Gënjeshtrat e Fatos Lubonjës për Kadarenë (dhe një ndjesë e munguar për akuzën e vrasjes së 7 personave nga i ati)

7 Dhjetor 2016, 09:50Politika TEMA

Nga Çerçiz Loloçi

Fatos Lubonja i është rikthyer sërish polemikës me Kadarenë, duke marrë shkas nga botimi i fundit i “UET Press” me titull “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, të autorit Dashnor Kaloçi.

Konsekuent në ligësinë e tij, qysh nga largimi i shkrimtarit në Francë, 25 tetor 1990 dhe që prej kohës kur ai, në krye të një grupi konglomerat me Adrian Klosin, Kasem Trebeshinën e disa të tjerë që u thërrmuan vite më vonë njëri pas tjetrit, nisi një sulm frontal kundër Kadaresë duke e konsideruar miopisht si një pengesë në ambiciet e veta karrieriste, për të qenë në krye të klasës së re politike që po formësohej pas rënies së diktaturës.

Themi miopisht pasi Kadare, duke pasur një perandori letrash, të pangjashme me askënd, pra një shkrimtar i përbotshëm, nuk ka dashur asnjëherë të ngatërrohej me pushtetet ekzekutive që vijnë dhe ikin, qofshin në diktaturë apo në demokraci.

Por i keqkuptuar kundrejt Kadaresë, nuk ka qenë vetëm ky grup, segmente të partive opozitare, pra ata që do të vinin më pas në pushtet dhe do të dominonin postet e reja në proceset e reja demokratike do ta mbanin ‘ndezur’ luftën kundër Kadaresë me shpifje, denigrime, të pavërteta dhe bashkim fëlliqësish që ndonjëherë kalonin edhe kufijtë shtetërorë.

Të asaj periudhe janë sulmet e një Kokalar ambasadori në një vend perëndimor, bojkotimi shtetëror i një ceremonie në kryeqendrën franceze, që më shumë se i shërbente shkrimtarit i bënte nder Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe disa të tjera që vazhdojnë deri në ditët e sotme.

Po ku duket ligësia e këtij njeriu?

Kuptohet se ky njeri nuk ka qenë ndonjëherë kundërshtar i regjimit diktatorial, ka qenë pjesë e emërtesës së lartë komuniste dhe në kohën që u dënua i ati, u ndëshkua edhe ai, siç ndodhte rëndom me të ashtuquajturat “grupe armiqësore”, që i krijonte kohë pas kohe kupola komuniste.

Nuk duhet harruar se Todi Lubonja, ashtu si edhe Fadil Paçrami, ashtu si edhe më herët si Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe tërë ish-udhëheqja e lartë e sistemit diktatorial kishin veç e veç ose së bashku krime njerëzore, kishin vrarë vetë ose me dorën e tyre kundërshtarë të PKSH, të cilat ruheshin fanatikisht te më të besuarit e Enver Hoxhës dhe të cilat paracaktonin fatin e tyre: dënimin me pushkatim, me internim ose me degdisje në skutat më të varfra të një regjimi thellësisht të pangishëm dhe pa asnjë shpresë. Më pak se procesi i montuar gjyqësor ndaj Todi Lubonjës, atij i kanë vënë përpara raportimin e tij që thotë tekstualisht:

“Nr.25/5 Rez, 20 Qershor 1946

Komitetit Qendror të PKSH.

Lidhje me telin Nr.25/4 Rez datë 11 Qershor 1946.

Sot, më datën 19 Qershor 1946, në orët e para të mëngjesit u ekzekutuan me vendim të Gjyqit Special, katër të arrestuarit Nazif Reçi, Bajram Vlesha, Fiqiri Zeai dhe Gani Hoxha që u kapën disa ditë më parë.

Gjithashtu me vendim të Gjyqit Special, u ekzekutuan në Shumbat, tre strehues të Dam Kaloshit dhe Cen Elezit të quajturit Cen Selmani, Adem Bitri dhe Rustem Bitri.

Për të bërë që populli t’i aprovojë këto masa, do të organizojmë duke filluar që nga data 20 qershor 1946 mitingje dhe konferenca më të gjata në qendrat e grumbullimit të nën-prefekturave.

Në këto konferenca do të vihet në dukje se do të godasim pa mëshirë kriminelët dhe strehuesit.

Me këtë rast do të bëhet dhe thirrje për dorëzim duke theksuar se faji do t’u rëndohet më tepër në rast se nuk dorëzohen për të dalë para gjyqit.

Do të hidhet parulla për besëlidhjet e 3-4 fshatrave për mos strehimin e kriminelëve, kjo në formë e tifaqer.

Mbi efektet  dhe përshtypjet e këtyre masave konferencave do t’u njoftojmë me letër të veçantë. Todi Lubonja”.

Me pak fjalë, hetuesit e komunizmit i kanë thënë se je vrasës i shtatë personave nacionalistë në Dibër, një kumt ky që dihej nga udhëheqja e lartë dhe nga personi që kishte kryer krimin, çka një ditë edhe mund të paguante për këtë akt.

Natyrisht se për këtë skemë dënimi Fatos Lubonja nuk ka shkruar asnjëherë dhe kurrsesi nuk ka dënuar qoftë edhe një rast të vetëm siç kanë bërë fjala vjen Spartak Ngjela, Bashkim Shehu e ndonjë tjetër. Nuk ka asnjë dyshim se dënimi i tij në moshën 23-vjeçare me 17 vjet burgim ka qenë i padrejtë, antinjerëzor, me proces hetimor të fabrikuar.

Thjesht ai u dënua si djali i Todi Lubonjës, por fati i tij nuk ishte i vetmi dhe më i rëndi njëkohësisht; të njëjtën fat patën të gjithë ata që u konsideruan si armiq, madje u ndëshkuan edhe më rëndë. Megjithatë kjo nuk i jep të drejtë atij dhe kujtdo tjetër që të mashtrojë me një varg të pavërtetash.

Akuza e Zylyftar Ramizit

Fatos Lubonja citon ish-zëvendësministrin e Brendshëm, Zylyftar Ramizin, që ka pohuar se Kadare ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Gjenerali”. Lajmin e botoi një e përditshme me kryeredaktor Ben Blushin. Po si është e vërteta? Zylyftar Ramizi ka qenë i denoncuar te Ramiz Alia me emër, mbiemër dhe funksion nga Ismail Kadare për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të ndaluar në hetuesi apo degët e Punëve të Brendshme.

Në hakmarrje e sipër dhe në kohën që po gjykohej për krime kundër njerëzimit ai lëshoi shashkën kundër Kadaresë, që vështirë të besohej atëherë dhe tani. Themi vështirë pasi qenia formalisht anëtar i PPSH e përjashtonte kategorikisht edhe nga veprimtaria tjetër e agjentit të Sigurimit të Shtetit.

Por, përpos kësaj, një kërkesë publike e vetë Kadaresë në institucionin shtetëror të Verifikimit të Figurave e hidhte poshtë këtë shpifje. Gazeta e publikoi ndjesën, por ndërkaq dëmi i ishte bërë Kadaresë.

Një e pavërtetë tjetër që e rimerr ligësisht Lubonja është çështja e Janulla Rrapit. Tashmë ka shumë dokumente që hedhin dritë për veprimtarinë e saj si bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit dhe fenomeni i saj nuk është gjë tjetër veçse një përdorim i paskrupullt i Sigurimit të Shtetit, njëfarësoj ‘shtrydhje limoni’ dhe pastaj internim për pesë vjet. Për të freskuar kujtesën e Lubonjës, por edhe të disa simpatizantëve të Janullës, po risjellim disa dokumente ku nuk figuron Kadare, por dalin emra dhe persona të tjerë të ish-emërtesës komuniste:

Tiranë, më 25.4.1984

Lënda: Propozojmë internimin familjarisht të Janulla Rrapit

Ministrisë së Punëve të Brendshme Drejtorisë I, Degës VIII Tiranë…

Punëtori Operativ: Çerçiz Salaj; Shefi Seksionit III: Shefqet Metaj; Drejtori i Punëve të Brendshme: Zef Loka; DAKORD: Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit: Foto ÇAMI”.

Ekzemplar Nr.______

Tiranë, më ______1984

Vërtetim biografik për Janulla Rrapin (Lepuri)…

Punëtori Operativ Shefi Seksionit III: Çerçiz Salaj, Shefqet Metaj

Drejtori i Punëve të Brendshme: Zef Loka”.

Tiranë, më 25.4.1984

VENDIM Nr.7

Komisioni i Internimit dhe i Dëbimit, i mbledhur më datën 25.4.1984, në bazë të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 5912, datë 26.6.1979, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, vendosi:

Të internojë për pesë vjet kohë familjen e mëposhtme:

Renato Gori Rrapi, (i biri), i datëlindjes 1964, lindur e banues në Tiranë, me arsim të mesëm të pambaruar, pa punë, beqar, i padënuar, me kombësi e shtetësi shqiptare…

Zëvendëskryetari i Komisionit: Hekuran Isai

Anëtarë: Rrapi Mino dhe Aranit Çela”.

Të vijmë tani te Dhora Leka, një ish-denoncuese e shkrimtarëve dhe figurave kryesore politike, të konsideruar kundërshtarë të regjimit komunist nga Bedri Spahiu e deri te Kadri Hazbiu. Këtë fakt Lubonja vazhdimisht e fsheh siç mbulon edhe krimet e Kasem Trebeshinës në krye të armës së Sigurimit të Shtetit dhe që në fakt goditjen e madhe e mori pas dënimit të Mehmet Shehut, Feçor Shehut, pra grupit të fundit “armiqësor” të zbuluar nga PPSH.

Përmendja e rasteve të mësipërme e rreshton Lubonjën në krahun e atyre që të keqen e një sistemi gjakatar nuk e kërkojnë te themeluesit dhe ekzekutuesit e vërtetë, por ndër radhët e shkrimtarëve që edhe në raste juntash apo regjimesh po aq të egra sa komunizmi bëheshin frymëzues të lirisë dhe demokracisë.

37 komente në “Gënjeshtrat e Fatos Lubonjës për Kadarenë (dhe një ndjesë e munguar për akuzën e vrasjes së 7 personave nga i ati)”

  1. sofia says:

    KY penaxhiu ketu larte i quajtur çerçiz loloçi , duke patur simpati apo dhe interesa si keto te sotmet per Smahil Kadarene , me dokumentat qe nxjerre ka bindur veten dhe jo neve te tjereve qe dhe shume gjera i dime edhe me mire nga ky, por tipa te tille gjejene letra dhe interpretojn e jane bere si fotoshop sot; te pabesueshem katerciperisht. Marrim dokumentin e Janulla Rrapit; Ky thote qe ja dokumenti, por po ta lexosh dokumenti thote per internim te Janulles dhe asgje tjeter; pyeteni loloçin pse u internua Janulla kur ajo paska qene spiune e sigurimit te shtetit. Kete nuk e spjegon dokumenti, por ta dine ata qe nuk e dine, Janulla u internua nga sigurimi shtetit se ata i kishte vene nenkryetari i pergjithshem i frontit demokratik te Shqiperise shoku Ismahil Kadare qe te rrihnin djalin e Janulles qe dashuronte me vajzen e Kadarese, ta trembnin e ta largonin nga vajza. Ata ishin sigurimi shtetit qe Kadare i kishte ne dispozicion se ja kishte vene partia. Dhe jo vetem kaq: Kadare e Helena shkuan dhe i hoqen femijen nga barku vajzes se tyre, ndersa Renato e Janulla u internuan e sakatuan. Ky ishte njeriu human Kadare qe lirine e donte per vete dhe jo per te tjeret. Do shtoja dhe diçka, megjithese Kadare eshte nje zero njeri, nuk flase si shkrimtar, por si gjallese humane. Akuzonte vone ish punonjesin e sigurimit ……Hodaj se e survejonte dhe donte ta vriste dhe per kete kerkoi azil ne Paris ! Sa e çuditeshme aq dhe idioteske. Por idiotesirat me te medha i bejne njerezit e medhenj, me budallain kush mirret, veçse kujtojne se ja hodhen publikut……Ketu nuk mbrojta LUbonjen, se ai eshte kthyer ne psikopat sot, por desha ti thosha loloçit qe nuk mund te hedhe hi syve njerzeve me copa letra gjoja dokumenta. I beni te fala mendjes kushdo qe kerkon te mbroje diellin me shoshe.

    1. xheJ eN Bi says:

      emer sofia dauti…

      Tre ne nje.Shkon shume :emri Sofia mbiemri Dauti.
      Edhe ti nuk i lexon mire dokumentet.Ne dokument thuhet…me arsim 7-vjecar,
      punetore ne NTU ,e ve , e denuar( po ta perseris ) e denuar…

      Nuk e di se ç’moshe ke ti me emrin sofia dauti ,po ne qe e jetuam per nje
      kohe te gjate ate rregjim e dime se ç’pasoja kishe po te beje nje krushqi te tille.
      Ne ate kohe ishte mentaliteti i te gjitheve prinderve qe krushqit t’i beneim ne nivelin tyre.
      Ne jeten time vetem nje rast di qe nje vajze me universitet te martohet
      me nje djale me arsim te mesem.
      Ajo eshte shume e kuptueshme qe edhe Ismaili do bente perpjekje qe kjo lidhje
      te mos perfundonte (nese eshte e vertet ajo qe thuhet),si çdo prind ne ate periudhe.

      Sofia Dauti, ato qe pretendon ti se Ismaili vuri sigurimin per te rrahur djalin e Janulles
      jane broçkulla.Nuk ishte koha e Zani Caushit .

      Sofia Dauti , ti je nje miza para Ismail Kadarese qe ta quash ate gjallese.
      Mesa duket me njerez si ti ,u mbuloka dielli me shoshe.

    2. Tartufi says:

      Sofia ,,,, shkurtimisht ne nga jugu ,,, Loloci,,, i themi Loco. Locot jane nga prejardhija nga raca plebejsh,qe ne qytetin e Kadarese jetojne afersishte ne kasollet e barit per bagetite, Kadarese i ka ngelur si dhe Enver Hoxhes sot te vleresohet dhe
      te mbrohet nga plebejte e vertete te ketij populli [ Nga locot ] Jam i sinqerte per kete qe shkruaj,,, nuk e di se Kadareja si
      pjese ,qe nuk i takon plebejeve a e pranon kete mbrojtje e kesaj race plebeu.????? Kjo eshte nje pykpjetje e madhe, Per tjetrin
      pederastin e lagjes se tij Enverin,,, te jap 10000% se kjo ndyresire shqiptare eshte thelbesorija e plebeut..

      1. ben tirona1 says:

        Po ti,mor tuaf,desha te thosha Tartuf, e fut veten tek”intelektualet” ?
        Shko mor idiot,qe edhe nese e ke mbaruar universitetin,paska qene fatkeqesi per ata qe te kaluan,por edhe per ty,qe derdellit brockulla te nivelit te te pashkolluarit.

        1. Tartufi says:

          Ben locua,si duket ja nga race locosh,por nga Tirana e kuqe e paderastit te gjirokasteres.
          Locua beni,mer nje luge nga ameli i zogave,se te ben mire dhe leri universitetet e trapit.

          1. ben tirona1 says:

            Kape pak dhe mbaje fort,tufi!
            Sjam loloc,daku !
            Dy gjera mendoj dhe i besoj per ty.
            Spiun sigurimi,apo i deshtuar hakmarres.

    3. Ai qe i di te gjitha says:

      O Çerçiz!
      Me demek i terezit letrat ti, por nuk i thua te gjitha; Lexoje Kadarene mire ku thote se i eshte mirnjohes operativit V.M. qe e ka ndihmuar. Dhe ky eshte Vladimir Meçe i cili e ndihmoi Kadarene qe te bente kombinacionet kunder te dashurit te vajzes se tij. Ladi eshte ai qe ka perdorur Dhora Leken per te inçizuar Ndrek Lucen ne shtepine e tij ku Ndreka, siç del nga materiali eshte inçizuar duke therritur: “Ledy Makbeth i ka duart me gjak” etj, ku bente fjale per Nexhmie Hoxhen dhe gruaja e Ndrekes i lutej: “Aman Ndrek se na more ne qafe, ule zerin”!
      Keshtu Çerçiz, mos manipulo me gjysmen e faktit se te del bytha ne diell.
      Kaq per sot ore koqe e lales!

  2. loni says:

    po ky libonja eshte plere,un habitem sesi njerezit i japin kaq shume rendesi ketij fmi kriminelit te todi lubonjes,askush nuk te denon kote,diku ke shkelur ne derrase te kalbur qe bie me ne fund,ja te pyesim per ato familjet te vrare me urdher te babait te ketij felliqesire fatos lubonjes se cfare mendimi kan per kete pleren qe vetem kritikon te tjeret per krimet e komunizmit dhe per baben e vet nuk flet asnjehere,edhe pak do na i kthej ne hero,un kam pershtypjen qe po te pyesesh familjaret qe babai jote ka vrare dikur per hesap te komunizmit per ty dhe familjen tende,do ken vetem nje pergjigje per ty,pac fatin e babait tend,spurdhjak dhe plere shqiptare.

  3. Emer says:

    Kadare mund te jete shkrimtar i madh po si njeri eshte qenie e ulet, kameleon qe ndryshon nga te fryje era. Edhe qe ka propozuar internimin e te dashurit se te bijes, e di gjithe Tirana. Ai mori maksimumin e kohes nga komunizmi (shtepi me 4 dhoma, deputet, udhetime jashte shtetit) kurse tani hiqet si viktima e pare e tij.

  4. dauti says:

    Cerciz…te te vije turp! Je thjesht nje bythelepires e asgje me teper.
    1. Ceshtja e Janulla Rapit eshte shtjelluar shume mire ne librin e te ndjeres Liri Gjoliku “Jeta ime ne tri kohe”. Aty, Liria, jep te dhena te hollesishme se si u internua Janulla Rapi dhe djali i saj. Faji i ketij djali ishte se u dashurua me vajzen e IK dhe, kete nuk guxon ta shkruash, priste edhe nje femije. Ne goditjen e Janulla Rapit kane mare pjese anetare te byrose politike, si Foto Cami dhe Hekuran Isai. Vajza e IK, nen kujdesin e tyre, u cua e deshtoi ne Elbasan. Jane gjalle njerezit qe e dine hollesisht kete gje. Po ti Cerciz je i pafytyre.
    2. Botimi i lajmit se Todi Lubonja ka qene pjesetar i pushaketimit te nje grup[i te arratisurish, nuk ka asnje vlere. Ajo ngjarje ishte vazhdim i lkuftes. Do me thuash se u vrane njerez te ndershem?! Po ata vrisnin mesuesit qe perhapnin drite anembane malesise, cucat qe ishin ngritur kunder te vjetres dhe luftonin per dinjitetij e tyre si qenie njerezore. Po ku merr vesh ti nga te tilla gjera. Njerez qe shkruajne si ti po ngjallin Enver Hoxhen sot. E Fatos Lubonja nuk ben pjese ne ata qe duan te ngjallin Enver Hoxhen.
    Permend Spartak Ngjelen e Bashkim Shehun, dy njerez qe bejne pjese ne ata qe po “spastrojne” te kaluaren e Kadarese Po, keshtu eshte.
    Spartaku shkruan se IK udhehiqte, ne vitin 1972, luften per rrezimin e Enver Hoxhes!? Po a ka me sajim te tille historik? IK udhehiqte Todi Lubonjen e Fadil Pacramin?! Po a ka gje me qesharake?
    Kurse Bashkim Shehu sajon se ne hetuesi e kishin pyetur ate dhe te shoqen Per IK, por ata nuk thane asnje fjale. E shoqja e Bashkimit ishte bashkepunetore e sigurimit, njelloj si Dhora Leka, por ti Cerciz, si lake i Kadarese, ben dallim midis tyre sepse keshtu i intereson IK. Kurse Bashkim Shehu, qe ka mare me qafe njerez me deponimet e tij, ti na e mxjerr si mbrojtes te se vertetes. Ka nje kombinim interesant shkrimesh, se vetem dy dite me pare u botua nje shkrim i Kadarese se si ai, me zemer te ngrire, priste deponimet e Bashkimit.
    IK ka aq fuqi, le te kontrolloje dosjen hetimore te beniaminit te tij dhe do shohe se as eshte permendur emri i tij ne proceset e Bashkim Shehut.
    Nuk kam asnje lloj miqesie me Fatos Lubonjen, nuk jam dakord me shume gjera qe ai thote sot. Por, per nje gje e falenderoj…per kurajen qe ka te vere emrat reale te njerezve per te cilet shkruan. Lexoni librin e tij :Ridenimi: dhe do gjeni ne kete liber shume me teper nga ato qe thote Ngjela e Bashkim Shehu.
    Cerciz, meqe ke botuar ne nje dite me gruan e Ismailit, kerko, me mbeshtetjen e IK te hapen jo vetem dosjet, por edhe proceset gjyqesore te Ngjeles dhe Shehut, dhe po gjete nje deshmi apo pyetje per IK, atehere une do vi te ty te kerkoj te falur per keto qe shkruajta.

  5. saliu says:

    Mos e zer me goje Romeon se eshte viktima me e pafajshme qe ka kjo bote. U interrnua dhe e shtruan ne spital si te semure mendore vetem se dashuronte te bijen e Kadarese. Une nuk marr persiper te them se cili ishte personi qe ja beri kete te zeze por di te them se vajza e kadarese ka qendruar disa muaj sebashku me Romeon ne shtepine e tij. Ai ishte djale i mrekullueshem dhe shume i talentuar. “gabimi” qe beri ne jete ishte se dashuroi te bijen e Kadarese. Nuk dua absolutisht te ul figuren e shkrimtarit te madh, por disa te verteta nuk duhet te mohoen apo te manipulohen qe eshte skandaloze. Mos harroni se eshte shkaterruar jeta e nje te riu vetem se dashuroi. Kjo eshte e tmerrershme.

  6. K says:

    Punë shqiptarësh,gjellë qensh. Më i ndershmi mes tyre Ka qenë spium ose hajdut.

  7. filan says:

    fatos lubonja komunist dhe bir komunisti cfare mund te presesh nga ky njeri… sahan lepires si i jati servil i sales….njeri antiptik shikoje qe ne fytyre ,te kall daten te tremb kur e sheh ,vetem vetja e tij i pelqen pavaresisht se nga goja nxjerr vec helm

  8. hy says:

    cerciz mos lexo vetem lubonjen icily ketu ka shume te drejte por lexo edhe komentet e lexueseve

  9. beho says:

    Une e kam njohur FATOS LUBONJEN ne ditet me te erreta te jetes time atehere kur e dinim se siguria per jeten nuk egzistonte dhe ishim te destinuar te vuanim tmerrin komunist brenda telave me gjemba,ne burgun famekeq teQAFE BARIT.Ju po beni lufte klasash me kete person ,sepse i jati ka bere krime?FATOS LUBONJA ISHTE I PA THYER ,I PA TREMBUR DHE SHUME I NDERSHEM gjate qendrimit ne burg.Nderime FATOS ishe shembull i nderuar.

  10. econom says:

    Me sa mbaj mend ky Loloci ka qene sekretar rinie dhe me gjasme poet!!!!!!!!!!!!

  11. mira says:

    Cerciz Loloci = Fari Balliu.

  12. andromeda says:

    Ky qorri i Lubonjave e ka pasë hak burgimin nga regjimi enverist. Ai është një karakter me një ego tejet të sëmurë, ndaj është kundër të gjithëve, dhe kundër çdo produkti ‘made in Albania’. Pra një antishqiptar i tërbuar, e si i tillë duhet përbuzur me neveri. Mediat duhet ta evitojnë këtë sharlatan se vetëm dëm sjell për Shqipërinë.

  13. dylaver kaucuku says:

    nese zylyftar ramizi ka thon se Ismaili ka qen bashkpuntor sigurimi,kjo duhet te merret serjozisht. sepse sigurimi bente bashkpuntore nga rradhet e atyre qe delnin jasht shtetit,dhe me miratim te vecant te komitetit te partis se rrethit ,mund te behej bashkepuntor sigurimi edhe dikush qe ishte anetar partije me teser. pra anetari ose kandidati I partis nuk perjashtohej nga mundsija per tu bo bashkpuntor sigurimi,porse e vecanta per te ishte qe duhej te merrej me par miratimi I sekretarit te par te rrethit,n
    ndersa per bashkpuntoret pa parti s kishte nevoj te merrej leja e partis.
    pra ligji e lejonte qe is kadari te ishte bp. edhe interesi operativ ndoshta ka qen,p.sh.
    1.si student ne moske mund te ishte bp per ruajtjen dhe kontrollin e figures se studentve shqiptar jasht shtetit,
    2.apo me von mund te ket qen bp per drejtimin inteligjenc rini,
    3.ose edhe bp per grupet qe delnin jasht shtetit. franc…
    keta lloj bp ishin me teper si shoke,dhe trajtoheshin nga p.operativ qe I mbante ne lidhje,ne menyr me te respektuar. madje atyre as nuk ju theksohej qe ishin bp,shqip spiuna. por thjesht ne bisedime me ta konsumoheshin detyrat operative qe kishin te benin me ato tre pikat qe u than me siper. edhe documentacjonin e bashkpuntorit deklaraten e bashkpunimit e kishin formale dhe nganjiher as ju kerkohej.

  14. klodi says:

    Poezia e Ismail Kadare-se ka qene nje himn per diktaturen komuniste.
    Shqiponjat fluturojnë lart
    Vargje të Ismail Kadaresë

    Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
    Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
    Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
    Ato rrahin të të shkulin,
    Por ti veç vaditesh
    Prej shqotës së tyre
    Dhe mes shqotave rritesh.

  15. klodi says:

    Poezia e Kadare-se ka qene himn per regjimin.
    Shqiponjat fluturojnë lart
    Vargje të Ismail Kadaresë

    Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
    Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
    Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
    Ato rrahin të të shkulin,
    Por ti veç vaditesh
    Prej shqotës së tyre
    Dhe mes shqotave rritesh.

  16. dylaver kaucuku says:

    persa I perket historis me renaton,aty Ismaili ka vepru si nji shqiptar tipik I poshter I keq dhe servil I pushtetit.
    ai nuk donte qe goca e tij te perfundonte me nje “rrugac pazari”,megjithse Renato ishte cun me brum por pa shkoll t lart. dhe nga familje “kurve” sic quhej atehere,sepse tash do quhej ne te kunderten.
    Ismaili perdori sigurimin dhe policing per ta largu gocen nga Renato
    ata te dy duheshin Ismaili I prishi.
    esht hipokrit Ismaili. nderkoh qe shkruajti ate tregimin per ate vajzen …”patenta e virgjeris” ne mos gaboj,ku qante hallin e asaj qe duhej te provonte se ishte e virgjen,ne te njejten koh bente veprime te tilla cnjerzore ,abortime,apo rrafje dhendrri te padeshirueshem per arsy biografije!!!
    Ismaili duhet te kerkoj falje te pakten . mos t themi qe esht I pergjegjshem penalisht.
    po t ishte n poloni do ta fusnin n burg per abort.
    megjithate,kjo esht nje ngjarje tipike shqiptare,qe tregon se kush jan shqiptaret,ku edhe “lideri shpirtnor moral intelektual” I tyre ,eshte thjesht nje debil kriminel osmanlli mysliman qe e marto gocen me shkuesi!!
    vari krt atij kombi qe pretend per me mor nobel me ksilloj tipash
    po goca e vet ca thot?
    te pakten te prononcohet ajo ,se po pati karakter e thot te verteten.
    edhe goca e stalinit apo cuni I krushovit kur ka ardh koha jan prononcu ndershmnisht per prindrit e tyre diktatror.
    te flas goca.. po qe se ka karakter.

    1. ben tirona1 says:

      O dylaver!
      Ta them une se kush ishte Renatoja,sepse e kam njohur ne shkolle.
      Ishte nje Dick,qe permendte dhe fliste me copa filmash ,qe i linte shoket ne balte duke i mashtruar dhe shitur per interesat e veta dhe qe te gjithe sia vershellyen me,kur e kuptuan se ishte bir kurve dhe spiun.

  17. dylaver katermaja says:

    ore!
    po t lexosh poezit e kadarit ,edhe pa qen komunist behesh I till.
    edhe po ta urresh dull hoxhen,behesh votues I tij vec nga vargjet e is adarit per dull katnarin.

  18. Is Kadarja ish zevendes i Nexhi Hoxhes per 25 vite says:

    Plotesishte dakort me komentuesin “dauti”. As presjen nuk i heq.

  19. Nexhmija says:

    “Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit”

    Menjëherë pas shpalljes së denimit me vdekje nga gjykata e faktit e kryeqytetit, Zylyftar Ramizi ka dashur të publikojë një dokument që përmban një akuzë tepër të rëndë për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

    “Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit” – është thelbi i këtij dokumenti, në të cilin shkruhet edhe pseudonimi i tij, por dhe njerëzit që ai ka denuar me këtë veprimtari. Ndaj Zylyftar Ramizit prej pesë muajsh rëndon akuza e “Krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim”, pasi duke qenë me detyrën e shefit të Sigurimit të Shtetit shqiptar nga 1 nëntori 1982 deri në 7-8 korrik 1990, ka propozuar, urdhëruar e zbatuar dëbimin dhe internimin masiv të qytetarëve shqiptarë për shkaqe politike. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta që kanë shtyrë Ramizin që të hapë një superdosje, pikerisht para pak minutave në qeli sipas rregullores së burgjeve shqiptare ai të vishte kokoren e vdekjes e të lidhet këmbë e duar, deri në ditën e egzekutimit? Ndoshta ky veprim”inekstremis” i tij, është diktuar nga rethanat e zhvillimit të gjyqit te sapopërfunduar. Vetëm dhjetë ditë më parë shkrimtari më i madh në historinë e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, kandidat disa herë për çmimin ” Nobel” në letërsi, kishte sulmuar ish shefin e sigurimit. Madje, në intervistën e tij më të fundit dhënë gazetës “Albania”, ai kishte përmendur një moment ku në gjyqet e zhvilluara së fundi në gjykatën e Tiranës ndaj ish funksionarëve të lartë komunistë, njëri prej tyre megjithëse në bangon e të akuzuarve, kishte bërë shantazh. Ai kishte cituar, pa i përmendur emrin, një shprehje të Ramizit për një dëshmitar se meqë ai nuk u tregua burrë, “unë do ta them”, duke përmendur pas kësaj qenien e Kadaresë si agjent të shërbimeve të huaja. Ka qenë më pas avokati i ish shefit të kundërzbulimit shqiptar, Nasip Naco, që kishte deklaruar për disa organe shtypi se “klienti im denohet pasi ai di disa njerëz që sot kanë pushtet. Është pikërisht presioni i tyre që detyron marrjen e vendimeve të tilla ekstreme për Ramizin. Disa prej funksionarëve të lartë të sotëm kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit” – kishte deklaruar avokati.

    “Pseudonimi prej agjenti i Ismail Kadaresë ka qenë “Gjenerali”

    Katër faqe letër me shkrimin e tij, të shkruar në qeli me titull – “Për Ismail Kadarenë” – ishin ato faqe me të cilat Zylyftar Ramizi hapi “Dosjen-Bombë”. “Kadareja nuk ka qenë nën kontrollin e organeve të Sigurimit të Shtetit, ato që ai ka shkruar në lidhje me këtë çështje nuk janë të vërteta. Ai përkundrazi ka qenë mik i këtyre organeve, pasi ka qenë bashkëpunëtor i tyre. Në informata qe ka dhënë në organet e Sigurimit bashkëpunëtori “Gjenerali”, pra, Ismail Kadareja, ka dhënë konsiderata negative për mjaft vepra artistike”.

    Kadareja ka dhënë konsiderata për Dhimitër Shuteriqin, Kol Jakovën, Petro Markon, Petro Zhein, Anastas Kondon dhe për një bojaxhi, Mustafa Greblleshin, që për mua është emër i pa njohur e dëgjuar (fillimisht shkrimtar, e më pas i denuar nga regjimi komunist). Me kujtohet mire se konsiderata negative ka dhënë për romanin “Stina e armëve” me autor Petro Marko, për romanin “Kur qeshë qyteti” dhe për autorin e saj (Qamil Buxheli)….”

    Pas kësaj, ish kryesigurimsi ka vazhduar konsideratat e tij tepër negative për Kadarenë, duke shkruar madje se “fjala e tij në organet e larta udhëheqëse të Partisë e të shtetit ishte apsolute.” Për ta përforcuar këtë, Ramizi shprehet se kështu, një djalë vetëm se u dashurua dhe hyri në marrëdhënie me vajzën e tij, ai ndërhyri në këto organe, ku kërkoi që ai të futej në burg apo të internohej……………………………………………………………………………………………………………..

    “Me të vërtetë familja e këtij djali dhe ky vetë u internuan në vitin 1982 në kundërshtim me të gjitha rregullat e ligjet e asaj kohe. E kjo familje ishte e” Janulla Rrapit” – ka përfunduar këtë pjesë të rrëfimit të tij. Pas kësaj ish Drejtori i Drejtorisë së Parë të Kundërzbulimit ka vazhduar të tregojë sipas mënyrës së tij, disa hollësi nga jeta e shkrimtarit, ku tregohet se njeriu i letrave ka qene “mik i ngushtë i Enver Hoxhës dhe detaje të tjera që tregojnë lidhjet e tij me strukturat e ish shtetit komunist.”……………………………………………………………………………………………….”

    Nuk dihet ende saktësia e akuzave të tjera të rënda të kreut të Sigurimit ndaj Ismail Kadaresë….Megjithate, gjithçka mbetet e hapur dhe vetëm koha do të jetë treguesja më e qartë e vërtetësisë së akuzave të nxjera nga goja dhe dora e Zylyftar Ramizit.

    Kronikë marë nga gazeta “Koha Jonë”
    E Shtunë, 25 maj 1996

    z.Fatos Lubonja eshte simbol i kurajos qe shkruan te verteten pa patur frike ,duke e ditur se Kadarea eshte i preferuari i Saliut dhe Edit.. Respekte per ju intelektual i persosur Fatos Lubonja ..

  20. Sara says:

    “Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit”

    Menjëherë pas shpalljes së denimit me vdekje nga gjykata e faktit e kryeqytetit, Zylyftar Ramizi ka dashur të publikojë një dokument që përmban një akuzë tepër të rëndë për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

    “Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit” – është thelbi i këtij dokumenti, në të cilin shkruhet edhe pseudonimi i tij, por dhe njerëzit që ai ka denuar me këtë veprimtari. Ndaj Zylyftar Ramizit prej pesë muajsh rëndon akuza e “Krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim”, pasi duke qenë me detyrën e shefit të Sigurimit të Shtetit shqiptar nga 1 nëntori 1982 deri në 7-8 korrik 1990, ka propozuar, urdhëruar e zbatuar dëbimin dhe internimin masiv të qytetarëve shqiptarë për shkaqe politike. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta që kanë shtyrë Ramizin që të hapë një superdosje, pikerisht para pak minutave në qeli sipas rregullores së burgjeve shqiptare ai të vishte kokoren e vdekjes e të lidhet këmbë e duar, deri në ditën e egzekutimit? Ndoshta ky veprim”inekstremis” i tij, është diktuar nga rethanat e zhvillimit të gjyqit te sapopërfunduar. Vetëm dhjetë ditë më parë shkrimtari më i madh në historinë e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, kandidat disa herë për çmimin ” Nobel” në letërsi, kishte sulmuar ish shefin e sigurimit. Madje, në intervistën e tij më të fundit dhënë gazetës “Albania”, ai kishte përmendur një moment ku në gjyqet e zhvilluara së fundi në gjykatën e Tiranës ndaj ish funksionarëve të lartë komunistë, njëri prej tyre megjithëse në bangon e të akuzuarve, kishte bërë shantazh. Ai kishte cituar, pa i përmendur emrin, një shprehje të Ramizit për një dëshmitar se meqë ai nuk u tregua burrë, “unë do ta them”, duke përmendur pas kësaj qenien e Kadaresë si agjent të shërbimeve të huaja. Ka qenë më pas avokati i ish shefit të kundërzbulimit shqiptar, Nasip Naco, që kishte deklaruar për disa organe shtypi se “klienti im denohet pasi ai di disa njerëz që sot kanë pushtet. Është pikërisht presioni i tyre që detyron marrjen e vendimeve të tilla ekstreme për Ramizin. Disa prej funksionarëve të lartë të sotëm kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit” – kishte deklaruar avokati.

    “Pseudonimi prej agjenti i Ismail Kadaresë ka qenë “Gjenerali”

    Katër faqe letër me shkrimin e tij, të shkruar në qeli me titull – “Për Ismail Kadarenë” – ishin ato faqe me të cilat Zylyftar Ramizi hapi “Dosjen-Bombë”. “Kadareja nuk ka qenë nën kontrollin e organeve të Sigurimit të Shtetit, ato që ai ka shkruar në lidhje me këtë çështje nuk janë të vërteta. Ai përkundrazi ka qenë mik i këtyre organeve, pasi ka qenë bashkëpunëtor i tyre. Në informata qe ka dhënë në organet e Sigurimit bashkëpunëtori “Gjenerali”, pra, Ismail Kadareja, ka dhënë konsiderata negative për mjaft vepra artistike”.

    Kadareja ka dhënë konsiderata për Dhimitër Shuteriqin, Kol Jakovën, Petro Markon, Petro Zhein, Anastas Kondon dhe për një bojaxhi, Mustafa Greblleshin, që për mua është emër i pa njohur e dëgjuar (fillimisht shkrimtar, e më pas i denuar nga regjimi komunist). Me kujtohet mire se konsiderata negative ka dhënë për romanin “Stina e armëve” me autor Petro Marko, për romanin “Kur qeshë qyteti” dhe për autorin e saj (Qamil Buxheli)….”

    Pas kësaj, ish kryesigurimsi ka vazhduar konsideratat e tij tepër negative për Kadarenë, duke shkruar madje se “fjala e tij në organet e larta udhëheqëse të Partisë e të shtetit ishte apsolute.” Për ta përforcuar këtë, Ramizi shprehet se kështu, një djalë vetëm se u dashurua dhe hyri në marrëdhënie me vajzën e tij, ai ndërhyri në këto organe, ku kërkoi që ai të futej në burg apo të internohej……………………………………………………………………………………………………………..

    “Me të vërtetë familja e këtij djali dhe ky vetë u internuan në vitin 1982 në kundërshtim me të gjitha rregullat e ligjet e asaj kohe. E kjo familje ishte e” Janulla Rrapit” – ka përfunduar këtë pjesë të rrëfimit të tij. Pas kësaj ish Drejtori i Drejtorisë së Parë të Kundërzbulimit ka vazhduar të tregojë sipas mënyrës së tij, disa hollësi nga jeta e shkrimtarit, ku tregohet se njeriu i letrave ka qene “mik i ngushtë i Enver Hoxhës dhe detaje të tjera që tregojnë lidhjet e tij me strukturat e ish shtetit komunist.”……………………………………………………………………………………………….”

    Nuk dihet ende saktësia e akuzave të tjera të rënda të kreut të Sigurimit ndaj Ismail Kadaresë….Megjithate, gjithçka mbetet e hapur dhe vetëm koha do të jetë treguesja më e qartë e vërtetësisë së akuzave të nxjera nga goja dhe dora e Zylyftar Ramizit.

    Kronikë marë nga gazeta “Koha Jonë”
    E Shtunë, 25 maj 1996

  21. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky loloci po ben si i zgjuar
    Per qef te kuckes se ketij u interrnua familjae e janulles dhe i biri.
    Po c’è desje more Renato klyshen e ketij surratn bythedangalle.
    Cdonit qe u ngaterruat me rracen e mutit.
    Shpresojme ta kete zene haka jote e ta kete gjete ndonje bela te bijen e ketij
    I dhjefsja librat edhe rracen .

  22. IP says:

    Te flase Kadareja si e coi poetin e talentuar Viktor Qyrku ne vetvrasje (shikoni diskutimet e letrat e Ismail Kadarese dora vete), si e detyroi poetin e madh cam, shume te talentuar te arratisej dhe pastaj te vdiste ne rrethana shume misteroze ne New York etj etj. Ne rinia e Tiranes se fillim viteve 70, jemi deshmitare te miqesise se madhe te Kadarese dhe gruas se tij me Todi Lubonjen, I shihnim te shetisnin se bashku ne oret e vona ne Bulevard, por kur filloi goditja e Todit, Kadareja morri anen e Enverit ne luften kunder liberalizmit dhe revizionizmit ne arte dhe kunder Todit e fadilit vete (pasi ju morri gjithe privilegjet qe ata kishin ne dore tia jepnin sa kishin fuqi). Kadare ka bere cdo gje duke perdoru bile dhe artin e tij, talentin e tij per te perfituar privilegje qe askush nuk I kishte (as ata qe luftuan dhe punuan rende po qe s’merrnin dot asnje apartament te thjeshte apo nje flete kampi 1000 lekshe)… dhe I perfitoi si para dhe pas 90s. pse? Se ai nuk ka parime morale, ai shet dhe Elenen per privilegje.
    Shkroi si askush per Partine… Ku t’i gjej rrenjet e tua Parti… dhe ishte gati te shkulte rrenjet e lisave te kohes se Skenderbeut qe te gjente rrenjet e Partise se tij te dashur ku hyri me deshire dhe kembengulje prej komunisti te devotshem.

  23. Nexhmija says:

    .Ish kryehetuesi i Tiranës, Dilaver Bengu, flet për çështjen Rrapi e Kadare
    Foto Çami më kishte thirrur për të më thënë se për mua i kishte vajtur një ankesë nga ana e kadareve. Sipas ankesës, unë nuk po e trajtoja siç duhej çështjen e denoncuar prej kadareve, duke mbrojtur pa të drejtë familjen Rrapi. Çami më tha “nderi i kadareve duhet vënë në vend. Renato Rrapi duhet arrestuar”. Pasi e dëgjova
    me vëmendje Sekretarin Çami, i thashë: “Shoku Foto, konflikti Rrapi-Kadare ka lindur për shkak të dashurisë së Renatos me Gresën dhe kjo dashuri është reciproke prej mëse një viti”. Shtova se hetuesia nuk bën arrestime të kësaj natyre, pasi nuk ka bazë ligjore për ta bërë këtë.
    – Si erdhi te ju çështja Rrapi dhe si e pritët?
    Ismail Kadareja ishte ankuar në polici dhe hetuesi për Renato Rrapin, duke e akuzuar ate si një rrugaç, që i prishte qetësinë. Sipas Ismailit, Rrapi e merrte në telefon edhe e shqetësonte. Për të ëmën e Renatos, Janullën, kishte thënë se i kishte fyer e kërcënuar. Opinioni ishte sensibilizuar tashmë, pasi Kadareja ishte njëshi i letrave shqipe. Duhej të korrigjohej njolla që i ishte shkaktuar kësaj familje të madhe. Kështu, mbi bazën e denoncimit të drejtpërdrejtë të shkrimtarit, bazat ligjore ishin të mjaftuesheme për të filluar hetimin e çështjes.
    – Ke ngarkuat për t’u marrë me hetimin e kësaj dosjeje?
    Çështjen ia besova një hetuesi mjaft objektiv. N. Topjani ishte nga rrethet dhe nuk njihte asnjërën nga palët. Kështu, do te vepronte me paanshmëri gjatë hetimeve. E porosita të mos privilegjonte askend dhe, për çdo kërcënim apo shantazh, të më informonte mua. Ndoshta ato ditë në Tiranë po përgojohej motivi i konfliktit mes familjeve Rrapi-Kadare.
    – Çfarë rezultoi nga hetimet?
    Hetuesi Topjani punoi me mjaft kujdes dhe me informonte me hollësi për të gjitha faktet e reja që gjente. Vetëm pak kohë pas nisjes së hetimeve, ai erdhi tek unë dhe më tha se midis Gresa Kadaresë dhe Renato Rrapit kishte lidhje dashurie. Ismail Kadareja donte t’i jepte fund kësaj lidhjeje dhe këtu nisi konflikti. Pra, bëhej fjalë për një çështje civile. Shkrimtari i madh po përdorte shtetin për të zgjidhur problemet e tij. Ishte mëse e qartë se nuk kishim të bënim me çështje penale.
    – A pati ndërhyrje gjatë hetimit?
    Po, mësova nga vartësi im i ngarkuar për të hetuar, se kishte pasur presione për t’i shkuar çështjes me ndjekje penale. Ndërkaq, Elena Kadare kërkonte nga hetuesia ndjekje penale me masë arresti për Renaton dhe Janulla Rrapin.
    – Si reaguat ju, pasi mësuat si qëndronin punët?
    Pasi u informova nga hetuesi, se Dosja Rrapi nuk kishte të bënte me vepër penale, por për konlikt reciprok, i dhashë urdhër Topjanit që ta pushonte çështjen. Nuk na takonte neve, si organ, të merreshim me gjëra jashtë kompetencës sonë.
    – Po nga ana e familjes Rrapi, patët ndonjë ankesë?
    Janulla Rrapi erdhi gjatë kësaj periudhe në zyrën time dhe u ankua zyrtarisht. Ajo më bëri të ditur se njëri nga hetuesit e Tiranës, pra, një nga vartësit e mi, informonte Ismailin për ecurinë e hetimeve. Janulla dinte emrin e hetuesit, të cilin ma tha edhe mua. Nuk e kam idenë se nga e kishte marr vesh këtë, por ajo nuk gabohej. Ishte mëse e vertetë hamendja e saj dhe këte unë e vërtetova shumë shpejtë.
    – A morët masa ndaj hetuesit, pasi u informuat për këtë?
    Çdo pasdite zhvilloja mbledhje me vartësit e mi, për të mësuar të rejat mbi hetimin e dosjeve. Në mbledhjen e asaj dite, pasi pyeta Topjanin për ecurinë e Rrapit dhe pasi ai me informoi shkurtimisht, unë iu drejtova atij me fjalët: “Mos prano asnjë ndërhyrje apo presion në këtë çështje. Të kanë ardhur njerëz konkretë në zyrë për të ndërhyrë, por ti mos prano që të hyjë njeri pa lejen tënde. As kadaretë, megjithë reputacionin e tyre, nuk kanë pse të shkelin tek ty për të fituar privilegje pa të drejtë. Zëri im i lartë, i shoqëruar me diksion, kur thashë këto fjalë, bëri që të nesërmen në mëngjes të merrja një telefonatë.
    – Kush ju telefonoi?
    Ishte Ministri i Brendshëm, Hekuran Isai. Ai i ra telefonit tim në orën tetë të mëngjesit. Më tha se në mbledhjen e një dite më parë kisha fyer kadaretë. Iu përgjigja duke i thënë se kjo nuk ishte e vërtetë, sepse kisha sqaruar vetëm diçka mbi Çështjen Rrapi. Nuk kisha fyer askend, por vetëm kisha përmendur fakte.
    – Dyshuat tek ndokush, që mund të kishte informuar ministrin Isai?
    Menjehere e kuptova se për mua kishte raportuar hetuesi, që informonte kadaretë. Kjo nuk ishte shumë e vështirë për t’u marrë vesh, pasi unë e dija tashmë se kush ishte spiuni. Me kërkesën e vetë ministrit, që kërkoi të më takonte, mora hetuesin e çështjes edhe hetuesin spiun, dhe u paraqitëm tek Isai për t’i dhënë një tablo më të qartë të situatës mbi çështjen e bujshme.
    – Si rrodhën ngjarjet më tej?
    Me të vajtur në zyren e Hekuran Isait, hetuesi N. Topjani, sqaroi gjithçka mbi çështjen. Ai parashtroi para ministrit të gjitha faktet, që perjashtonin penalitetin e ngjarjes. Kështu, ne e hoqëm njëherë e mirë përgjegjësinë mbi Dosjen Rrapi. Ndërkaq, Elena Kadare kishte shkuar tek Ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, dhe i kishte thënë se unë isha pozicionuar kundër tyre në gjykim e kësaj historie. Kur Isai më thirri në zyrën e tij, unë ia sqarova sesi qëndronin punët. Ministri, kur mësoi të vërtetën, më tha që të zbatoja vetëm ligjin, pa ia mbajtur anën askujt. Ndër të tjera, Elena i kishte thënë Hekuran Isait, se Janulla Rrapi ishte agjente e rusëve dhe, si ka mundësi, që Bengasi e mbron, duke zbutur luftën e klasave.
    – Si reaguat ju, pas këtyre akuzave?
    Nuk kisha asnjë dijeni që Janulla Rrapi të ishte agjente e rusëve. Se nga e kishte marrë Elena këtë të dhënë, ishte e çuditshme, por dihej se Ismail Kadareja kishte shumë lidhje me disa oficerë të Sigurimit të Shtetit shqiptar.
    – Si reagoi Isai?
    Që prej asaj dite, nuk patëm ndonjë telefonatë apo thirrje nga ai. Por, pas Ministrit të Brendshëm, unë u thirra nga Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë për Tiranën, Foto Çami.
    – Cili ishte qëllimi i këtij takimi?
    Çami më kishte thirrur për të më thënë se për mua i kishte vajtur një ankesë nga ana e kadareve. Sipas ankesës, unë nuk po e trajtoja siç duhej çështjen e denoncuar prej kadareve, duke mbrojtur pa të drejtë familjen Rrapi. Çami më tha “nderi i kadareve duhet vënë në vend. Renato Rrapi duhet arrestuar”. Pasi e dëgjova me vëmendje Sekretarin Çami, i thashë: “Shoku Foto, konflikti Rrapi-Kadare ka lindur për shkak të dashurisë së Renatos me Gresën dhe kjo dashuri është reciproke prej mëse një viti”. Shtova se hetuesia nuk bën arrestime të kësaj natyre, pasi nuk ka bazë ligjore për ta bërë këtë.
    – Me kaq u mbyll ky takim?
    Jo, Fotoja më kërkoi që unë të bëja edhe veprime të tjera, por nuk do ta përmend kërkesën e tij, pasi nuk dua të cenoj askend. Shkurt, ai këmbënguli në të tijën, por nuk e mora parasysh fare ate, duke ia bërë të qartë se nuk pranoja të shkelja ligjin për askend. Respekti për Foto Çamin nuk më mungonte, se ai kishte nivel të lartë kulturor, por, për rastin konkret, e kundërshtova, duke iu referuar ligjit.

  24. xhulio says:

    Nje portal qe e ka Kadaren “lule mos me prek”.Hapni faqen e diskutimeve se late nam.Askush ne kete bote nuk eshte i pakrtikueshem.Demokraciia kerkon ballafaqim mendimesh.Ju perdorni censuren e heshtjes.Ky nuk eshte vetem turp.Ky eshte te mbash gjalle nostalgjine per kohen e zeze, te edukosh brezat me njerez oborri, qofshin keta te talentuar.

  25. Sa mire i mban mend more DILAVER KAUCUKU.Po eshte e sakte ajo qe shkruan kolegu im Dilaver.I.K.mund te jete rekrutuar perpara se te shkonte per studime ne Rusi.Une do te shtoja se me vone mund te jete perjashtuar nga rrjeti sekret por eshte mbajtur ne lidhje formale(gjoja).

  26. dylaver katermaja says:

    is kadar,
    tipik shqiptar:
    shpirtin sere
    e mendjen ar!
    ismail
    ore debil
    shpirtezi
    mendje flori.

  27. luzati says:

    nuk e kuptoj cfare falje duhet F.LUBONJA kur ata jane pushtatuar pas nje vendimi gjykate??????

  28. safo says:

    Per te kuptuar kritiken qe Lubonja i ben librit te Kalocit, me e pakta qe duhet te bente Tema eshte qe te jepet linku per te lexuar artikullin e tij para se ai te sulmohet. Megjithate kush desheron ballfaqim me te verteten, mund ta gjeje lehte artikullin e Lubonjes tek blogu Perpjekja, ashtu sic bera une. Lubonja jep nje gjykim objektiv. Nuk eshte puna te mbrojme figuren e Kadarese, puna qe eshte autore te ndryshem, ne emer te perkrahjes absolute qe i bejne Kadarese (qe ai ne fakt nuk e ka nevoje), perpiqen te lartesojne figuren e tyre personale. Dhe Lubonja gjen ne librin “dokumentar” te Kalocit shume interpretime subjektive, te cilat bien ne kundershtim me dokumentat e kohes duke u etiketuar nga Lubonja si “libra të kulturës së manipulimit dhe simulimit “. Disa argumenta qe sjell Lubonja po i rendis ,me poshte
    1. Emri i Kadaresë nuk ka dalë si rezultat i ndonjë pyetjeje për të (gjate hetimit te Todi Lubonjes), por siç e nënkupton edhe përgjigjja, nga pyetja se ç’mendonte im atë për letërsinë. -Kaloci sipas Lubonjes manipulon.
    2. Pohimi i Fadil Pacramit: “Biseda të tilla për këtë çështje kam zhvilluar me Ibrahim Uruçin, Kujtim Spahivoglin, Bardhyl Kosovën, Riza Hajron, Qamil Buxhelin, Ismail Kadarenë dhe kam folur në një mbledhje me trupën e Teatrit Popullor”. “Pikëpamje të ngjashme me mua për romanin e shkurtër ka pasur edhe Ismail Kadareja, Dhimitër Xhuvani e ndonjë tjetër i ri.” Emri i Kadaresë nuk ndahet në dokument nga shumë emra me të cilët Paçrami ka punuar si njeri i kulturës dhe si politikan,Asnjë pyetje nuk i drejtohet në mënyrë të veçantë për Kadarenë. Kurse manipuluesit (thote Lubonja) shkruajnë: “Ato çka deponon Fadil Paçrami në procesin e tij hetimor janë ‘kopsitur’ me shumë kujdes deri në detaje nga më të hollësishmet, për ta ‘implikuar’ Kadarenë ‘si bashkëpunëtor në veprimtarinë armiqësore’ të Paçramit”.

    3. Ceshtja e poemes “Pashallaret e kuq” (selektiviteti i “studjuesve”)
    Lubonja thote: Kadareja pretendonte në atë libër se poema ishte kundër Enver Hoxhës dhe nomenklaturës dhe se, jo vetëm nuk qe botuar, por qe zhdukur prej tyre, duke kryer kështu një krim ndaj letërsisë. Mirëpo në atë debat (ne 2000) dolën edhe shumë dëshmi se ajo nuk ishte kundër Hoxhës, por kundër puçistëve dhe sabotatorëve që ky i kishte çuar në burg e në plumb; se mosbotimi i saj dhe zemërimi i Hoxhës lidhej me zellin e tepruar të autorit për t’ia veshur atij tërë meritat për vrasjen e këtyre armiqve, ndërkohë që ai në këto raste thoshte gjithmonë “partia”.

    4. Marredheniet e Kadarese me sigurimin e shtetit
    Lubonja thote: ” E pra, asnjë dokument të tillë nuk na ka ofruar autori (dmth egzistencen ne sigurimin e shtetit e nje dosjeje PP-që do të thotë procesi i përpunimit dhe dosjes 2A-që do të thotë se personi ka aktivitet armiqësor) për të na provuar ndjekjen e Kadaresë nga Sigurimi. I vetmi dokument që vjen nga sirtarët e Sigurimit është ai që flet për kalimin nga një funksionar i Sigurimit në një tjetër të disa dosjeve dhe listave ku figurojnë 315 emra (disa edhe të njohur publikisht), ku është edhe emri i të shoqes.
    -nuk po diskutojme deponimin e ish-zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, se Kadare ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi dhe ka pasur pseudonimin “Gjenerali”, gjë që e ka shkruar edhe shkrimtari Kasëm Trebeshina.
    Duke lexuar me kujdes sa thote Lubonja ne dy artikujt e fundit te tij, nuk duket se mjafton te vesh tituj bombastike ne anti- artikuj per ta denigur ate. Esenca e 2 artikujve te Lubonjes eshte qe libri “dokumentar” i Kalocit nuk rezulton i tille dhe qe Kadareja nuk ka qene i perndjekur nga regjimi monist sic mundohen ta paraqesin. Madje edhe vete Kadareja e ka pranuar nje gje te tille. Mund te thuhet qe ka qene nen vezhgim dhe dare te perhershme qe sistemi te perfitonte sa me shume nga fama e tij. Madje Lubonja eshte mjaft tolerat ndaj Kadarese edhe kur Kadareja shkruante kunder grupit armiqesor te Fadil Pacramit dhe Todi lubonjes , ndersa ata dergjeshin ne qelite e burgjeve-Lubonja mendon se ne nje fare menyre ky ishte haraci qe i paguante Kadareja sistemit per te ruajtur lirine e tij (te jetes dhe te krijimtarise).
    Gjithmone kam patur bindjen qe Lubonja eshte cliruar nga makthi i fshehjes se mendimeve te lira, qe eshte produkt i aktivitetit te tij mendor dhe jo i rrethanave, edhe ne dy artikujt e fundit te tij nuk u zhgenjeva.
    P.s. Balzaku, qe i ka bere radiografine me te thelle sistemit kapitalist franceez te kohes se tij, po te gjykohet sipas te dhenave personale rezulton te jete nje njeri mjaft pervers. Megjithate askush nuk merret me jeten e tij, vepra letrare eshte ajo qe e ben te shquar ASHTU SI DHE KADARENE.

  29. Bond says:

    Kadare eshte shkrimtar i madh dhe talent i padiskutueshem. Shkrimet e tij jane vleresuar nga bota mbare dhe eshe disa here kandidat per cmimin Nobel.
    Gjate sistemit socialist Kadare ka hapur me mjeshteri dyer e dritare ne mendjet e topitura te njerezve drejt lirise dhe orientmit perendimor te vendit.
    Te tjerat jane vogelsi qe eklipsohen nga rrezet e letij gjeniu te madh te letrave qe eshte krenaria e kombit dhe gjithe shqiptareve ne bote!
    Cfare jane Renato Rrapi, Fatos Lubonja apo ndonje tjeter para Tij. AZGJE FARE!
    Jepini Qezarit ate qe i takon she mos u merrni me mizat e grenzat e mjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje