"Nënkalimi", kapet me 20 kg drogë 21-vjeçari në Kurbin

6 Dhjetor 2016, 17:10Kronika TEMA

Një sasi prej 20 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Kurbinit.

Operacioni i koduar “Nënkalimi”, ka çuar në pranga poseduesin e drogës, 21 vjeçarin Eduard Aliu, banues në Kurbin.

Lënda narkotike iu gjet në automjetin e tij tip Volkswagen, me të cilët po udhëtonte në vendin e quajtur “Nënkalimi”, nga ku edhe mori emrin operacioni.

“Në Milot tek vendi i quajtur ‘Nënkalimi’ , në mjetin e tij tip Volkswagen me të cilin po udhëtonte, i’u e gjetën e sekuestruan në cilësinë e proves materiale 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva gati për shitje”, sqaron policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje