Aksion i madh për shembjen e objekteve që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kamezNjë aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor po zhvillohet këtë mëngjes në Kamëz.

Forca të shumta policie kanë bllokuar rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Qendër Institut.

Sipas planit, shembja do të nisë me bizneset e më pas do të nxirren jashtë familjet që kanë zënë hapësirat e universitetit.

Aksioni nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po zhvillohet me mbështetjen e FNSh-së dhe policisë.

Aksioni po inspektohet nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Aksion i madh për shembjen e objekteve që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor”

  1. Relax says:

    Shqiptaret kane nevoje per shtet e jo per kaos.

  2. kombi says:

    BRAVO !! ERDHEN KATUNDARET NGA CDO ANE DHE ZAPTUAN TOKA PA TE ZOT , NJERZIT E NDERSHEM , NUK I KANE KETO PERFITIME TE KETYRE . PERSE DUHET TE LEJOHEN KETA TE BEJNE CFARE TE DUAN. EDHE NE XHUNGEL KA LIGJE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *