Ja për kë kam kërkuar burg!

6 Dhjetor 2016, 10:33Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Nuk kam asgje me gazetat sot; s’kam c’them me per to vec se:

Gjithçka është shkruar si “zbardhje e debateve” në grupin e deputetëve të Partisë Socialiste është e rreme, as që ka lidhje me atë që kam thënë unë dje në atë mbledhje.

Une nuk arrij te kuptoj se si ka mundesi qe, gazetare qe nuk jane fare ne mbledhje, nuk kane asnje mundesi te dine germe per germe-kjo do te thote zbardhje, cfare thuhet ne ate mbledhje, te publikojne si zbardhje e per me shume te verteta,  deklarime qe i shkruajne vete, po e perseris, pa asnje mundesi te kene qene ne mbledhje.

Dhe gjithcka qe publikojne ne kete menyre, as qe e konsultojne me personin te cilit i vene ne goje fjalet e tyre-domethene ato fjale qe ata mendojne se i ka thene Erion Brace, jo fjalet qe Erion Brace ja thote kujtdo, pra edhe atyre po te pyesin.

Kjo nuk eshte gazetari, ky eshte nje banalitet i perseritur.

Tani per publikun qe te mos genjehet nga ajo qe lexon ne keto gazeta;

Une dje kam ngritur tre ceshtje:

E para, kam informuar grupin per mbledhjen e djeshme te komisionit te Ekonomise, ndryshimet e bera nga komisioni ne paketn fiskale, gjithnje ne sherbim te nje kategorie te gjere sipermarrjesh e punetoreve te tyre.

Jam ndalur edhe tek ceshtja e akcizes se gazit per makinat qe punojne me te.

Kam thene se komisioni dhe ministri i Financave po diskutojne lidhur me kete ceshtje, nderkohe qe ministri informoi edhe komisionin se po diskuton edhe me kryetarin e grupit te LSI.

Nderkohe, kam dhene ne grup mendimin tim personal;

Une mendoj se ceshtja e akcizes se gazit ka te beje me dy aspekte:

E para, me sigurine, sigurine e ketyre makinave qe punojne me gaz-shumica dermuese e tyre jane te modifikuara, te pa certifikuara pas modifikimit klandestin dhe, per arsye sigurie duhet te ndalohet qarkullimi i tyre; perbejne rrezik jo vetem kur qarkullojne por edhe kur jane parkuar vecanerisht brenda lagjeve.

Shperthime te tyre kane ndodhur ne seri.

E dyta, me sigurine e qytetareve, konsumatore familjare te gazit.

Situata eshte skandaloze dhe konsumimi i gazit per nevoja familjare, per shkak te menyres se si kryehet furnizimi, ku dhe ne cfare cilesie, posacerisht e lidhur ngushte me certifikimin e bombulave,

po kthehet ne nje histori te pergjakshme kohe pas kohe.

Akciza e gazit per makinat, vetem kjo e rritur por me pak se kudo dhe me cmim fundor me te ulet se kudo rreth e qark nesh, do te drejtoje qytetaret ne stacione te sigurta dhe do te garantoje furnizimin cilesor te qytetareve pa rritur cmimin per ta asnje qindarke.

Nese ky nen do bjere, atehere duhet ti thoni qytetareve se pasiguria per ta do te vijoje sic sot, por edhe masakrat nder ta me bombula te shperthyera do te jene prezente.

E dyta, kam ngritur shqetesimin e perseritur cdo jave, per semundjen e perhapur tek lopet.

Kam thene:

Semundja po perhapet, kryesisht tek bageti te pa vaksinuara ne te gjithe Myzeqene.

Me ministrin e Financave kemi punuar dhe gjetur parate per te paguar cdo kre te ngordhur apo therrur per shkak te semundjes, jane gati 130 milion leke, por kostoja po rritet per shkak te bagetive te tjera qe po ngordhin.

Duhet nje zgjidhje, kthejeni ne aksion vaksinim por te pergjegjshem ama. Eshte e pafalshme qe kur u krye vaksinimi, pavaresisht se u tha qe do vaksinoheshin tufat mbi dy lope, kjo nuk ndodhi, u lane tufa te tera pa u vaksinuar dhe tani ato jane prekur. Ne Cerme Pasha u verifikua ne prezence te zevendesministrit qe vaksina nuk ishin bere ne nje tufe me 8 lope-tani te prekur dhe i zoti ishte kryetari im i partise ne ate fshat.

Si ka mundesi te ndodhe kjo?

Sepse ka ndodhur kudo ne Myzeqe, Rrapeza eshte nje fshat i tere qe eshte trajtuar keshtu turpesisht.

Kjo eshte e pafalshme.

Po mire, keshtu me karkalecin dhe ju a kam thene ketu, keshtu me miun e arrave e ua kam thene ketu, keshtu edhe tani me lopet dhe, kete e bejne keta drejtoret e bujqesise, sic ne Lushnje tamam ai.

Shikoni mund tu duket pak kjo histori me lopet, por une nuk kam pare njerez te vuajne e qajne si per femijen, per nje lope te semure, nuk ka gje tjeter te shtrenjete per ata njerez-vec femijeve, se sa nje lope ne shtepi.

E treta, kam ngritur shqetesimin e perseritur te statusit te invaliditetit.

Kam thene:

Eshte e turpshme qe njerez vertet te tille, pra me aftesi te kufizuara, aftesi te vecanta, nuk perfitojne statusin e invalidit, nderkohe qe vijojne te paguhen njerez qe jane sagllam.

Komisionet mjeksore te invaliditetit jane thuajse te gjitha te korruptuara, ato qe kane qene pergjithesisht dhe perdorin pushtetin qe kane per te shitur statusin e invalidit; ky eshte krim. Me keta nuk duhet te kete gjuhe tjeter vec ligjit, nuk zgjidhet me me llafe, duhet te hyje ndonje prej tyre ne burg per kete krim me qellim qe kerkush te mos guxoje me.

Ne ane tjeter nese duhet ndryshuar ligji, duhet bere tani, nuk munjd ti kerkosh nje njeriu me paaftesi te lindur, qe ne pese vitet e fundit te kete nje vit te siguruar. Ku te kete punuar ky qe kete dhe sigurime?

Kerkund!

Kjo histori duhet zgjidhur njehere e mire dhe duhet zgjidhur tani.

2 komente në “Ja për kë kam kërkuar burg!”

  1. Zaho Pakokerama says:

    JO ORE KACAGJEL

    nuk mund te mashtrosh shqiptaret me thenje si kofini pas te vjelurave ! I pari qe duhet te futet ne burg je pikerisht ti, jo vetem per keto kercenime rrugaçore, por per ate historine e heroines me maqedonasit e tu. Apo e ke harruar ?

    Qe je nje tangellek i zgjebosur nuk duhet shume per te te gjykuar, qe nga ato fotot me unaze prej bakri qe e tund si koqet e kandareve te Beratit tend mistrec, ashtu edhe kur drejton seancat ne Komision apo edhe kur pellet ne Kuvend si Xhija e Surrelit, kur i vijne ujrat per ti shperthyer para se te pjelle kerriçe si ti.

    E kupton edhe kinezi Donald Lu qe ti para ligjit te se drejtes, vendos gjithmone (kur ke tager per nje gje te tille) burgun.

    Mbylle shkarpen per nja dy tre jave qe te mos na behesh si ai maçoku qe kerkon te luaje edhe me te vdekurit, se ashtu ja do trushkullleku.

  2. arjani says:

    parandalimi iatyre rreziqeve qe me te drejte ngrini si problem, nuk zgjidhet me ngritje cmimi, pasi ne fund te historise ne terren, perseri do behet e njejta gje. Shteti funksionon me ane te administrates se tij, ligjet jane dhe ata qe kane per detyre te zbatojne ligjin sic duhet ne terren duhet te perballen me ligjin, pastaj qytetaret.Inspekoret e terrenit jane joadmiistratore te shtetit por te xhepit. Edhe sikur te mos ngrihet cmimi i gazit, edhe po te rritet, problemi ne TOKE eshte po i njeti,inspektore te korruptuar deri ne roba trupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje