10 arsyet përse Lulzim Basha nuk e do Europën

basha berishaGjatë të gjithë muajit nëntor dhe tashmë gjatë dhjetorit, Partia Demokratike është angazhuar në një ushtrim të rëndësishëm diplomatik, me simotrat e saj europiane, partitë e djathta për të bllokuar çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Pas votës së paprecedent kundër hapjes së negociatave në Bruksel, në 8 nëntor, PD tashmë po përpiqet të godasë zbatimin e reformës në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë çelje të bisedimeve. Këto janë dhjetë arsyet përse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha në krye nuk janë të interesuar që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj të integrimit.

Integrimi nuk duhet bërë nga “armiqtë”

Për PD, e rëndësishme është vetëm kush merr meritat e jo kush bën punën. Në mënyrë të ngjashme, kur integrimi në NATO dhe liberalizimi i vizave ndodhën gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, e gjithë merita u mor vetëm nga qeveria e atëhershme, ndonëse ato vendime ishin finalizime të një procesi 10-vjeçar. Për PD, nëse qeveria e tanishme hap bisedimet, kjo do të ishte një goditje e madhe politike për ta.

Vendi do të marrë mbi 280 mln euro në vit

Të mjaftueshëm për të ndërtuar brenda vitit Rrugën e Arbrit, 7 spitale moderne apo mbi 100 shkolla. Rritja ekonomike do të përshpejtohej në këtë rast me 2%. Një skenar “apokaliptik” për një opozitë që shpreson në ditë sa më të zeza, për të marrë ajo pushtetin.

Shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në BE

Argumenti më i rëndëshëm për të ilustruar “zinë e bukës” që PD përshkruan në deklaratat e saj është emigracioni. Nëse Shqipëria do të ishte në BE, shqiptarët që largohen nuk do të ishin më “azilkërkues”, por punëtorë që lëvizin në hapësirën e lirë europiane, njësoj si polakët, italianët, apo të gjithë të tjerët.

Reforma në drejtësi rrezikon pasurinë

Integrimi në BE mund të ndodhë vetëm nëse zbatohet reforma në drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi do të rrezikonte pasurinë e vetë Bashës dhe njerëzve të tjerë afër tij.

PD humb influencën mbi gjyqtarët

Humbja e influencës mbi sistemin e drejtësisë do t’i hiqte Partisë Demokratike levën më të rëndësishme që i ka mbetur për të kontrolluar jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Reforma në drejtësi “zhbllokon” 21 janarin

4 vrasjet e ndodhura në 21 janar me Bashën Ministër të Brendshëm, falja e detit e ndodhur me Bashën Ministër të Jashtëm dhe afëra prej 240 milionë eurosh në Rrugën e Kombit, me Bashën Ministër të Transporteve do të përfundonin të gjitha përpara derës së gjykatës. Deri më sot, hetimet dhe gjykimi për këto çështje është bllokuar në të gjithë rastet nga sistemi i korruptuar i drejtësisë.

PD ka lidhje me partitë e ekstremit të djathtë

Partia Demokratike nuk ka lidhje vetëm me partitë e djathta europiane, por edhe me partitë e ekstremit të djathtë në Europë, parti të cilat janë të vendosura kundër zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të cilat kanë dukshëm një retorikë anti-shqiptare. Për momentin, kjo “aleancë” i shërben të dyja palëve.

Bien argumentat e PD për hashashin

Prej më shumë se një viti tashmë, PD denoncon në mënyrë të përditshme shndërrimin e vendit në atë që sipas saj është një “Kolumbi Europiane”, për shkak të shumëfishimit të rritjes së kanabisit në vend. Hapja e bisedimeve do të konfirmonte atë që thotë qartë progresraporti 2016, se lufta ndaj drogës dhe krimit të organizuar ka qenë e suksesshme dhe në përshkallëzim të vazhdueshëm gjatë tre viteve të fundit.

Basha duhet të deklarojë të gjithë pasurinë e tij

Sipas deklarimit zyrtar, Lulzim Basha ka një pasuri prej më shumë se 1,5 milionë eurosh. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa shumë më tepër para janë të fshehura në bankat europiane. Unifikimi i sistemeve bankare, në rast të integrimit të vendit në Europë, do të nxirrte zbuluar të gjithë llogaritë e zotëruara prej liderit të Partisë Demokratike dhe njerëzve të tij të afërt.

Basha nuk e di çfarë do

E fundit, por jo për nga rëndësia. Në katër vitet e drejtimit të opozitës shqiptare, Basha ka qenë pothuajse gjithmonë kontradiktor dhe i paqartë në qëndrimet e tij. Lideri i opozitës nuk e ka pasur ndonjëherë të qartë se çfarë do realisht, këtu nuk bën qëndrim as një çështje e një rëndësie jetike për shqiptarët, siç është integrimi në BE./Lexo.al

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...