Tjetër çmenduri në Korçë/ Djali shkon të vrasë babanë në spital, po e mbyste me rrip

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policiaNjë 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka tentuar të vriste babanë e tij, i cili ndodhej i shtruar në spital.

Personi i arrestuar është shtetasi Petrika Çeço, i cili sipas policisë ka tentuar të mbysë babain e tij për motive ende të paqarta.

Ai e kishte goditur dhe dhunuar babanë e tij që ndodhej në spital dhe më pas ka tentuar që t’i marrë frymën duke e lidhur për qafe me një rrip.

I ati, shtetasi M.C, 61-vjeç ndodhej i shtruar në spitalin e Korçës pas problemeve që kishte pasur me shëndetin.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 28-vjeçari është larguar nga spitali ku tentoi vrasjen, për në shtëpinë e gjyshërve të tij, ku u arrestua nga policia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *