VIDEO/ Valltari vdes në skenë, publiku e duartroket duke menduar së ishte pjesë e shfaqjes

valleNjë valltar i quajtur Khusainov nga Urus-Martan i Çeçenisë, ka qenë duke vallëzuar në skenë, teksa kolegia e tij Liza Akhmatova po këndonte një këngë popullore.

Por 48-vjeçari e ka humbur kontrollin dhe ka nisur të bëjë lëvizje të pa rregullta, derisa ka rënë i vdekur në skenë, transmeton Telegrafi.

Kolegia e tij vazhdonte të këndonte, por kur e pa të shtrirë ndaloi, megjithëse nuk ia merrte mendja se ai është i pajetë.

Në të njëjtën kohë, publiku kanë nisur të duartrokasin, pasi që mendonin se tërë kjo është pjesë e shfaqjes.

Mësohet se valltari Khusainov, kishte probleme të mëdha me zemër, por refuzonte ta linte vallëzimin.

“Deri në frymën e fundit, kësaj i thonë të mos dorëzohesh kurrë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *