Fëmijët e dhunuar seksualisht jetonin me gjyshet, pasi ishin braktisur nga nënat: Erdhën të rrahur e të trembur

gjysheDy fëmijët 6-vjeçarë të dhunuar seksualisht dhe fizikisht në Vlorë nga adoleshentë, janë të dy fëmijë të braktisur nga nënat dhe të rritur nga gjyshet e tyre. Të dyja gjyshet rrefyen tmerrin që panë në sytë e nipërve të tyre të mitur, kur mbërritën në shtëpi dhe plagët fizike, përfshirë dhe djegie me cigare.

“Djali erdhi i tronditur. Nga mënyra sesi m’u paraqit mezi merrte frymë. Dhimbje në gjoks. Këmbëza e pantallonave e ngritur. Nga prapa me fije bari. Domethënë diçka i kishte ndodhur. Ishte i qëlluar nga fytyra”, thotë Valide Mino, gjyshja e njërit prej nxënësve, raporton TCH.

Velideja është njëra prej gjysheve që të shunën pasdite përjetoi çaste tronditjeje, kur nipi i saj 6-vjeçar u kthye në shtëpi dhe i tregoi se dy djem më të rritur kishin dhunuar dhe  kryer veprime të tupshme me të dhe shokun e tij të klasës.

“O nëna tha më bënë llafe turpi ata. Kush more bir? Ishin të rritur.Erdhi plolicia për dy minuta më erdhi djali, tha do vete t’i vras. I gjetën të dy fëmijët, megjithë prindër. I morën në pyetje veç e veç. Djali është mirë. Është kthyer në shkollë. Erdhi doktori nga Fieri tha shyqyr që s’ka prekur gjthçka”, rrëfen ajo.

Të dy fëmijët, të braktisur nga nënat rriten nga gjyshet. Edhe Bukuroshja tregon çastet që ende i duken të pabesueshme.

“Qante dridhej i kishin rrahur i kishin marrë zvarrë i kishin zhveshurca s’u kishin bërë. Erdhi policia pastaj. Ai që është brenda njëherë nuk pranoi pastaj i pranoi. Nuk njiheshin. Ai imi ka frikë dhe s’donte të shkonte në shkollë. Nipi i asaj zonjës kishte rënë edhe pa ndjenja në shesh. U kishin ndezur cigaret. Nipi im ka dhe syze ia kishin marrë”, thotë Bukuroshe Verfelli, gjyshja e nxënësit.

Dy djemtë V.R 11 dhe   F. N, 14 vjeç, banorë të lagjes “Partizani” në Vlorë u arrestuan brenda ditës. Ata akuzohen për marrëdhënie homoseksuale me të mitur.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Fëmijët e dhunuar seksualisht jetonin me gjyshet, pasi ishin braktisur nga nënat: Erdhën të rrahur e të trembur”

  1. e verteta says:

    Tmerr i vertete. Shtazeri e papershkrueshme. Por mbi te gjitha keto, idiotesi e pashembellt gazetareske. Jepen me emer e mbiemer gjyshet e mjera dhe ruhet identiteti i krimineleve, duke dhene vetem inicialet e tyre . Ata duhet te demaskohen publikisht me te gjitha te dhenat per identitetin e tyre dhe me fotografi dhe te rregjistrohen ne listat e pedofileve qe te njihen nga te gjithe me qellim qe te mbrohen prej tyre te mitur te tjere. Te denohen sipas ligjit dhe tu vene byzylykun edhe kur te mbarojne denimin dhe gjate gjithe jetes (qe ju shofte fara sa me pare O Zot!) qe te jete e kontrolluar ne cdo moment vendndodhja e tyre si kriminele shume te rrezikshem qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *