Mediat spanjolle: Ronaldo, fitues i “Topit të Artë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ronaldoCristiano Ronaldo do të jetë ai që do të ngrejë trofeun e “Topit të Artë”, që këtë vit akordohet vetëm nga “France Football”.

Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” pak ditë përpara ceremonisë zyrtare. Sulmuesi i Realit të Madridit dhe përfaqësueses portugeze ishte padyshim favoriti kryesor për të fituar për shkak të triumfeve në Ligën e Kampioneve dhe në Europianin e Francës.

Sipas “El Mundo Deportivo”, futbollisti dhe Reali i Madridit kanë vendosur që të enjten të mbahet intervista dhe të kryhen foto e lojtarit me revistën e “France Football”, ndërkohë që verdikti do të zyrtarizohet në 12 dhjetor nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale të “France Football”. Po atë ditë, në televizionin e “L’Equipe”, përveç lajmërimit të triumfit të Ronaldos do të mësohet edhe podiumi, ku në vendin e dytë do të renditet Lionel Messi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë ai që do të renditet i treti.

Për Cristiano Ronaldon kjo do të jetë hera e katërt që fiton “Topin e Artë” pas atyre në vitet 2008, 2013 dhe 2014. Tani synimi i luzitanit është të fitojë edhe trofeun e “FIFA The Best” që e sheh atë favorit kundrejt Lionel Messit e Antoine Griezmann dhe që do të dorëzohet në ceremoninë e 9 janarit në Zyrih.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *