Komisioni hetimor për CEZ/ Përgjigjet e Damian Gjiknurit për pyetjet e deputetëve të PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

CEZ, KLSH-GJIKNURI, GJYKATA E LARTË MBYLL ÇËSHTJENGjate debateve me deputetet e Partise Demokratike, ministri Gjiknuri hodhi poshte akuzat e opozites, duke sqaruar se avokati ka qene pjese e procesit, ka dhene mendimet e tija, nje pjese prej te cilave jane reflektuar dhe se memorandumi te cilit i referohej opozita kishte te bente me shprehjen e vullnetit te te paleve per tu ulur ne negociata dhe nuk ka te beje me produktin e negociatave.

Zgjidhja me mirekuptim e konfliktit ishte nje vendim politik i qeverise nisur nga situata alarmante e sektorit, nevoja per te marre nen kontroll kompanine e shperndarjes, zhbllokimi i paketes se investimeve ne sistem dhe vonesat qe kishte shkaktuar qeveria e shkuar ne pergatitjen e dokumenteve e me keq se kaq mos depozitimi ne arbitrazh i nje padie ndaj CEZ a.s para se ata ta benin dicka te tille.

Gjithashtu, ministri Gjiknuri sqaroi se prokuroria dhe me tej edhe Gjykata e Larte e ka hetuar plotesisht kete ceshtje referuar pretendimeve te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe nuk ka konstatuar asnje shkelje ligjore apo cenim te interesave te shtetit shqiptar ne zgjidhjen e konfliktit me CEZ.

1.Në ushtrim të funksionit tuaj si Ministër i Industrisë dhe Energjetikës në qeverinë Rama që në Shtator 2013, kur jeni venë në dijeni për herë të parë në lidhje me mosmarrëveshjet mes CEZ as dhe R.SH-së ? A keni patur njohuri në lidhje me këtë çështje paraprakisht?

Si cdo shqiptar kisha degjuar per konfliktin nga masmedia, por per detajet nuk kam pasur dijeni. Me pas kam filluar te mesoj per detajet dicka me perpara se te merrja zyrtarisht detyren nga kontaktet e para me Banken Boterore dhe me pas kur mora detyren si minister.

2.Cilat janë rekomandimet e dhëna nga Avokati i Shtetit për këtë çështje dhe a janë marre masa nga ana juaj për të zbatuar rekomandimet e tij?

Ne letrën e datës 30 shtator 2013, konsulenti ligjor Derains & Gharavi konstatonte se të drejtat dhe interesat ekonomike te Republikës së Shqipërisë jane vene seriozisht  në rrezik. Ai shprehet se dokumentacioni i pretendimeve të Shqipërisë nuk eshte i plotë dhe si i tillë ka sjellë pamundësinë e shqyrtimit të këtyre pretendimeve.

Po ashtu nga ana e Derains & Gharavi ngrihet shqetësimi se moskontraktimi i konsulentëve teknikë dhe ekonomikë, shikohet si një nga problematikat më të mëdha, për shkak se i jepet mundësia tashmë shoqërisë CEZ që të devijojë fajin në drejtim të administratorit të përkohshëm të emëruar nga ane ERE, që prej momentit të heqjes së licencave në datë 21 janar 2013.

Sikurse citohet nga avokati, gjate periudhes pas heqjes se licenses dhe administrimit te perkohshem te CEZ Shperndarje sh.a, nuk ishte realizuar mbledhja dhe evidentimi i dokumentave, nuk ishin realizuar konferencat telefonike për të mundësuar përcaktimin e të dhënave dhe materialeve të nevojshme për t’iu kundërvënë pretendimeve dhe per te provuar mospërmbushjet nga Shoqëria CEZ. Po kështu ndermarrja e disa veprime të papërshtatshme të organeve shtetërore ndaj Shoqërisë CEZ, ku kanë munguar konsultat dhe autorizimet e nevojshme, kanë dëmtuar në tërësi pretendimet e Shtetit Shqiptar në lidhje me dëmet që i janë shkaktuar, si dhe rëndonin pozitën e Shtetit në procesin e arbitrazhit.

Gjithashtu konsulenti shprehet që gjatë gjithë periudhës nga ana e organeve shtetërore janë marrë hapa per te cilat nuk është vënë në dijeni, sidomos përsa i përket pagesave që Ministria e Financave po bën kundrejt shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, duke vështirësuar pozitën e Shqipërisë në ndonjë proces të mundshëm arbitrazhi.

Nga ana tjetër ai ngrinte si shqetësim edhe faktin që nuk ishte akorduar asnjë lloj buxheti për vazhdimin e arbitrazhit dhe si e tillë gjitha këto veprime dhe mosveprime, kanë ndaluar zbatimin e masave të dakordësuara si dhe dërgimin e një njoftimi në arbitrazh, madje nuk ishte nënshkruar as kontrata me Derains & Gharavi për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në cështjen e arbitrazhit që inicioi CEZ a.s në Gjykatën e UNCITRAL (për mosmarrëveshjen në fushën e investimeve), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë.

Ndërkohë avokati deklaronte qe kishte realizuar disa veprime proceduriale dhe në vazhdimësi kërkonte mbulimin e kostove. Vetëm më datë 21.05.2014 u arrit që të nënshkruhej një kontratë për shërbime faktikisht të realizuara sipas autorizimit që Avokatura i kish dhënë konsulentit.

3.Kur jeni njohur me pretendimet dhe padinë e paraqitur në Arbitrazh të Investimeve nga CEZ?

Sapo kam marre detyren, kam kerkuar mbledhjen e te gjithe dokumentacionit qe dispononte Ministria lidhur me konfliktin me CEZ dhe aty jam njohur me padine dhe me pretendimet e pales ceke te adresuara zyrtarisht prane METE per shkeljet e pretenduara prej tyre.

4.A jeni njohur me strategjinë e përgatitur nga avokati i huaj, me përgjigjen e përgatitur nga ana e tij ndaj kërkesës në arbitrazh si dhe kërkesat dhe këshillimet e tij për procedurat e mëtejshme?

Po nga diskutimet me stafin dhe me Avokaturen e shtetit dhe Studion Ligjore.

5.Çfarë ju ka kërkuar dhe këshilluar avokati i kontraktuar nga qeveria në lidhje me këtë çështje?

Avokati ne letren e tij te dates 30 shtator 2013 kerkonte qe tw vazhdohej puna me kontraktimin e eksperteve dhe perfundimin e raporteve vleresuese, mbledhjen e dokumentave, kryerjen e pagesave te tij per punet e kryera dhe lidhja e nje kontrate te re per asistimin e tij ne padine e ngritur nga CEZ, si dhe te tentohej ne zgjidhjen me negociata nese kjo do te ishte e mundur. Si cdo avokat ai ishte me i prirur per gjyq se sa per marrveshje pasi cdo avokat perfiton me shume te pagesa nga gjyqi se zgjidhja me mirekuptim jashte arbitrazhit.

6. Kur vendoset të negocioni me palën CEZ? Çfarë pozicioni keni patur në grupin e negocimit. A duhej që anëtarët e grupit negociator të deklaronin konfliktin e interesit në se kishin të tille para përfshirjes ne grupin negociator? A jeni ne dijeni nëse ndonjë nga anëtarët e grupit të negocimit kanë qenë në konflikt interesi?

Keshilli i Ministrave, duke marrë në konsideratë interesin mjaft të lartë politik dhe ekonomik për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje, si dhe duke analizuar me pergjegjesi situaten ne te cilen ndodhej sistemi elektroenergjitik shqiptar, miratoi VKM  nr. 969, datë 25.10.2013 “Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ a.s”, per ngritjen e grupit te punes ndër institucional.

Per te parandaluar një kolaps absolut operacional dhe financiar, si dhe ne analize te faktoreve te tjere te pozites se dobesuar te shtetit shqiptar si dhe rrezikut potencial që vinte nga pretendimet e paraqitura nga CEZ pas periudhës së privatizimit e deri në heqjen e licencës, grupit te punes iu ngarkua detyra e fillimit të përpjekjeve për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjes me shoqërinë CEZ a.s si dhe detyra e marrjes së masave për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikes së Shqiperisë në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar në rast se nuk do të kishte një zgjidhje me pajtim të cështjes.

Fillimi i negociatave për zgjidhjen me mirëkuptim u bazua në dispozitat e Traktatit të Kartës së Energjisë, ratifikuar me ligjin nr. 8261, datë 11.12.1997, konkretisht ne nenin 27, e cila parashikon procesin e zgjidhjes së nje mosmarrëveshje me mirëkuptim.

Gjithashtu referuar kushteve te Marreveshjes se Shitjes se Aksioneve, miratuar me ligjin 10116, datë 23.04.2009, konkretisht bazuar në pikën 13.2 parashikohet e drejta e palëve, pra Republikës së Shqipërisë së përfaqësuar nga METE dhe Shoqërisë CEZ a.s që të zgjidhnin me mirëkuptim per mosmarrëveshjet që lindin midis tyre si pasojë apo në lidhje me këtë Marrëveshje.

Grupi i punës u konstituua me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 228, datë 2.12.2013 “Për përcaktimin e përbërjes së grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s”, i ndryshuar.

Une kam qene kryetar i grupit por skam pasur asnje te drejte me shume se gjithe anetaret e tjere te  grupit negociator. Nuk kishim ndonje detyrim me ligj te shkruar per nenshkrim te deklaratave te konflikit te interesit dhe ne dijenine time nuk ka pasur ansje anetar grupi konflikt interesi sic edhe e ka provuar prokuroria ne hetimin e saj.

7. A jeni vënë në dijeni në lidhje me domosdoshmërinë e ekspertimit teknik dhe financiar që duhej të kryhej nga kompanitë e përzgjedhura nga qeveria? Çfarë detyrash kishte Becker Buttner Held? Çfarë detyrash kishte BDO? A ishit në dijeni që BDO kishte detyrimin të merrte pjesë në negociata të mundshme me CEZ as dhe të bënte edhe vlerësimin e padive që do të ngriheshin nga pala shqiptare dhe të atyre të ngritura nga pala ceke? Kur jeni njohur me raportet e përgatitura nga kompanitë?

Bazuar ne kontraten e sherbimit te konsulences te lidhur ne daten 29.08.2013 ndermjet METE dhe BDO, kjo shoqeri kishte detyrimin per te kryer procedurat e auditimit te shoqerise CEZ Shperndarje sh.a. dhe konkretisht analizen e pasqyrave financiare te CEZ Shperndarje per periudhen nga 11 mars 2009, data e nenshkrimit te SPA.

Vlen të sqarojmë se kontrata me BDO (vlerësuesi financiar) parashikonte kushtin që shqërbimi do të fillonte vetëm pas alokimit të këstit të parë të pagesës 30% nga METE, gjë që nuk u realizua dhe në këto kushte, kontrata mbeti pa fuqi. Ne bëme te mundur edhe pagesen e këstit të parë në funksion të kontratës me BDO me qëllim që të fillonte puna e vlerësimit.

Ndërkohë kontrata me shoqërinë BBH që do të realizonte vlerësimin teknik, u lidh në muajin nëntor 2013. Per me teper, vlerësimi i aseteve në këtë fazë paraqiste mjaft vështirësi për shkak se për gati 1 vit në administrim të përkohshëm, nga CEZ Shpërndarje ishin bërë ndërhyrje në rrjet, ishin ekzekutuar detyrime të mëparshme dhe ishin krijuar detyrime të reja. Në këtë mënyrë, situata fillestare e shoqërisë kishte ndryshuar katërcipërisht.

Vete BDO ne shkresen derguar ministrise sqaron se: Raporti i BDO nuk paraqet asnje opinion per ceshtjet qe lidheshin me deshmitaret e faktit dhe as me ceshtjet ligjore te mosmarreveshjes. Gjithashtu Raporti i BDO thekson se jane ceshtje ligjore te rendesishme qe kane nevoje te adresohen nese CEZ as kishte te drejte te ngrinte pretendime per ceshtje qe efektivisht ishin pretenduar nga shoqeria bije ne cilesine e zoteruesit te 76% te aksioneve e cila ishte nn kontrollin e administratorit te perkohshem te emeruar nga Qeveria Shqiptare.

8. A kanë marrë pjesë / ose konsultuar në procesin e negociatave Av. Gharavi dhe ekspertët e kompanisë BDO?

Raportet e eksperteve jane perdorur ne funksion te negociatave dhe per te zhvleresuar cdo pretendim te CEZ per vleren e privatizimit 102 plus 11 milione euro. Sic permendem me lart, nuk kishte asnje detyrim kontraktual per pjesmarrje te BDO ne negociata.

Avokati ose perfaqesuesit e zyres se tij,  kane qene pjese aktive e fazes  per  hartimin e hartes se negocimit dhe memorandumit te negocimit para fillimit te negociateve si dhe ne negocimin e te gjithe marrveshjes me palen ceke, pervec negocimit te paktit financiar qe palet vendosen ta bejne pa avokat dhe qe ishte vendim ekskluziv i qeverise shqiptare.

9. A jeni konsultuar me Av. Gharavi në lidhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të cilit i referoheni në Marrëveshjen e zgjidhjes me mirëkuptim? Çfarë është këshilluar nga ana e avokatit?

Ka pasur shume komunikime me Av. Gharavin, me te cilin jemi konsultuar si per vendimin e Keshillit te Ministrave per ngritjen e Grupit te Punes per zgjidhjen me mirekuptim te mosmarreveshjes me CEZ ashtu edhe per letren e drejtuar Arbitrazhit te UNCITRAL lidhur me pezullimin e procedurave te nisura me qellim arritjen e nje zgjidhje miqesore nepermjet negociatave me CEZ as, madje kjo leter eshte hartuar dhe drejtuar ketij Arbitrazhi nga vete studio ligjore Derains & Gharavi.

Keshilla e avokatit ne kete rast ishte qe gjate perpjekjeve per te arritur nje marreveshje per te gjitha pretendimet e CEZ, te pakten te arrihej marreveshja me CEZ per gjykimin ne nje forum te vetem te te gjitha pretendimet e te dy paleve, me qellim qe te shmangeshin kostot dhe risku i vendimeve jo konsistente, gje e cila nuk ishte pranuar nga CEZ ne maj te 2013.

10. Në relacionin e ligjit miratues të marrëveshjes mes CEZ as dhe R.SH-se, qeveria ka justifikuar arritjen e marrëveshjes për shkak të pozitave të dobëta që kishte R.SH-së dhe që sipas parashikimeve ajo do të dilte e humbur në arbitrazh tregtar. Në cilin moment ju e keni arritur një vlerësim të tille dhe mbi bazën e cilit dokumentacion konkluduat se duhej të pranoheshin kërkesat e CEZ as? A është bërë një vlerësim nga Av.Gharavi dhe kompania BDO në momentin që keni vendosur të negocioni dhe për më tepër a jeni konsultuar me ta në lidhje me kushtet e negocimit?

Ne konsideratat e Avokatit si dhe ne bindjen tone pozita e Shqiperise ishte e dobet. Qeveria analizoi me shume pergjegjesi situaten ne te cilen ndodhej sistemi elektroenergjitik shqiptar dhe konkretisht:

poziten e dobesuar e shtetit shqiptar nga mosveprimet e pales shqiptare qe nga momenti i heqjes se licencave (janar 2013 deri ne shtator 2013);

rrezikun potencial që vinte nga pretendimet e paraqitura nga CEZ pas periudhës së privatizimit e deri në heqjen e licencës, të cilat në tërësinë e tyre përfaqësonin një konflikt rregullator, kuadër, i cili, ishte i garantuar në Marrëveshjen e Shitjes së Aksioneve dhe aktet e tjera ligjore.

nivelin e larte te humbjeve ne kompanine e shperndarjes dhe koston qe shkaktonte kjo humbje jo vetem per sektorin por edhe per financat publike;

nevojen imediate per investime ne sektorin elektroenergjitik dhe pamundesine per te siguruar investime ne keto kushte si pasoje e inicimit te procedurave te arbitrazhit;

kerkeses se institucioneve nderkombetare per nje zgjidhje me mirekuptim te kesaj mosmarreveshje, si kusht per hapjen rruge te investimeve ne sektor, FMN dhe BB të cilat kërkonin një rimëkembje të sektorit energjitik nëpërmjet reformave strukturore, pasi borxhi në sektorin energjitik në atë kohë perbente mbi 7% të PPB dhe rrezikonte stabilitetin financiar të vendit.;

paqartesise juridike mbi pronesine e aseteve te kompanise se shperndarjes;

mungesen e ndryshimeve ne legjislacion dhe ne menyren e organizimit te tregut shqiptar te energjise elektrike pas largimit te kompanise ceke, si pasoje e ngrirjes se te gjithe kuadrit ligjor dhe rregullator nga ky konflikt;

kostot e larta qe do te shkaktonte ndjekja e procedurave te konfliktit ne arbitrazhin nderkombetar qe sipas vleresimit do të kërkonte një kohe nga 4-6 vjet dhe një kosto potenciale ligjore ne disa milione euro, pasi do të ndiqeshin paralelisht dy procese gjyqesore ne UNCITRAL dhe ICC);

demtimin e imazhit te shtetit shqiptar ne mbrojtjen e investimeve te huaja nga vazhdimi i procesit te arbitrazhit.

Nuk kishim detyrim te konsultoheshim me BDO per vendimarrjen nese duhet te zgjidhnim me mirekuptim apo te shkonim ne arbitrazh. Zgjidhja me mirekuptim dhe shpejte ishte preference e qeverise se shqiptare sic del dhe nga VKM dhe Urdheri i Kryeministrit per ngritjen e grupit te punes.

11. Ne relacionin e ligjit thuhet se pala shqiptare ka dështuar të mbledhë dokumentacionin dhe të bëjë konferencat telefonike. A mund të na thoni se cili ka qene afati i caktuar nga av. Gharavi për të realizuar konferencat telefonike me personat e kontaktit në institucionet shqiptare? Ku jeni bazuar ju për të arritur në përfundimin se pikërisht këto mangësi kanë dështuar procesin e arbitrazhit të R.SH-së?

Vete Avokatura e Shtetit me shkresën 526/29, datë 04.07.2013 kërkoi që të realizohej sa më shpejt procedura e vlerësimit teknik dhe financiar të shoqërisë CEZ Shpërndarje. Gjithashtu me Shkresën nr. 562/36, datë 01.08.2013, drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit parashtroi se METE nuk ka kryer akoma asnjë prej detyrave të përcaktuara të vlerësimit teknik dhe financiar të shoqërisë, procese të cilat duhet të bëheshin me qëllim realizimin e shpronësimit.

Avokatuara referon se këto veprime ishin rekomanduar nga konsulenti që më Dhjetor 2012, ndërkohë që cdo vonesë në fillimin e punës për vlerësimin teknik dhe financiar dhe shpronësimin përbën dëmtim të rëndë të cështjes. Kjo vonesë në shpronësimin e aseteve të CEZ Shpërndarje mund të përdoret nesër në arbitrazh nga CEZ a.s për të pretenduar se vlera e aseteve është zhvleftësuar për shkak të menaxhimit nga një zyrtar shtetëror.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *