Drama shqiptare/ Vetëvaret burri në Golem. Letra për gruan: Mos i trego fëmijëve

6 Dhjetor 2016, 15:09Kronika TEMA

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të martë. Historia vjen nga Golemi, ku shtetasi Arben Tahiraj, i moshës 50 vjeçare ka kryer vetëvrasje.

Burimet e Policisë bëjnë me dije se ai është vetëvarur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij në Golem. “Panorama” mëson se ai sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe e kishte lënë gruaja. “Panorama” ka siguruar edhe letrën që ai ka lënë para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Letra e të ndjerit:

Nexhi, Lume, Halil, ju kërkoj falje për veprimin tim, por më mirë kështu sesa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdhaja që më janë krijuar, me ralitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq. Unë humba familjen që për mua është gjithçka në jetën time.

Tani nuk kam më asgjë për të humbur prandaj nuk gjej forcë për të vazhduar më tej dhe të ndërmarr këtë veprim të shëmtuar. Më vjen shumë keq për shqetësimin që po ju sjell. Ju lutem fëmijët mos i njoftoni, kur të kur të vijë momenti më vonë kur të jenë rritur, tregojani dhe ju thoni se babi i donte shumë që të tre, Jonin, Glorian dhe Julian, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri­tjetri që ishte shumë e rëndë.

Ju kërkoj të falur të gjitha familjeve tuaja së bashku me fëmijët, kushërinjve, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur në ditët e mia të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke ju thënë të ma falni veprimin e dobët të vetëvrasjes. Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini në fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq.

06.12.2016

Vëllai juaj Arben Tahiri

P.S Janë edhe dy letra të vajzave ruajini si kujtim kur të rriten, janë në gjermanisht.

4 komente në “Drama shqiptare/ Vetëvaret burri në Golem. Letra për gruan: Mos i trego fëmijëve”

  1. kombi says:

    Ne Shqiperi muaji Dhjetor paska hyre me vrasje barbare . Fukarralleku eshte i tmerrshem per njerzit .Uroj qe viti i ri te jete nje vit i mbare .

  2. Monika says:

    Nuk është fukatallëku në pyetje! Jan gratë të pa nderë (sot në Shqipëri), që sjellin një mashkull me nderë në këtë pozitë.
    Jam grua vet!!! Turp asaj që e quan veten grua! Është ajo që do të jetojë jeten me këtë ndërgjegje.
    R.I.P

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      Monika………e lexoj tani kete thenien tende….je GJENIALE. shume gra shqiptare
      e kane bere kete.dhe nuk eshte aspak mire.une jam rrit me Benin…………………..
      NUK E MERITONTE !!!!!.GRUAJA E TIJE DO TA VUAJ NE CDO CAST DERI SA TE MARE
      FRYME !!!!!!!! UROJ.

  3. shqiptari says:

    R.I.P. pa paragjykime. Mund te ishte evituar nqs shqipetaret te jene me te njerezishem dhe ti mbajne afer njerezit me probleme, jo gjithmone eshte pune parash e fukaralleku, nuk ka gje me te rende se harresa dhe injorimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje