Përleshje brenda fisit në Kavajë, vritet një person

6 Dhjetor 2016, 10:50Kronika TEMA

Një person ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e të martës në fshatin Cikallesh të Kavajës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka mbetur i vdekur F. Çelhaka.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 ku viktima është përleshur me mjete të forta me Q. Çelhaka, me të cilin ka lidhje gjaku.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur dhe një tjetër person i paidentifikuar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje