Hetimi i basteve, Skënderbeu drejt një tjetër dënimi?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

skenderbeuOrgani më i lartë i futbollit europian, UEFA, po përgatitet për një tjetër dënim të rëndë ndaj kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut, skuadër e konsideruar prej tyre si e përfshirë në një investigim për shitje ndeshjesh, shkruan agjencia amerikane e lajmeve , “Associated Press”.

Sipas saj, shefi i sektorit të integritetit dhe çështjeve disiplinore të UEFA-s, Emilio Garsia ka theksuar se vendimi për të pezulluar me një vit përjashtim nga pjesëmarrja në aktivitetet europiane ka qene thjesht një dënim provizor.

Sipas Garsias, organet disiplinore të UEFA-s janë duke konsideruar një dënim disiplinor të skuadrës Shqiptare. Gjithçka është bërë e ditur ditën e mërkurë në Gjenevë të Zvicrës, ku është zhvilluar konferenca e integritetit të sporteve. Në këtë mënyrë shpjegohet edhe vonesa kaq e gjatë e arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, raporton TCH.

Ndryshimi i hetimit të çështjes nga administrative në disiplinore ka dhe një përshkallëzim serioz të masës së ndëshkimit. Në muajin korrik të këtij viti skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu është pezulluar nga aktivitetet e Champions Leagues për sezonin 2016/2017 nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s i bazuar në disa dyshime të forta për përfshirje të skuadrës korçare në fiksime rezultatesh.

Skënderbeu u hoq nga përballja që do të kishte me skuadrën hungareze të Ferencvarosh, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë paraeliminator të këtij turneu. Sipas Garsias, skuadra shqiptare është e dyshuar për dy ndeshje të Champions Leagues dhe dy ndeshjeve të fazës së grupeve të kupës Europa League gjatë vitit 2015-të.

Në raportin e UEFA-s, skuadra e Skënderbeut konsiderohet si e përfshirë edhe në 50 ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë duke filluar nga viti 2011-të.

aaa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Hetimi i basteve, Skënderbeu drejt një tjetër dënimi?”

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... says:

    UEFA flet, vepron dhe denon me fakte per trukimin e ndeshjeve nga Skenderbeu, por FSHF nuk sy te shikoje dhe veshe te ndegjoje, me ne krye Duken e Krimit, ata jane vete te perfshire ne kete valle dhe bastexhinj profesioniste.
    Sa te jete ne krye te FSHF Duka i Krimit, Skenderbeu vetem kampion do te dale, ekipet e tjere luajne rolon e numerorit te topit.

  2. GURI I KAMJES says:

    “Skenderbeu” eshte viktime e letrave anonime derguar UEFA-s prej Klubit “Partizani” dhe e tifozeve te tij. Eshte hera e pare qe marrim dijeni se per te ndeshkuar nje skuader paska nje vendim provizor, i ekzekutuar e nje vendim perfundimtar. “Demi” me i madh i hamendesuar ne kete rast eshte ai i kumarxhinjve, qe te perkrahur nga FEDERBET kane ngritur zerin qe ashtu si dhe vete “Federbet” kane humbur shuma te medha nga bastet e vena. Kesisoj nuk ndodhemi para shkeljes se rregullave te “Lojes se ndershme”, por te shqetesimit per boshatisjen e xhepave te kumarxhinjve. Shoqerite e basteve kane ne themel te aktivitetit te tyre pikerisht fitimin nga bastet. Nuk shpiegohet ndryshe kur i jepen shuma te caktuara nga nje klub jashte loje nje ekipi brenda loje per te mundur ekipin kundershtar, i cili rrezikon te kaloje skuadren qe ka dhene parate. Keto shfaqje te shemtuara kryen me dijeni te plote te UEFA-s Me veprime te tilla, nuk mund te flasesh kurrsesi per lufte sportive dinjitoze. Edhe mbasi eshte dhene vendimi i ashtuquajtur” provizor”, pa asnje prove nga ato qe kerkon dhenia e drejtesise, doli se jane makinat llogaritse ato qe “vertetojne” manipulimin e ndeshjeve. Nga numeri i madh i tyre del se “Skenderbeu” paska “trukuar” çdo ndeshje. Eshte e habitshme se tani kur po i afrohemi fundit te kamionatit ngihen çeshtje te tilla per t’i prere krahet e kembet “Skenderbeut” . Prisni njehere perfundimet e hetimit . Gjithsesi prokuroria ndodhet para nje çeshtje jo te lehte. Kur prokuroria nuk pranon si prove materialet e shkruara elektronike, si do t’ia beje denimit te “Skenderbeut” qe eshte shpallur fajtor vetem prej makinave qe kurdisen nga njerzit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *