Vota e PD kundër negociatave i kushton Shqipërisë 280 milionë euro në vit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kushtetuesVota kundër dhe lobimi i vendosur i Partisë Demokratisë kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund t’i kushtojë Shqipërisë 170-280 milionë euro në vit.

Një raport i Bashkimit Europian tregon se çelja e negociatave përshpejton rritjen ekonomike të vendit që nis bisedimet me 1,3-2,1% në vit.

Kjo përvojë është vërtetuar në rastin e anëtarësimit të bllokut të dhjetë vendeve lindore në vitin 2004 dhe në anëtarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në 2007-n.

Hapja e bisedimeve me Bashkimin Europian ka dy efekte të menjëhershme, rritjen e financimeve nga Brukseli dhe rritjen e ndjeshme të investimeve të huaja direkte, mesatarisht me 40% të totalit.

Konkretisht, një përshpejtim i ekonomisë shqiptare me 1,3% në vit, do të përkthehej me 170 milionë euro më shumë në ekonominë shqiptare. Në skenarin optimal, prej një përshpejtimi prej 2,1%, kostoja për ekonominë do të ishte prej 280 milionë eurosh.

280 milionë euro në vit janë pothuajse të barazvlefsshëm me të gjithë koston që i kushton buxhetit të shtetit ndërtimi i Rrugës së Arbrit. Me kaq para mund të ndërtoheshin 7 spitale moderne apo 100 shkolla në të gjithë vendin.

Në datën 8 nëntor, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, por në mbledhjen e zhvilluar në Bruksel, Partia Demokratike votoi kundër hapjes së negociatave.

Pavarësisht se vota e saj nuk mundi të bllokojë rekomandimin, demokratët janë angazhuar në lobim me partitë e djathta europiane, për të sabotuar hapjen e bisedimeve përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-s./Lexo.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *