Berisha e ka mbushur moshën e burgut…

7 Dhjetor 2016, 12:14Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Buk’ e mëmëdheut zëntë

Tradhëtorët e pabesë

Dhe Zoti dërmën u dhëntë

Kurrë mos paçin pjesë…

Naim Frashëri

Kjo iu përshtatet njësh sot batakçinjëve të korrupsionit shqiptar, që nuk po lënë gur pa luajtur kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’i shpëtuar ndëshkimit. Por, ama, ta kenë të qartë: “kurrë nuk do të kenë pjesë”, sak ashtu siç thotë Naim Frashëri.

Dhe janë bërë qesharakë. Po habitet Europa me ca zarbore që lëvrijnë si parazitë në trupin e shoqërisë shqiptare, duke shpikur lloj lloj pretekstesh: të gjitha për të shpëtuar shkatërrimin e tyre si abuzues kundrejt shqiptarëve.

Vërtiten medieve dhe sokëllijnë, por askush nuk ia dëgjon sokëllimën. Këta kërkojnë kohë, por kohë s’kanë; kërkojnë aleatë në Perëndim, por dhe ata s’i kanë; kërkojnë ndihmë të fqinjët për të shitur interesin kombëtar, por këta janë te telikosur dhe të drobitur; kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, por shqiptarët tallen me ta; dhe, më në fund, kërkuan nga shqiptarët që këta të prishen me Bashkimin Europian, sepse ky Bashkim nuk pranon Sali Berishën dhe taborin e tij. Janë esencialisht, fëmijë… Por e kanë mbushur moshën e burgut….

Sidomos po tregohen qesharakë kundër ambasadorit amerikan në Tiranë, sidomos hajdutët. Pse mor të mjerë, me 200 milionë dollarë të vjedhura nga arka e shtetit do mundni ju interesin amerikan në Ballkan?

Ambasadori amerikan Donald Lu sot ka admirimin e flakët të të gjithë shqiptarëve të fyer, të poshtruar dhe të vjedhur nga abuzivizmi shtetëror në Shqipëri. Ky është fakt. Madje ambasadori edhe më i ashpër duhet të jetë kundër tyre, se shqiptarët po presin prej tij dhe politikës amerikane që të artikulojnë emrat e banditëve pushtetarë dhe të ekspozojë edhe faktet e shumtë.

Shqipëria është përpara ndryshimit të madh, dhe ka sot një frymë shumë patriotike te brezi i ri, i cili e ka kuptuar se, një grusht politikanësh dhe gjyqtarësh të korruptuar, iu kanë grabitur e po duan t’iu grabisin shqiptarëve të ardhmen europiane dhe prosperitetin e atdheut të tyre.

Zoti Lu, kjo është mbështetje e madhe ndaj jush dhe prandaj duhet të dilni hapur përpara shqiptarëve; sepse kjo është një kohë kur politika perëndimore dhe atlantike me të drejtë mendon që, për interesin e saj të madh në Ballkanin Perëndimor, të mbështetet në botën shqiptarë në Ballkan, dhe do të mbështetet, duan apo nuk duan “tradhëtorët e pabesë” që përmend poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, te poezia e tij “Tradhëtorët”.

20 komente në “Berisha e ka mbushur moshën e burgut…”

  1. shqip says:

    Zhduku edhe ti nga politika e jeta publike, se na e shpife, edhe ti nje lloj sorollopi me te tjeret je. Ke qene Minister Drejtesie, e cfare ke bere o Taku? Pse nuk kerkon vetting dhe per vete e te tjeter si ti? Po cthem edhe une, ti as nje vrime nuk bere dot, se te kishe kapacitete per te bere vrima do te kishe mbjelle ndonje fidan deri me sot. Hajde shendet Tacke.

    1. Kujtim says:

      Nuk duam ta shoim fotografin SALI QENIT. NUK DUAM TA SHOIM EMRIN E TIJ AS NE GAZETA ka bere dem te pallogaritshem ketij vdndi

  2. Kola says:

    E ka humbur ky qen i zgjebosur, por nuk e hambur Basha qe firmosi aktin e turpshem te shitjes se detit, nuk e ka humbur Zeni i Gerdecit me ate shurren tjeter Argiten, qe shfrytezoi pushtetin e te atit duke bere thegmat ne drejtesi.

  3. kombi says:

    Duke i rreshtuar te gjitha gjemat ,qe ka bere Berisha gjate viteve te tij ne pushtet ,del nje ANTISHQIPETAR I TERBUAR , DEL NJE KRIMINEL I KLASIT BOTEROR , SI I TILLE BURGU ESHTE PAK PER TE . SHQIPERISE DHE POPULLIT I KA BERE DEME KOLOSALE NGA CDO ANE. .

  4. Pal says:

    Spartaku mund te kete te meta nga e kaluara e ndoshta edhe nga jeta politike e tranzicionit por qendrimi qe mban ndaj
    reformes ne drejtesi eshte i sakte.

  5. shqip says:

    ti shqip, une shqip, bejme dy shqipe. po ne ndryshimin se une mbeshtes çdo njeri qe denoncon krimin makaber te 25 viteve te fundit. dhe nese kjo nuk vjen nga goja e nje njeriu apo disa te tjereve, ne kete rast ngjela, atehere çdo gje ngelet e erret dhe abstrakte per ne si popull.

    1. Kujtim says:

      O Shqip me duket sikur Sal Qeni ti ka bere Lavazh Trurit

  6. Bekim says:

    Bekimi Zoteri SHQIP !
    MOS I A FUT KOT Spartaku vetem 2 muaj ishte minister drejtesie ne kohen e trazirave te 1997 Ne ate katrahure ku nuk njihte i pari te dytin nuk mund ti kerkoje ministrit Spartak Ngjela te rregullonte drejtesine.Ai e ka te gjithe kapacitetin profesional,intelektual dhe sidomos atdhetar e properendimor per t’u bere minister drejtesie ne 2017. Pas kesaj jep konsiderata per avokat Ngjelen

  7. salserbi e ka mbushur moshen dhe kupen per ne burg,por nuk e kane mbush moshen ata qe duhet ta fusin ne burg.
    ka dhe budallenj e hajdut qe akoma e ndjekin.

  8. Besoj says:

    Ju lumte Spartak! Resopekt per ju.

  9. fredr says:

    o spartak o burgaxhi o manjak shko mashtro ndonje shqiptare merrju leket dhe moa kryj pune se kjo eshte zenata jote o burre mashtrus fol per berishen sa te duash se berisha nuk e can trapin per ty e shoket e tu

    1. Zara says:

      PSE ju tmeron ngjela kaq forte ju berishianet, se Po thote te vertete. Mesohuni me te verteten dhe mos Na besdisni me . Fati I nje populli smund te mbetet I varur nga nje kriminel. Edhe me duket sikur Po humbim kohe Duke ju sqaru ju plehra, kemi gjera me te rendesishme per te bere si popull se sa te merremi me berishen.

    2. Titani says:

      Qenke edhe ti nji perkrahes i te keqes shqiptaret…

  10. Nga shpirti says:

    haku i popullit ju zente
    mos paci paqe ne jete
    shpirti rehat mos ju lente
    zoti tju fshije nga kjo jete

  11. mokja says:

    Salen ne burg zenin ne burg vetem kujdes zeni me sapunin se do te behet zakon dhe do e harosh te dashuren se do kesh mendjen te zakoni qe do mesosh te fala

  12. Dikur , kisha Tabor qy pas m’ka ndjek,
    Mbi kokat e tyre ngjita bythen ‘pushtet .
    Isha aq pran anderes mau ba Mret !
    Mos thuj Advokat qy s’asht e vertet .
    Port Allau m’preu n’bes ,
    Tash erdhi dita ,po trembem,do vdes.
    Kisha armat anal-iste qim’shijonin ,ja ket byth,
    Port edhe nga ata qy mu hoqn sysh.
    Kisha intelektual,qym’pershkrunin si Cubi ma Trim,
    Prokurore ushtri Gjyqtaresh qym mbulojn cdo Krim.
    Ah sekur mos t’zbulohej ajo e vertet,
    Et’sundoja edhe njiher ashtu si un-vet.
    Sot -Dua vetem pak ndihm prej mikut vjeter,
    Dua Like,pran t’ma fshij B-ashen, me leter.
    Dje – luja Doktors,me Arvzin ,baja Xing,
    Lu-ja sot m’kerkon Wetting !?!

  13. kashi says:

    e sakt ajo qe thot avokati

  14. Lennard says:

    Ti Shqip Je me te korruptuarit.Vazhdo me Saliun se dhe Ti do ta hash.Respekte Z.Ngjela.Nuk ka rendesi cka bere ,cka thene me perpara!!!Rendesi ka qe eshte vene ne Udhen e Perendise se Shqiptareve.O Sot O Kurre.!!!.Shkrimet e Z.Ngjela na ngjallin shprese te MADHE.Te gjitha sa ka thene i kane DALE.Ju Zagare kundershtues aty e keni PAS QAFE si te gjithe te Korruptuarit,Vrasesit Shperdoruesit.TUNG

  15. Lennard says:

    Ti Shqip Je me te korruptuarit.Vazhdo me Saliun se dhe Ti do ta hash.Respekte Z.Ngjela.Nuk ka rendesi cka bere ,cka thene me perpara!!!Rendesi ka qe eshte vene ne Udhen e Perendise se Shqiptareve.O Sot O Kurre.!!!.Shkrimet e Z.Ngjela na ngjallin shprese te MADHE.Te gjitha sa ka thene i kane DALE.Ju Zagare kundershtues aty e keni PAS QAFE si te gjithe te Korruptuarit,Vrasesit Shperdoruesit.TUNG
    Zoti Moderator me duket se me keni vene ne shenjester! se sa e hedh komentin .e kundershtoni Aforfe.Vazhd me Zagaret dhe grekomanet!!!

    1. Mordja says:

      Vdekje Berishes e berishjaneve. Ju zente mallkimi I ketij populli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje