160 tonë napalm nisen nga Shqipëria për t’u shkatërruar në Francë

6 Dhjetor 2016, 10:54Kronika TEMA

Në Portin e Durrësit u zhvillua sot një ceremoni për të shënuar fundin e një projekti të përbashkët mes Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme ushtarake.

Të pranishëm qenë kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe përfaqësues të trupit diplomatik, shtetet e të cilëve kanë financuar këtë projekt.

Në fazën e fundin të projektit, do të dërgohen për shkatërrim në Francë rreth 160 tonë napalm, që ndodhen tani të paketuara në mënyrë të sigurt në portin e Durrësit, gati për t’u transportuar.

Prezenca e OSBE-së e ka mbështetur procesin e çmilitarizimit në Shqipëri që prej vitit 2008, kur filloi shkatërrimi i municioneve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme. Në maj 2015, Prezenca ndihmoi në shkatërrimin 116 tonëve kimikatesh të rrezikshme. Më parë, ajo kishte ndihmuar në shkatërrimin e 60 tonëve melanzh – një përbërës toksik i karburantit të raketave – dhe të 120 tonëve diklorometan. Po ashtu, Prezenca ka ofruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta.

Në fjalën e tij të sotme, ambasadori Bernd Borchardt falënderoi shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së që e kanë mbështetur financiarisht procesin e çmilitarizimit, duke veçuar Austrinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Ai përgëzoi edhe pjesëtarët e Njësisë Kimike të Forcave të Armatosura Shqiptare për punën e tyre të shkëlqyer në vite.

“Teksa vlerësojmë punën që po bëhet nga shumë aktorë në rajon për asgjësimin e sigurt të municioneve të vjetra ushtarake, gjithashtu nxisim që modeli i çmilitarizimit i Shqipërisë të shtrihet edhe në rajon, jo vetëm për ta bërë rajonin më të sigurt, por edhe për të shfrytëzuar sa më mirë infrastrukturën ekzistuese dhe përvojën e fuqisë punëtore.”

Duke cituar fjalët e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Lambertro Zannier gjatë një ceremonie të ngjashme, në maj 2015, në Qafë-Mollë, Borchardt tha se projekti nxori në pah praninë e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin efikas ndërmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së.

3 komente në “160 tonë napalm nisen nga Shqipëria për t’u shkatërruar në Francë”

  1. bobi says:

    Me budallenje se keta polirikanet tane nuk do kete, vetem ne shqiptaret i heqim breket me deshire. Pse nuc carmatoset serbi me grekun, apo ne jemi me evropiane. Greku po vjene ne kufi dhe po tregon force dhe e ka syne hapte tani se nuk ka na se friksohet me ne prekeulurit. Po ta dinte greku qe ne cdo raste qe munde te prekte kufijet shqiptare munde ti jepej nje pergjigje me arem kimike ase qe do ta conin ne mendje te fliste ashtu si foli ministri greke. Armet e shkatrrimit ne mase nuk jan per tu perdorur,po jane qe te kene frike te tjeret dhe mose ta marin asnjehere gucimin per te sulmuare.

  2. Me sqepar kokes se Janulles. says:

    Mos e coni dem napalmin. Do na duhet per cubat gayreek.

  3. ha cbudallenje jane shqiptaret po vete ministrja e mbrojtjes eshte greke mimi eshte shkurtimi i emrit dhimitra,ndersa kodheli ju kujton gje ajde mirrupafshim tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje