Adrian Çela për dëmtimet ndaj OSHEE: Bëhen nga kompani private, situata gati alarmante

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot jemi këtu, sërish në Laprakë për të denoncuar një tjetër rast të dëmtimin të linjave dhe aseteve të OSHEE nga kompani private që punojnë në projekte publike, dhe kjo situatë po bëhet permanente tashmë, gati alarmante.

Dy ditë më parë denoncuam subjektin privat, “CoGet”, e cila po punon për Koperacionin Italian në sistemin e ujësjellësit, e cila dëmtoi linjat tona, duke lënë për mbi 3 orë banorët pa energji elektrike.

Po sot, e njëjta firmë, dy metra më tutje, ka dëmtuar sërish, në dy pika të ndryshme, linjën e tensionit të mesëm dhe linjën e tensionit të ulët, duke lënë 3500 abonentë pa energji elektrike në zonën e Laprakës.

Pasi na dëmtoi herën e parë, të shtunën, kompani na njoftoi me shkresë për suport nga ana e OSHEE, të cilën e ofruam dhe të Hënën nuk patëm asnjë problem, ndërsa ata kanë vepruar me projektin, por pa na njoftuar për më tej, dhe rezultati është ky që shihni, dëmtim i linjave tona në dy pika.

Problemi është se OSHEE është duke përballuar ditët e fundit me dëmtime të shumta:

  • Vetëm në pesë ditët e para të muajit dhjetor 2016, kemi 6 dëmtime të linjave tona nga operatorë të tillë,
  • muajin Nëntor për qytetin e Tiranës kemi 15 dëmtime të kryera nga kompani private për llogari të institucioneve publike.

Këto dëmtime, nuk sjellin vetëm kosto te linjat apo fidrat tanë, por zhvlerësojnë investimet tona, dhe më e rëndësishmja, tjetër kosto është se lënë pa drita abonentët familjarë dhe bizneset, për aq kohë sa duhet riparuar linja.

OSHEE, nga ana e saj i ka paraqitur këto raste në organet kompetente, por siç duket rezultati është i papërfillshëm. Për rastet e dëmtimeve, kemi thërritur policinë dhe më tej çështja kalon në prokurori, por këtu mbyllet hetimi.

Ka patur raste që kompani të ndryshme i kemi denoncuar 2-3 herë rresht, si “Salillari” apo “Albavia”, që kanë punuar për Unazën e Madhe ose të Kodra e Diellit, zona këto që janë kthyer në gangrenë për OSHEE dhe abonentët e saj, për shkak të dëmtimeve të shumta, duke lënë banorët për orë të tëra pa energji elektrike, edhe pse OSHEE ka investuar në ato zona.

Doja t’ju bëj me dije se, po marrim nisma ligjore dhe do t’ia propozojmë edhe Këshillit të Ministrave për të parashikuar sanksione të forta ndaj kompanive që dëmtojnë linjat tona, madje deri në konfiskim të garancive apo ndërprerje të energjisë elektrike të atyre institucioneve që financojnë këto punime.

Kjo pasi, jemi duke bërë investime, dhe nga ana tjetër po na dëmtohet imazhi, ku qytetarët me të drejtë ankohen, por nuk e dinë të vërtetën nga kush shkaktohen këto ndërprerje të energjisë elektrike.

Në lidhje me kompanitë private, për të evituar çdo dëmtim, po ribëj apel për të disatën herë, që të kontaktojnë OSHEE-në për çdo suport dhe mbështetje të mundshme, pasi nën prezencën tonë, me informacionin ku janë shtrirë fidrat, evitohet dëmtimi i kabullit.

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *