PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Balla-BylykbashiPartia Demokratike nxori në një konferencë nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashin për të mbrojtur sërish tezën se përkthimi i dërguar në Venecia ishte i gabuar, por me një tezë të re, se në Komisionin e Venecias është dërguar një variant i ligjit të Vetting-ut, para se atë ta dërgonte Gjykata Kushtetuese.

Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe Komisioni i Venecias e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin.

Ka edhe një fakt tjetër të rëndë. Komisioni i Venecias tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor.

Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte Komisionin e Venecias në drejtim të gabuar? Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht.

Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera”, u shpreh Bylykbashi.

Një ditë më parë ambasadori amerikan, Donald Lu, duke iu referuar ankesës së PD-së për përkthimin gabimi nga EURALIUS të ligjit të Vetting-ut, tha se këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese”

  1. boom says:

    Te shkarkohen menjehere te gjithe anetaret e gjykates kushtetuese.

  2. ALBAN DEGA says:

    FAKTE JO PALLAVRA O SHQIPERI- RRENUESIT E SALI KARAXHICIT !

    Rrena, mashtrimi, spekullimi, korrupsioni, krimi, legesia, pandeshkueshmeria, poshtersia, tradhetia, atdheshitja …. nuk ka te lige ne fytyre te kesaj toke qe nuk ia keni bere ketij populli e vendi tone te bukur!
    As hordhite e Chinchizkhanit, as nacalniket e Beogradit, as zervistet e Athines, as barbaret e Pashicit, Rankovicit, Milloshevicit nuk ua kane bere shqiptareve si popull e komb cfare ia bete ju ” Banda e gangstereve” ( The Times e Londres) ju “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times- mbreti i shtypit amerikan e boteror )
    Cfare i dini shqiptaret O ju hora sterhorash te Sali Karaxhicit !?
    Ku i kini provat e perkthimit te keq te Ligjit te Vetingut !?
    Cila fjale, cila fjali, cili paragraf, cila faqe, cili kapitull eshte perkthyer keq nga Euroliasi apo kushdo qofte !?
    Botoni versionin shqip dhe anglisht te tyre qe lexuesi dhe mjeshtrit shqiptare dhe te huaj te shohin dhe japin mendimin e tyre profesional qe tu besojme megjithese kemi plot 21 vjet qe shohim e dime se nuk nxirrni fjale e deklarate nga goja pa rre…
    Fakte jo pallavra! Prova jo rrena O fatkeqesi e shqiptare e e crazes te Shqiperise !
    Si mund ta dini ju injorantet e shqipes me mire anglishten se specialistet e Euraliusit e ata amerikane qe e kane ate gjuhe nene!
    Sidomos ti Oerd Bylykbashi qe disa here ke shprehur publikisht urrejtjen primitive ndaj gjuhes angleze qe e flet po aq bukur sa ce foli bosi jot Sali Berisha italishten nga podiumi i altarit shqiptar te demokracise para dy javesh… Na e coi tugen per bythe, sic thoshte babai im i mencur… Gerdi! Krupe… Neveri…. Po me vjen me vjelle nga prapanica…. !

  3. Me ne fund shqiptaret e kane kuptuar,se pas 90-tes,kur socializmi u rrezua vete, me pompozitet perendimor duke perdorur femijte e bllokmeneve si “dhjetoriste”,por qe ekzistuan vetem 4 dite,Shqiperia jo vetem nuk u be demokratike,por perkundrazi ajo eshte e PUSHTUAR NGA FASHIZMI me i zi kombetar dhe nderkombetar!
    Sondazhi i OSBE–se verteton se shqiptaret jo vertem jane zhgenjyer totralisht nga klikat sunduese antishqiptare,por edhe se vete perendimi ka DESHTUAR plotesisht me sistemin politik mafioz qe instaluan ketu!
    Fakti qe ky sistem kriminal beri te mundur qe 5 % e njerezve kane grabitrur dhe zabtuar 95 % te pasurive kombetare,ndersa 95 % e popullit nuk kane buke te hane verteton kete gje!
    Eshte kjo arsyeja kriminale,qe per 25 vjet kapitalizem,ne vend qe te mburreshin me sukseset e ketij sistemi ne krahasim me socializmin ne te gjitha fushat e jetes,keta e kane terrorizuar popullin ne media,politike etj vetem me ULURIMAT FASHISTE ANTIKOMUNISTE!
    Por harruan se populli do nje shtet dhe sistem politik qe u mbush barkun me buke,minimalisht,e jo te beje miliardere nje grusht horrash politikane!
    Eshte kjo arsyeja se pse keta horra sundimtare ndertuan institucionet e tyre te mbrojtjes se krimit qe nga administrata publike dhge deri tre drejtesia e padrejte!
    Ne se ne socializem nje shites denohej me burg ne se dilte ne inventarin vjetor vetem 2000 leke dificit apo suficit,sot edhe kur vidhet i gjithe floriri i shtetit apo e gjithe Banka e Shqiperise,nuk denohen kryesoret por hidrauliket dhe elektricistet e tyre!
    LAVDI ENVER HOXHES,TRIMIT MBI TRIMAT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *