Me pare në dorë….

6 Dhjetor 2016, 13:10Blog TEMA

Nga Gjon NDREJA

A e keni dëgjuar kryetarin e opozitës tek rropatet fshat më fshat të takojë banorët e zonave dhe ku përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë. E tek po shihja njërën nga kronikat e zakonshme më erdhi ndërmendnjë fragment nga poezia e famshme e poetit te madh Pablo Neruda “Dalëngadalë vdes ai që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë…….”.

Dhe vërtet opozita me në krye kryetarin “de jure” të saj  po shkon drejt “vdekjes” dhe kjo  sigurisht nukështë për t’u gëzuar, për shkak se roli i saj në demokraci është vendimtar.Por ajo që më shqetëson më tepër në këtë proces të ngadaltë, është qasja që ka zgjedhur kryetari i opozitës, që konsiston në  rolin destruktiv të saj përkundër shtetin ligjor dhe alternativave zhvillimore si dhe tendenca për të manipuluar opinionin duke abuzuar me varfërinë e shtresave në nevojë, qasje e cila  e cila merr përmasat e një fyerje të rëndë për to.

Mazhoranca qeverisëse sido që nuk ka arritur në shkallën e duhur  pritshmëritë e  qytetarëve për rritjen e mirëqenies tyre, për një gjë besoj se do të mbahet mend gjatë, për reformat bazike që ka ndërmarrë dhe ka realizuar, reforma të cilat padiskutim do të japin efektin e tyre në vitet e ardhshme, ku në thelbin e tyre është ajo për vendosjen e shtetit ligjor. Dhe kjo në gjykimin tim është kryereforma dhe një arritje madhore e kësaj mazhorance qeverisëse me impakt të lartë në zhvillimet e ardhshme në gjithë jetën e vendit. Por përkundër kësaj tendence e cila është mbështetur fuqimisht nga Bashkimi Europian dhe SHBA, opozita është shfaqur dhe ka bërë përpjekje maksimale për pengimin e tyre. Në se të gjithë e ndjejmë dhe e prekim çdo ditëfaktin se informaliteti në ekonomi është reduktuar dukshëm, kryetari i opozitës me thirrjet e tij që pa shkak marrin pamje histerie u kundërvihet këtyre reformave dhe nxit informalitetin në gjithë dimensionet e tij.

Njëra prej tyre fushaveështë ajo që ka të bëjë me qasjen e PD ndaj bujqësisë. Kryetari i opozitës deklaron se do të shpërndajë 100 milion USD grante për bujqësinë dhe do tu a japë ato fermerëve, siç thotë ai,“pa asnjë dokument”, “me pare në dorë”. Ai deklaron gjithashtu se, po “me pare në dorë” dhe “pa asnjë dokument” do t’u shpërndajë fshatarëve subvencione për prodhimet  e tyre. Në këndvështrimin tim kjo qasje paraqet rreziqe serioze jo vetëm se në thelb bazohet mbi informalitetin por edhe për faktin se ajo ndikon negativisht zhvillimet e ardhshme. Mbështetja për bujqësinë e konceptuar si “ndihmë ekonomike” frenon zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe përsosjen e organizimit të tij në të ardhmen. Përkundër kësaj, financimi i prodhimit bujqësor nëpërmjet granteve konkurruese e aplikuar nga qeveria aktuale, është një formë shumë efikase për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe që ka dhënë rezultatet të prekshme në zhvillimin e tij. Subvencionimi “me pare në dorë” për fermerët dhe “mbrojtja e prodhimit vendas” i trumbetuar kaq fort nga opozita, jo vetëm që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Tregtisë së lirë por frenon zhvillimin e prodhimit. Me të drejtë qeveria përkundrejt tëashtuquajturës “mbrojtje” të prodhimit vendas që frenon lëvizjen e lirë të kapitaleve, mallrave e njerëzve dhe si përfundim frenon zhvillimin, ka zgjedhur rrugën e nxitjes së prodhimit vendas nëpërmjet granteve konkurruese që synon rritjen e prodhimit dhe të eksporteve, punësimin e njerëzve dhe për rrjedhojë rritjen e mirëqenies.

Këto grante përveç produktivitetit të fermave mbajnë parasysh  dhe nxitin edhe format moderne të organizimit të prodhimit. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se sistemi që kemi zgjedhur e redukton rolin e shtetit përkundrejt individit në zhvillimin e ekonomisë. Kësisoj duken si pa kuptim reagimet e prodhuesve vendas të cilët i bashkohen edhe politikanët e opozitës kur protestojnë se po ju dëmtohen prodhimet e fermave të tyre dhe për këtë fajësojnë shtetin. E gjithë kjo nuk duhet të sjellë asnjëherë reagimin e shtetit për të shpërndarë “ndihma ekonomike” për bujqësinë por duhet të jetë një mësim për vetë fermerët për të përsosur organizimin e drejtimit të prodhimit bujqësor dhe marketingun me qëllim rritjen e produktivitetit dhe efektivitetit të tij. Nga ana tjetër kjo është një lojë djallëzore e opozitës me njerëzit e varfër të cilët tështrënguar nga gjendja e tyre janë të prirur të besojnë broçkullat e kryetarit të opozitës me shpresën se duke marrë “pare në dorë” do ta ndryshojnë menjëherë gjendjen dhe bazohet nëmendësinë e vjetër te fshatarit “me mire një veze sot se një pulë mot”.

Për fat të keq kjo lojë mashtruese nuk luhet vetëm në fushën e bujqësisë por është një filozofi dominuese e kryetarit të opozitës që përfshin gjithë sektorët e ekonomisë. Ai kritikon qeverinë në mënyrë të vazhdueshme se ka dënuar njerëz të pafajshëm, sepse vjedhin energjinë elektrike apo se bëjnë ndërtime pa leje, e cila në vetvete është një ftesë për qytetarët që të vazhdojnë në rrugën e paligjshmërisë. Por në sajë të reformës që ndërmori qeveria në fushën e energjisë elektrike e rekomanduar herë pas here nga donatorët kryesorë ndërkombëtarë u arrit që të zhdukej “gropa e zezë” ku e kishte futur qeverisja e PD dhe ky sektor tashmë ka filluar të rimbëkembet dhe po ecën vetë i sigurtë në rrugën drejt zhvillimit, e cila padyshim që ka një ndikim horizontal në gjithë zhvillimin e ekonomisë. Thirrja  se me të ardhur në pushtet opozita do të falë detyrimet e prapambetura apo do të japë falas energjinë elektrike është një thirrje djallëzore që synon shkatërrimin e rezultateve të reformave në këtë fushë vetëm për interesate marrjes së pushtetit politik. Sigurisht që reformat në këtë fushë nuk kanë mbaruar  dhe ka vend për përmirësime të vazhdueshme, si për sa i përket çmimeve apo mbrojtjes së shtresave në nevojë por këto nuk mund të kryhen sipas filozofisë “me pare në dorë” por me mekanizma ekonomikë.

Më ka lënë pa fjalë qëndrimi i kryetarit të opozitës  në mbështetje të banorëve të Kukësit për të mos paguar tarifat përkatëse për përdoruesit e autostradës. Është e pashembullt kjo qasje dhe besoj se në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një model të tillë. U habita edhe me një kolegun tim i cili mbështeste këtë qëndrim me argumentin se ajo rrugë është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe tashmë ato nuk përse paguajnë dy herë. Ka shumë pikëpyetje që mund të ngrihen lidhur me këtë qasje të opozitës dhe të mikut tim.  Po përse vetëm kuksianët nuk duhet të paguajnë apo se ata konsiderohen “zot i tokës”. A nuk janë të tillë edhe të tjerët si mirditorët, laçianët, durrsakët etj. Apo duke përjashtuar kuksianët po projektojnë ndonjë“efekt domino”. Kjo rrugë është “lënë rrugëve”, e papërfunduar dhe për të përfunduar duhen akoma shuma të konsiderueshme nga buxheti. A duhet që përsëri, dhe do duhet, të financojë drejtpërdrejt buxheti?

Por kjo rrugë kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe si rrjedhojë e mungesës së mirëmbajtjes  është kthyer në një varrezë për shumë përdorues rruge. Përsëri duhet të paguajë buxheti edhe për mirëmbajtjen? Dhe për t’i dhënë përgjigje mikut tim dhe lexuesve provoni të kaloni në Mal të Zi ose në Maqedoni në ato rrugë që janë ndërtuar që në kohën e Titos dhe shihe se sa do të paguash. Unë e provova, sapo hyra në autostradë në Mal të Zi dhe ku e përdora atë vetëm 15 km, pagova 5 Euro. E gjitha maskaradë e ndërmarrë nga kryetari i opozitës, nuk ka të bëjë fare me “hallin” e banorëve dhe të përdoruesve të autostradës por me psikologjinë e gjërave pezull, ku përfituesit e vërtetë nuk janë banorët por ata që synojnë të vijnë në pushtet me këto mekanizma. Dhe kjo kërkohet të bëhet me shfrytëzimin e kësaj rruge  ashtu siç u bë edhe me ndërtimin saj. Është i njëjti autor….!

1 komente në “Me pare në dorë….”

  1. Emigranti SHBA. says:

    Zoti GJon Perndreja, urime per shkrimin e shkelqyer. Me pra ne dore; Kush ka pes para mend, le ta lexoi njeher, dy e tre her per te mesuar te verteten e madhe, qe kjo opozit, esht sa e nevojshme si institucjon per nje vend qe kerkon te aderoi ne BE, por qendrimet dhe veprimet e saj, ne qendrimin daj rreformave dhe mohimin e qellimshem te haritjeve te kesaj mazhorance, ka mar vulen e turpit, si penguse e rreformave ne pergjithesi dhe asaj te drejtesesis ne vecanti. Kete ja kan ven ne dukje edhe nderkmbetaret, si SHBA, ashtu edhe BE, iniscjusit dhe financusit te kesaj rreforme. Per fatin e keq shikojm nje PD destruktive e cila udhehiqet nga filozofia e Berishes, qe genje e mastro sa me shum, se dicka dote te mbetet. Prandaj Lulezim Basha, po ciret e njgjiret, perdit duke menduar se keshtu dote detyroi qevrin dhe kryeministrin Rama, te bej cfar thote opozita ne minoranc dhe aron se kjo qeveri ka mandatine shumices te shqiptereve deri me daten 18 Qershor. Detyrim ky edhe kushtetus. Nje praktike te tille duhet ti jepet fund njeher e mir, qe cdo opozit te mos kerkoi qeveri teknike, pa baruar mandati, sidomos kur ska arsye qe i parashikon kushtetuta. Kundervenja ndaj rreformave, pengesat dhe premtimet e mashtrimet, ne themel kan vetem joshjen e qytetareve, per tu mar voten qe te rikethehen ne pushtetin e humbur, PD, tani Lulezim Basha, per shum arsye qe te jep karikja e pushtetit, por vec te tjerash, per ti shpetuar hetimit e gjukimit per akuzat dhe padit penale ne adres te Sali Berishes, Lulezim Bashes, dhe disa ministrave e dputeteve qe kan shkelur ligjet e shtetit dhe kan perfituar ne rruge e forma te ndryshme, nga pasuria publike e kombetare. Opozita sa me pare te ler cadren dhe rruget, ti kethehet parlamentit, atje ku diskutohet e miratohen ligjet, per te ardhmen e qytetareve shqiptare dhe jo te ha e te pin ne cader me muzik tallave, se keshtu vecse dikreditohen cdo dit e me shum ne syt e shqiptareve por edhe te derkombetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje