Football Leaks: Klauzolat më të çmendura në botën e futbollit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

baloHetimi ndërkombëtar i quajtur “Football Leaks” është i destinuar të shkundë botën e futbollit. Në dokumentat e analizuar nga Europian Investigative Collaborationska të dhëna nga më të çuditshmet, por edhe kompromentuese. Balotelli për shembull paguhej për të mos pështyrë ndërsa Van der Vaartit i ndalohej të vishte këpucë të kuqe. Ja disa prej klauzolave më të çuditshme në botën e futbollit:

Thiago Silva (Psg)

Braziliani i Parisit merr një rrogë 8 mln euro në vit plus bonuse. Por PSG ka marrë përsipër t’ia paguajë edhe 2,5 mln euro taksa në Itali. Gjithashtu i paguan edhe humbjet nga Nike. Ai firmosi kontratë me Milanin, që vlente më shumë se ajo me PSG.

Mario Balotelli (Nice)

Në kohën e Liverputli Mario kishte klauzola të veçanta. Ai merrte 1 mln paund për sjellje të mirë: të mos merrte më shumë se 3 kartonë të kuq në kampionat, të mos pështynte njeri apo në fushë si dhe 5 mijë paund për çdo gol.

Ezequiel Lavezzi (Hebei Fortune)

Pas largimit nga PSG, ai nënshkroi një kontratë milionere, që në fakt është më e madhe nga sa u deklaruar. Argjentinasi fiton 56,7 mln dollarë për 23 muaj, ose 2,4 mln dollarë në muaj.

Matija Nastasic (Schalke 04)

Mbrojtësi i skuadrës gjermane ka detyrim të veshë vetëm këpucë Adidas. Nëse dëshiron të shkelë kontratën e të veshë këpucë të tjera, ai duhet të ketë raport mjekësor.

Thomas Vermaelen (Roma)

Belgu gjatë kontratës që kishte me Barcelonën, që ia ka dhënë Romës borxh, ka nënshkruar se “do bënte çmos të përshtatej me skuadrën dhe të mësonte gjuhën katalane”.

Daniel Agger (ish Liverpool e Broendby)

Në kontratë me Broendby danezi kishte një klauzolë të veçantë. Sa herë që Broendby luante në shtëpi, duhet të reklamonte Kloagger, firma e Agger dhe vëllait të tij.

Sergio Aguero (Manchester City)

Sa herë që shënon Aguerro, fiton para ish skuadra e tij, Atletico Madrid. Sipas kontratës së firmosur në 2011, Atletico Madrid merr 250 mijë euro për çdo pesë gola të argjentinasit.

Roberto Firmino (Liverpool)

Braziliani ka një klauzolë të veçantë. Ai mund të largohet të çdo klub në botë për 98 milionë euro, përveç Arsenalit.

Rafael Van der Vaart (Midtjylland)

Kur luante me Betis Seviljan, ai ka firmosur në kontratë se nuk do të vishte këpucë të kuqe, pasi është ngjyra e rivalëve të Sevlijas.

Thibaut Courtois (Chelsea)

Ai kishte një klauzolë interesante kur luante hua te Atletico Madrid, por ishte në pronësi të Chelsea. Nëse do të luante kundër skuadrës së tij Chelsea, Madridi do të paguante para. Ata u përballën në gjysëmfinale në 2014 dhe Atletico duhet të paguante 3 milionë euro për ndeshje, por UEFA e anulloi klauzolën

Hugo Lloris (Tottenham)

Portieri francez merr bonus nga skuadra 3500 paund, edhe në qoftë se ajo humbet apo barazon.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

http://www.sportmediaset.mediaset.it/calcio/calcio/football-leaks-le-clausole-piu-folli-dei-contratti_1130132-201602a.shtml

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *