Urdhëri i Berishës/ Ja si në 2009 u urdhëruan 7800 ish-ushtarakë që të kthenin pagat me vlerë 13 mln dollarë

Berisha-IpadDitën e sotme, qeveria shqiptare shpalli vendimin për rritjen me 7% të pagës për të gjithë ushtarakët aktivë, duke nisur nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Megjithatë, më shumë se sa për pagat, sot ushtarakët janë të lumtur për një tjetër “lak” që u është hequr nga fyti.

Në vitin 2009, për shkak të 4 ligjeve të aprovuar që binin ndesh me njëri-tjetrin, qeveria e mëparshme arriti në përfundimin se 7 800 ish-ushtarakë të dalë në pension kishin përfituar një pension më të lartë nga sa u takonte (pavarësisht se pensioni i tyre i parakohshëm kishte një vlerë qesharake).

Si rrjedhojë, qeveria e atëhershme urdhëroi 7 800 ish-ushtarakë që të kthenin pas përfitimet e marra, duke u ngarkuar ish-ushtarakëve dhe familjeve të tyre, në shumicën e rasteve familje të varfëra, që të paguanin mbrapsht një faturë prej plot 13 milionë dollarësh (mesatarisht 2 mije dollarë për person, por për disa prej tyre, detyrimi ishte shumë më i lartë).

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin e qeverisë, të konsideruar të jashtëligjshëm, por në mënyrë tërësisht përçmuese për ligjin, Ministri i atëhershëm i Financave doli në Parlament për të thënë: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ilogjik dhe si rrjedhojë, ne nuk do ta zbatojmë!”.

Për qeverinë e kaluar, ish-ushtarakët ishin një klasë “me prirje historikisht të majta”, nga e cila nuk përfitonin shumë vota dhe prandaj, pavarësisht sakrificave dhe mundit të derdhur për dekada në shërbim të atdheut, ata meritonin të dënoheshin me heqjen e çdo të drejte për të pasur një jetë të denjë.

Kjo padrejtësi vazhdoi deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve të përgjithshme, falja e detyrimeve të ish-ushtarakëve ishte pjesë e programit politik të qeverisë së re. 5 425 ish-ushtarakë, që duhet ende të paguanin u amnistuan, por nga nëntori i këtij viti, e në vazhdim për gjashtë muajt e ardhshëm, do të përfundojë rimbursimi nga ana e shtetit e të gjithë detyrimeve të marra padrejtësisht nga ish-ushtarakët që deri tani kanë paguar këtë “lak të paligjshëm”, të vendosur rreth fytit të tyre.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Urdhëri i Berishës/ Ja si në 2009 u urdhëruan 7800 ish-ushtarakë që të kthenin pagat me vlerë 13 mln dollarë”

  1. kot says:

    lesh lesh te dy palet

  2. shkelzen says:

    Skeni as TURP as MARRE qe flisni per rritje pagash nga dyshja MOSTER rama kodheli

  3. ish ushtarak says:

    Ma keta te sotmit . jane me keq se ata te djeshmit ,nuk kane bere asgje ,pensionet vashdojne te jene turpi i te dyjave, Nga qeveria e pare u ulen ne menyre arbitrare 25% e pensionit ,kjo e sotme sberi gje tjeter vecse e coj prape ne minus 25%. i vetmi ndryshim eshte se kthej mrapsht detyrimet e paligjshme qe e nxorri e para per ndryshim formule. Keshtu qe drejtesia do te ishte te jepte pensionet sic ishin para ndryshimit te VKM Sales

  4. Samiu says:

    Po per ata mijra oficere qe do kthejne parate e fituara me gjyq per pensionin e parakohshem sepse pas 20 vjetesh kolegji i gjykatesve ka vendosur qe njeri nen i ligjit te 1999 te interpretohet ndryshe nga si eshte realisht dhe si eshte interpretuar nga gjykatata per 20 vjet rresht….per se nuk flisni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *