PORTRET/ Matteo Renzi, mjeshtri i medias që luan si një personazh i “House of Cards”

6 Dhjetor 2016, 11:11Politika TEMA

Nga Alvise Armellini

Kryeministri italian, Matteo Renzi rrezikon të shndërrohet në politikanin më të ri dështak në Evropë, pasi planet e tij të mëdha kushtetuese u hodhën poshtë nga referendumi i djeshëm me një diferencë të madhe të paparashikuar.

Matteo Renzi, një ish-boy scout, mjeshtër i medias, nga rrethinat e Firences, 41-vjeç, erdhi në pushtet në shkurt të vitit 2014, duke u bërë kreu më i ri i qeverisë së Italisë që pas diktatorit fashist, Benito Mussolini, i cili u emërua në këtë post në vitin 1922.

“Unë dëshiroja të hiqja qafe shumë poste pushteti në politikën italiane… Dështova, kështu që i vetmi post në pushtet që do të humbas do të jetë i imi”, deklaroi Renzi, duke pranuar humbjen e referendumit si dhe duke njoftuar dorëheqjen e tij.

Referendumi ishte lidhur me përqëndrimin e pushtetit në duart e qeverisë kombëtare, por Renzi ktheu një çështje të stabilitetit politik në një plebishit “më duaj ose më urre” duke tunduar rivalët politikanë dhe votuesit e pakënaqur që të kërkojnë tani ”kokën” e tij.

Sipas Claudio Cerasas, redaktor i gazetës së përditshme italiane “Il Foglio”, Renzi është një fiorentin tipik me arrogancën e tij dhe ky është një problem me publikun e gjerë.

“Njerëzit nga Firence shihen si arrogantë dhe pjesa tjetër e Italisë nuk mund t’i durojë ata”, tha Cerasa.

Renzi u betua pas ”komplotit” kundër paraardhësit, Enrico Letta, disa javë më vonë pasi i tha atij se nuk e përmbushte punën e tij.

Brutaliteti i komplotit të pallatit u krahasua me një episod të serialit “House of Cards”, një prej serialeve televizive më të preferuara të kryeministrit italian, Renzi.

“Ndonjëherë jam shumë i keq, pak arrogant dhe impulsiv”, deklaroi Renzi muajin e kaluar për televizionin italian La7.

Në një intervistë me revistën “Vogue” në muajin shtator, ai thumboi se vetëm “atëherë kur i kam të gjithë kundër, argëtohem më shumë”.

I lindur në Rignano dell’Arno, 20 kilometra në lindje të Firences Qendrore, Renzi u bë i rëndësishën në mbarë vendin falë premtimeve për të larguar plakjen e Italisë dhe elitën e korruptuar, ndërkohë që ishte në postin e kryetarit të bashkisë së qytetit, të cilin e rilindi gjatë viteve 2009-14.

Në Romë, ai tha se do të ndërmerrte çdo muaj nga një reformë të madhe, por që së shpejti u provua e kundërta.

Arritjet më të mëdha të Renzit kanë qenë liberalizimi i ligjeve të punës dhe modernizimi i sistemit shkollor, edhe pse të dyja reformat kanë zemëruar elektoratin e majtë.

Qeveria e tij kaloi në parlament një ligj historik të unionit të homoseksualëve.

Por, puna më e mirë, por e mbaruar përgjysmë, ishte tronditja e sistemit sklerotik italian të drejtësisë dhe burokracisë.

Ndërkohë, dështimi i tij më i madh, i gjithëpranuar, ka qenë ekonomia.

Renzi ka theksuar se janë krijuar 650 000 vende të reja pune dhe një recesion paralizues përfundoi nën drejtimin e tij.

Niveli  i papunësisë mbetet i lartë duke qenë se Italia është ende një nga ekonomitë më të ngadalta në Bashkimit Evropian dhe ku bankat e saj janë dëmtuar nga kreditë e këqija.

Ndërkombëtarisht, Renzi është mbështetur nga presidenti amerikan, Barack Obama, ndërkohë që ai shpesh është përballur me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me udhëheqësit e BE-së, lidhur me dhënin e më shumë lirive veprimi nga Brukseli mbi buxhetet kombëtare si dhe më shumë bashkëpunim për migracionin.

Një konkurrent i vetëshpallur, Renzi është një ish-kristiandemokrat, Partia Demokrate (PD) e të cilit dikur ishte domen i ish-komunistëve si ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ishte gjithmonë më i qetë me drejtuesit e biznesit sesa me sindikalistët.

Një kritikë e përsëritur ndaj Renzit është se ai ishte madhështor në stil dhe i mangët në përmbajtje dhe gëzonte marrëdhënie aspak komode me ish-kryeministrin italian të prirur për skandale, Silvio Berluskoni, i cili fillimisht mbështeti reformat kushtetuese.

Berlusconi, i cili bëri fushatë për ”jo”-në por që u ofrua të bashkëpunojë me Renzin pas humbjes së tij, deklaroi dy javë më parë se “nëse duhet të them të vërtetën, është vetëm një lider i vërtetë në politikë sot, dhe emri i tij është Matteo Renzi”.

Pavarësisht poshtërimit të djeshëm, karriera në rritje e kryeministrit italian në largim mund të mos ketë përfunduar.

Aftësitë e Renzit për replikë u provuan në fund të vitit 2012, kur humbi garën e lidershipit të PD-së dhe ai mori hak për humbjen e tij duke fituar kryeministrinë në më pak se një vit.

11 komente në “PORTRET/ Matteo Renzi, mjeshtri i medias që luan si një personazh i “House of Cards””

  1. dash says:

    Mendoj se Renzi ishte i vetmi qe mund te ndryshonte dicka ne politiken dhe ekonomine e komplikuar Italiane ,e perseris “dicka” se me sa e njoh une qe jetoj prej 25 vjetesh Italine, ketu ka shume “mistere” ne politike qe lidhet domosdoshmerisht me ekonomine sa jo Renzi Po askush ska ci ben…perfundimet nxirrini vete.Frika ime eshte qe jemi bere si ose me keq se Italia,te pakten Italia ka nje ekonomi te forte…

    1. ciao says:

      Mesa duket ti Italine e ke njohur keq, ndonese jetonte aty prej 25 vjetesh. Renci eshte nje demokristian i cili te vetmen platforme politike ka allishverishin. I mbivleresuar nga mediat u soll per disa kohe si garip pastaj morì kusurin qe meritonte. Po nuk eshte faji I tij. Eshte faji I Napolitanos qe e thirri te qeverise e duke i diktuar reformen te harruar nga nje kriminel i denuar nga ligji italian si Denis Verdini dhe nga nje fyçke debile me familje te kompromentuar ne skandalet ekonomio-financiare te dy viteve te fundit. Kjo reforme nuk pati qellim te permiresonte Italine por te shpetonte nga burgu Denis Verdinin me shoke dhe familjen Boski e te tjere te korruptuar e hajdute si ata.

  2. Leone-53 says:

    Nuk ka si te qendroj “ne kembe” nje qeveri qe eshte e “paligjeshme” (e pazgjedhur nga populli qysh prej tetorit 2011) per keto arsye e te tjera:
    1-Ne zgjedhjet parlamentare te 2013-es PD-ja e Renzit nuk ka fituar dhe ka qendruar “ne kembe” fale qerozit Alfano e shume te tjerve (plot 273 deputet e senator) qe kane dale nga e djadhta e jane bere “paterice” e se majtes italiane (ate qe beri “pelivani” Meta me Berishen ne 2009-ten aty ne Shqiperi.
    2-Megjithe favoret e shumta midis 3 kryesoreve te ketyre 2 vjetve si ulja e cmimit te naftes nga 150 dollar per fuci ne 50 tani, blerja nga BCE cdo muaj e 60 miliarde TITOLLI DI STATTO te Italise e te tjerve dhe ulja e vleres se dollarit nga 1.4 ne reth 1.05 (ku favorizohet eksporti) rritja ekonomike italiane eshte ne fund te listes me 0.8 % ritje (shifer simbolike).
    3-Ndryshimi (qe kerkonte Renzi) i plot 47 neneve (nga 139 gjithsej) te kushtetutes ishte i papranushem nga askush(pervec pasusve te tij te “verbur”.
    4-Populli italian ishte i varur nga kjo europe burokratike per cdo gje qe ajo vendoste nga Brukseli.
    5-Klandestinet qe vijne nga Afrika trajtohen me mire se italianet neper hotele etjera sistemacione.
    Per keto e shume shkaqe te tjera te panumurta eshte NORMALE qe nje njeri te votoj NO me “germa” te medha bile sikurse dhe une.

    1. ciao says:

      Komplimenta per komentin e plote dhe te qarte. Motivet e mesiperme ishin disa nga ata qe me shtyne dhe mua te votoj jo. Uroj qe ta lexojne dhe te tjeret e te kuptojne se Renci dhe politika italiane nuk eshte ajo qe shohin ne Tv.

  3. Arti says:

    Une ja dhashe voten Renzit dhe jam krenare per kete Por nuk ke ci bene fituan deshtaket llumi i zi. Forza Renzi je me te vertet un grande uomo.

    1. ciao says:

      Keshtu mendonte dhe Klareta Petaçi per Musolinin, por perfunduan te dy te varur nga kembet. Renci as me gjysmen e hijes se Musolinit nuk krahasohet, por vetem eshte nje zvarranik i pabese. Stai Sereno anche tu!

    2. çentrale says:

      llum 60 % ??!!

  4. dash says:

    “LEONE” me ngjan Pak si Salvini i Leges me keto mendimet e tua…”na komandojne nga lart” ,”prima i italiani””clandestini” “qeveri jo e zgjedhur nga pop.” etj. si keto…te kujtoj qe formimin e qeverise ne ate menyre e parashikon kushtetuta italiane,te kujtoj qe ate qeveri e mbeshteti shumica e opozites italiane me ne kete Berluskonin pervec Leges(chi senefrega). Te gjitha favoret qe permend ti nuk u bene per Italine Po per gjithe Europen,e vertete qe rritja e Italise eshte me e Vogel se pjesa tjeter e Eurozones Po eshte gjithmone rritje,..Italine nuk e komandon askush nga lart dhe ndryshimet e kushtetutes do beje mire ti lexoje se per mua as i ke pare fare e nje keshille, perpiqu te mendosh me koken tende…Italia e mykur kishte nevoje per nje shkundje,prandaj u vu kunder gjithe kasta…

    1. SPQR says:

      E sipas teje kete shkundje Italise do ia jepte demokristiani Renci i ngjizur me mentalitetin e vjeter politik e mafioz? Prit dhe ca muaj sa t i dalin mire te palarat ta njohesh me mire se kush ishte. Sepse qe dje mediat qe e mburrnin shume ia kthyen kurrizin dhe nuk do ia mbulojne me te paberat e tij, te atit dhe te kunatit qe vodhi parate e Save The Children. Informohu me mire e me shume!

    2. Emiliano says:

      Se ç’fare ke dashur te thuash
      o Dash
      asgje nuk muarem vesh .
      Renzi e ktheu Italine si Afrika
      e ti thua europa ?
      Lumi ti qe arrin te kuptohesh me EBETINON e Toscanes.
      Artikulli 18 nuk te preku ?
      A ty e ke mbas koke
      por ti as sheh e as ndjen …………………

  5. says:

    I kemi thënë Italisë të ekstradoj në vëndin tonë kasapin e gocave të kukësit për transparenc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje