Donald Trump “qetëson” Kinën

earnestShtëpia e Bardhë tha se është përpjekur që të sigurojë Kinën se nuk ka ndryshim politikash, pas bisedës telefonike që Donald Trump zhvilloi me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-Wen. Telefonata shkaktoi panik pasi SHBA nuk ka raporte formale me Tajvanin, të cilin Kina e konsideron si një provincë separatiste.

Pas telefonatës, Kina bëri një ankesë formale diplomatike. Por Shtëpia e Bardhë tha se Kina nuk ka pse të shqetësohet, pasi SHBA është e angazhuar në politikën një Kinë.

Telefonata e Trump, u pasua nga komentet e miliarderit në “Twitter” që kritikonin politikën monetare dhe operacionet e kinës në Detin e Kinës Jugore, por këto të fundin nuk e kanë shqetësuar aspak Pekinin, ndërsa Tajvani është një temë mjaft e ndjeshme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se është e vështirë të thuash se çfarë qëllimi kanë veprimet e presidentit të zgjedhur. Por, ai theksoi se politika amerikan për Tajvanin është e njëjtë prej 40 vjetësh dhe përqendrohet në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit e paqes.

Megjithatë, edhe pa Trump, qëndrimi i SHBA ndaj Tajvanit është disi kontradiktor. SHBA nuk njeh pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka marrëdhënie formale me të, por njëkohësisht nuk pranon as pretendimet e Kinës për sovranitet mbi këtë ishull. Arsye pse telefonata e Trump me lideren e Tajvanit shkaktoi reagimin e menjëhershëm kinez.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *