FOTOT/ Shuma marramendëse që do paguhet për sigurinë e Trump!

6 Dhjetor 2016, 13:34Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shuma marramendëse që do paguhet për sigurinë e

Policia e Nju Jorkut po ruan presidentin e zgjedhur Donald Trump që prej 8 nëntorit dhe do të vijojë ta bëjë deri në 20 janar.

Por kjo siguri natyrisht ka një kosto, dhe goxha të madhe në fakt.

Trump që prej ditës kur është zgjedhur president ka qendruar në Kullën Trump ku prej vitesh drejton bizneset e tij.

Ndaj policia e Nju Jorkut ka vendosur disa roje për presidentin duke shkaktuar edhe trafik.

Por ditën e djeshme kryebashkiaku i Nju Jorkut Billy De Blasio i ka çuar faturën qeverisë amerikane.

Ai i ka kërkuar qeverisë së drejtuar nga Obama 35 milionë dollarë për sigurinë e Trump, raporton Reuters.

“Situata është paksa e çuditshme dhe me kosto”, ka thën kryebashkiaku De Blasio.

“Natyrisht që këtë kosto nuk ka pse e paguajë qyteti i Nju Jorkut”, shtoi ai.

Sipas raportit të tij, siguria e Trump i kushton Nju Jorkut 467 mijë dollarë në ditë dhe nga 8 nëntori deri në 20 janar janë plotë 75 ditë./TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje