IKMT prish 11 objekte brenda UBT-së

7 Dhjetor 2016, 14:19Kronika TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot brenda territorit të Univeristetit Bujqësor të Tiranës 11 objekte.

Operacioni i IKMT, i drejtuar direkt nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, është ndërrmarrë në kuadrin e rikthimit të këtij institucioni publik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, premtim ky i parapakkohshëm i kryeministrit Edi Rama. Operacioni është inspektuar edhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjatë aksionit të ditës së sotme, që ka nisur prej orës 6.00 me prishjen e tre objekteve që pengonin kalimin e mjeteve, janë prishur gjithsej 11 objekte dy dhe tre katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk janë shënuar incidente mes banorëve dhe punonjësve të IKMT.

Në një deklaratë të shkurtër publike, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, ka vënë në dukje një ngërç nga ana e vendimeve gjyqësore. “Ne kemi pasur shumë pak probleme me qytetarët. Më shumë problem kemi hasur me vendimet gjyqësorit. Nuk duam që gjykatat të mbështesin vendimet dhe veprimet tona, thjesht të zbatohet ligji”, është shrehur Bici.

Operacioni i IKMT në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe rreth tij do të vazhdojë sërish në një etapë të dytë.

3 komente në “IKMT prish 11 objekte brenda UBT-së”

  1. Qytetar says:

    B R A V OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

  2. TR says:

    Bravoooooooooooo.

  3. Spartak says:

    Shumë mirë , por kjo do bërë jo vetëm për hapsirat publike të institucioneve , qofshin këto edhe shkollore ( Për këto është domosdoshmëri ) , por edhe për të gjitha hapsirat e tjera publike rrotull gjithë pallateve , trotuareve , nëpër lulishte e rrugë kalime , sepse ato po i marrin frymën jetesës normale të gjithë njerëzve . Edhe tërheqja e plehrave , nga këto zënje e rrugëve dhe hapsirave , është bërë krejtësisht e pamundur , duke i nxjerrë kazanet nëpër rrugët kryesor e deri në bulevard ( TURP , TURP , TURP ) dhe plehra gjithandej , nga burimi e deri tek kazanët .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje