U braktis nga nëna prostitutë dhe nga i ati, jeta e vështirë e Marselës

troshi 2Ndërkohë që i gjithë opinioni publik zien dhe një pjesë e tyre fajësojnë nënën e dy fëmijëve të vrarë nga babai i tyre, shumë dinë pak për jetën e Marselës, që u martua që 17 vjeç me bashkëshortin vrasës.

Marsela Toshi (Selsa) ka patur një jetë plot probleme. Ajo u lind nga një prostitutë, e cila e braktisi që 6-mujshe.

Më pas, ajo u braktis edhe nga babai i saj, i cili u martua me një tjetër. Këtë rrëfim e ka sjellë kushërira e saj për faqen “Jeta Osh Qef”. Më poshtë është i gjithë rrëfimi i saj.

Rrëfimi i kushërirës:

“Po kush është Marsela Toshi?(Selda) Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe.

Mamaja me inicialet M.G.  e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot.

Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpërisnin dhe i thonin.

“Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka”, apo ” Ajo është vajza e një prostitute”. Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe.

Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua.

Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë “Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?”

U martua me ose pa dëshirë kjo s’ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme.

Shkon Në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe. Selda “u braktis” për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë, por kush e mësoi të ishte e tillë?”

5 komente në “U braktis nga nëna prostitutë dhe nga i ati, jeta e vështirë e Marselës”

  1. kolonizimi says:

    Gjynah. Dhe flet sali qeni pse kyvpopull do enverin. Rrace e poshter. Rrace e ndyre. Te zenshin mallkimetve ketij populli.
    Ahhh envervvellai ahhhhh

    1. PidhiISateme says:

      O idiooooooooooooooooooooooot po c’hyn Enver Bytha ne kete histori mor te befte Kina tet’eme.

  2. Moni says:

    Keto gjera te “peshtira” qe vazhdojne ende sot si pasoje e 25 vjet shtet “Rrumpalle” dhe pa “Kontroll” te Sali Berishes vijne edhe nga KULTURA e ulet qe prune ne qytete gjithe AJO popullate qe zbriti me kazma dhe arme ne duar pas 97-tes … dhe shkaterruan, vodhen shtetin e tyre bashke me pushtetare.

    Kjo shtrese injorante pa kulture qe kane pushtuar qytetet sot kane rritur krimet ne familje … ku buri dhe gruaja lene familjet dhe “gjoja” shkojne per te bere para perfundojne ne horra dhe kurva … pastaj pendohen dhe kthehen duke vrare njeri-tjetrin.

  3. dash says:

    Tragjike eshte Pak te thuash…histori per tu bere film ,per tu treguar brezave te rinj si u be demokracia shqiptare…kush Jane fajtoret e kesaj gjendjeje ne kete vend,hajdutet do te thosha, qe detyrojne popullin te ktheje koken mbrapa…

  4. dash says:

    Ne kete histori nuk ka fajtore, Jane te gjithe viktima…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *