Bujar Nishani: As presidenti nuk i shpëton dot joshjes së korrupsionit (të paktën e pranon vetë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nishaniBujar Nishani ka marrë pjesë në simpoziumin kundër korrupsionit, në krah të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Nishani në fjalën e tij ka theksuar domosdoshmërinë që brezi i ri të mos harrojë të shkuarën jo të largët të vendit të tij, kohë kur sipas tij, një kafe dhe një sanduic i një të riu sot për mëngjes, vlen sa rroga e një muaji e një punëtori në komunizëm.

Punonin me orë të tëra për familjet e tyre nga mëngjesi në darkë, në uzina, fabrika, në shërbime të ndryshme dhe gjithë paga e tyre mujore për të mbajtur me ushqim e veshje familjet, për të arsimuar fëmijët, i gjithë ku vlerësim që merrnin ishte e barabartë me atë që sot njëri prej jush harxhon në mëngjes për të blerë një sanuic dhe një kafe.

Kjo tingëllon e pabesueshme sot për ju por ky është një realitet që prindërit e gjyshërit tanë duhet ta jetonin. Është e pafalshme nëse ne do lejojmë që ajo të harrohet.

Shumë shqiptarë nuk harrojnë që në të shkuarën ne nuk kishim ambasadorë dhe ambasada në Shqipëri, se konsideroheshin të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nëse takoje dhe pije kafe me ambasadorin francez apo gjerman të nesërmen konsideroheshe tradhëtar i atdheut dhe të nesërmen do të rrëmbenin nga familja dhe do të conin në qeli, familjarët do i degëdisnin në malet më të larta.

E shkuara nuk mund të harrohet . Unë besoj shumë te gjenerata e re që të sotmen duhet ta analizojë por duhet të mbajë dhe të mësojë dhe informohet dhe për të shkuarën jo të largët tonën dhe të përbashkët, pavarësisht se nuk është jetuar nga disa breza ajo është e jona e përbashkët mbi të gjitha me arsyen e formësimit të njeriut.

Ne patëm fatin e keq si gjeneratë që u lindëm dhe rritëm me dy elementë shkatërrues për një qenie njerëzore, frikën dhe mungesën e besimit.

E imagjinoni ju brezi i ri që nëse një njeri rritet duke pasur mungesën e besimit, sa i inspiruar mund të jetë ai për aksion, për të formësuar idetë dhe parimet që beson.

Ju nuk e keni këtë virozë, ndaj unë besoj fort që tek ajo që thotë kjo konferenceë vizioni për të ardhmen, duhet të dimë se si do orientohemi tek kjo e ardhme”, tha Nishani.

Ndërsa duke folur për korrupsionin e sotëm, Nishani tha se “nga joshja s’ka për të shpëtuar as ai që bëhet president e as qytetari i thjeshtë, por korrupsioni mund të luftohet në mënyrën më të suksesshme të mundshme. Duhet së pari dëshirë, së dyti dëshirë dhe së treti dëshirë.

Kur korrupsioni bëhet bashkë me hipokrizinë, lind ajo që ne po e shohim gjithnjë e më shpesh, populizma dhe ekstremizmi”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Bujar Nishani: As presidenti nuk i shpëton dot joshjes së korrupsionit (të paktën e pranon vetë)”

  1. Fatosi-kosove says:

    I vetmi popull (mjerisht) qe pranon ta kete nje “president” i vetdeklaruar se eshte president vetem i PD-s jane shqiptaret,por ajo qe me shqeteson eshte se si ka mundesi qe njeriu si nishani te jete krenar per postin etij edhe pse shqiptaret jane te fyer me te,prandaj eshte momenti i fundit qe te hapim syte dhe te mendojme mire para se te votojme a duam nje president qe kenaq interesat e greqise dhe serbise apo dike qe ban çdo shqiptar te jete krenar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *