demet qe juke bere shume shqiptarve duke i genjyer per te mare dokumentat duke jumare mijra dollare. Ti je nj niero i koruptuar qe ne regjimin e Hoxhes kur punoje ne Atsh.

  13. landi says:

    Alban…Hamdi Dega, po ku i ndien ti gjerat qe ndodhin ne Shqiperi? Pse nuk shkruan me emrin tend, meqe je njohes i problemeve shqiptare, po perdor emer tjeter?
    Ne Shqiperi, ata qe kane nderruar emrat jane objekt i ligjit te dekriminalizimit.
    Nderkaq ti vazhdo, masturbohu nga dy dhe tre here ne te njejten faqe, ne te gjithe gazetat online, sepse tani je i njohur per shqiptaret.
    Meqe ke qene gazetar edhe ne kohen e regjimit komunist, behu pak demokrat…shkruaj edhe per te tjeret, jo vetem per Saliun dhe Lulin…por edhe per keta te sotmit, qe kane abuzuar dhe po abuzojne si rralle kush.
    Ke degjuar, besoj, per koncesionet e tyre ne mjekesi e ku di une. Meqe je dhe ne moshe pensioni, fol pak se si i kane katandisur pensionistet shqiptare.
    Dhe leri ato…bless you EU, bless you USA…e sidomos …sent by my iPhone…se me keto nuk cudit njeri.
    Shqiperia duhet te ngrihet dhe te largoje tere kete klase politike mbi cerekshekullore, por edhe njerezit si puna jote, qe pellet…mbi 8000 kilometra larg dhe na shurdhon pa u ngritur mire qe ne mengjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje