Nishani fut në ankth PD, pas 3 muajsh pensionohen “qokat”

6 Dhjetor 2016, 12:10Politika TEMA

Ditën e djeshme Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi datën zyrtare të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kështu, 18 Qershori  i 2017 do të jetë data ku qytetarët shqiptarë, do të zgjedhin me votë, ligjvënësit e rinj, të cilëve do t’u besojnë për një mandat 4 vjeçar.

Por me caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti Nishani ka zgjedhur kështu edhe datën e largimit të tij nga ky post (gjithmonë nëse ndodh mrekullia dhe rizgjidhet). Kjo pasi mandati i tij 5 vjeçar si kreu i shtetit po i vjen fundi.

Në fakt, me vendosjen e 18 Qershorit si datën e zgjedhjeve, Nishani ka tashmë edhe 3 muaj punë, të paktën si President i Republikës, pasi nuk përjashtohet rikthimi i tij në gjirin e PD-së (de juro).

Sipas neneve dhe rregullave të përcaktuara në Kushtetutë, afati i fundit i zgjedhjes së Presidentit duhet të jetë jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit aktual. Bujar Nishani u zgjodh President më 24 Korrik të vitit 2012.

Por me caktimin e 18 Qershorit për zgjedhjet parlamentare, kjo kohë do të jetë paksa më e shpejtë, pasi Kuvendi shpërbëhet 45 ditë përpara fillimit të zgjedhjeve. Në këtë rast i bie që të jetë data 3 Maj 2017, si dita e caktimit të Presidentit të ri. Kjo do të thotë se procedurat do të duhet të nisin më parë se kjo datë.

Këtu vjen një tjetër rregull i përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit. Kështu Kushtetuta përcakton 5 raunde gjithsej, me nga 7 ditë diferencë nga raundi në raund, për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. Kjo do të thotë se do të duhen edhe 35 ditë maksimumi raunde dhe procedurë për zgjedhjen e Presidentit.

Atëherë afati i fundit të Nishanit si President, ngushtohet edhe më tepër, dhe kjo është data 28 Mars 2017, si afati i fundit i nisjes së procedurave.

Në këtë mënyrë, Nishani ka thuajse vetëm 3 muaj për të iu gëzuar postit të kreut të shtetit. Presidenti duket se me dekretin e datës së zgjedhjeve, ka vendosur edhe fatin e tij. Kjo ndoshta nënkupton edhe deklaratat e tij të ethshme se është gati për një mandat të dytë, por që fatkeqësisht ka gjetur mbështetje vetëm nga Basha e Berisha, por jo nga mazhoranca.

Po ashtu është e qartë, edhe lëvizja e shtuar dhe deri diku e nxituar e Nishanit për të rrëzuar thuajse të gjitha ligjet kyç për fatin e vendit, dhe njëkohësisht eapo çuditërisht të kundërshtuara dhe nga PD me të njëjtën retorikë.

Për këtë arsye mund edhe të mendohet edhe nostalgjia e tij për një rikthim në PD, pas përfundimit të mandatit si President. Dhe ky është parashikimi dhe rregulli i pashkruar që kemi parë këto 5 vite të Presidencës së tij, ndoshta të një Presidenti që kurrë nuk e ka harruar prejardhjen e tij blu, pavarësisht se Presidenti kërkohet të jetë mbipartiak.

Mesa duket edhe për tre muaj, PD do të ketë “qokat” e fundit nga Nishani, të një Presidenti që kurrë nuk guxoi të dalë kundër PD-së, dhe të një mandati që e e fitoi më shumë në tavolinë dhe aspak konsensus.  E kështu duket se do të përfundojë!

10 komente në “Nishani fut në ankth PD, pas 3 muajsh pensionohen “qokat””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Rreshter deri ne frymen e fundit..

    1. loli says:

      o gazetar 2 leksh, lexo kushtetuten pastaj shkruaj.

      nuk iken bujar mehemeti perpara sepse shkruajte ti artikull

  2. Neavus says:

    Me keqardhje te madhe me duhet t’i them artikull-shkruesit se e ka gabim. Do ishte shume mire qe sakati te qerrohej nje ore e me pare nga ajo zyre ku vijon te kryeje sherbesat e fundit partiake-klienteliste.
    Ka te drejte ne perllogaritjen e afateve, vertete ka shume mundesi qe pergjate Prillit te zgjidhet Presidenti i ri, por Nishani e ka mandatin deri me 24 Korrik 2017 dhe deri ne ate dite qendron ne detyre normalisht, askush nuk e largon dot prej andej (nese nuk vdes, dorehiqet apo shkarkohet).
    Keshtu qe pas zgjedhjeve te 18 Qershorit 2017, do te jete java e fundit e Korrikut momenti kur Presidenti i ri do te hyje ne zyre.
    E njejta çeshjte edhe me Kuvendin dhe Qeverine. Kuvendi do shperndahet ne fillim te Majit 2017, por mandatin e vijon te plote deri ne Shtator 2017, kohe gjate se ciles mund te mblidhet vetem per rrethana te jashtezakonshme. Po ne Shtator 2017, me mbledhjen e Kuvendit te ri te dale prej zgjedhjeve, do te votebesohet edhe kabineti i ri qeveritar me programin e vet 4-vjeçar.
    Sa u takon pozicioneve te tjera te rendesishme te shtetit, Drejtori i SHISH (V.Ajazi Lika) mund te largohet ne cdo kohe me propozim te Kryeministrit, pasi ta miratoje Presidenti (pra prej fundit te Korrikut 2017 edhe ky).
    Prokurori i Pergjithshem (A.Llalla) ka ende 1 vit mandat, deri ne Dhjetor 2017.
    Kryetari i KLSH (B.Leskaj) ka mandat deri ne Prill 2018.

  3. Qytetar says:

    Ishalla ikën më shpejt.

  4. ETHEM says:

    DERRAT NJE TURI KANE,
    SE DERRA JANE,
    POR KY KAPTER NISHANI,
    TAMAM SI SALIU NGJAN !

    KJO PJELLE E KEQE,
    QE LINDI NE ‘9!,
    Ne vend qe te bente mire,
    Na beri leshe e li !

    Faren e keqe e pruri,
    Viçidolasi sali,
    U udhezuar nga UDB-JA
    SHQIPET TA BEJ SHKRUMB E HI!

  5. Juglindori nga Korça says:

    Nuk eshte e vertete qe Nishani e ka mandatin deri me 24 korrik (diten e zgjedhjes para 5 vjetesh) . Kushtetuta e thote qartazi “Presidenti i ri , zgjidhet , JO ME VONE SE 60 DITE NGA MBARIMI I MANDATIT TE PRESIDENTIT AKTUAL” , qe do te thote se Presidenti i ri duhet te zgjidhet para dates 24 maj dhe duke pasur parasysh pese seancat e mundeshme me interval shtate ditesh , per zgjedhjen e tij , qe do te thote 7 here 5 , baras 35 dite te tjera mbrapsh dhe vijme pikerisht , me daten 28 mars 2017 , siç nenvizon edhe artikullshkruesi . Keshtuqe , e ke gabim , zoti Neavus . Mbas dates 28 mars , Nishani nuk ka asnje fuqi si Kryetar Shteti .

  6. keli says:

    SA MERAK KINI, QE PO IKEN NISHANI, PO MBAS DATES 18 QERSHOR DO IKNI DHE JU QE PER 4 VJET I bete shqiptaret te flasin me veten , duke thene vetem burg, burg dhe vetem burg, ua shternguat rripin si mos me keq o ju pasardhesit e partise se punes, qe kurre mos ju pafshim me ne pushtet e vodhet kete vend ne menyre te paskrupullt, dhe tani merreni me bujar nishanin qe vetem ai nuk ka pasur asgje ne dore, turp tju vije????????????

  7. Treviso says:

    A do mbajezipopulli shqiptare pas ikjes se Bujar Nishanit nga presidenca?
    Shqiptaret as nuk kan pare dhe as nuk do te shohin president si Bujar Nishani.
    Gjate kohes si president ka bere vetem nje veprim te mire, qe shqiptaret nuk duhet t’ja harrojne, ka hequr mustaqet. E pa qe burreria i ra nen toke dhe vendosi ti heqe.

  8. salkari says:

    O Kelo , provoje nje here edhe te psikologu, se ne ditet e sotme bejne mrekullira. Jo se do sherohesh , por te pakten do mesohesh ta pranosh pa u turperuar budallallekun tend akut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje