Italia miraton ligjin për call center; Operatorët: Sektori në Shqipëri në rrezik

7 Dhjetor 2016, 15:44Ekonomia TEMA

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi pa ndryshime ligjin për Buxhetin 2017, pjesë e të cilit është edhe ai për ndryshimet në shërbimin për call center. Senati e miratoi Buxhetin pa ndryshime, ashtu sikundër i kishte mbërritur në datë 28 nëntor nga Dhoma. Kriza e qeverisë, e ndjekur nga referendumi Kushtetues ka përjashtuar çdo tentativë për modifikime nga ana e Senatit. Qëllimi ishte që ky projektligj të kalonte sa më shpejtë për t’i hapur rrugë çështjeve politike.

Masat që parashikon në ligj kanë të bëjnë me kapitullin ku trajtohen marrëdhëniet e punës dhe familja. Amendimet në ligjin për shërbumin call center synojnë frenimin e zhvendosjes së këtyre investimeve në vende që nuk janë pjesë e BE-së.

Hartuesit e këtyre amendimeve kanë parashikuar një ndërhyrje të dyfishtë që ka të bëjë si me shërbimin inbound, ashtu edhe outbound, janë forcuar normat që rregullojnë fenomemin e lelokalizimit.

Masa e parë konkretizohet në rishkimin e plotë të nenit 24, që është pjesë e ligjit 83/2012. Sipas disiplinës së re, nëse një operator ekonomik vendos të lokalizohet, qoftë edhe duke e dhënë shërbimin ndaj të tretëve në një vend që nuk është anëtar i BE-së duhet të komunikojë brenda 30 ditëve destinacionin te organet përkatëse, përfshi këtu edhe numrin e punonjësve.

Kjo normë ekzistonte edhe në ligjin e vitit 2012, por amendimet zgjerojnë listën ndaj të destininuarve të komunikimit, ku përveç Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Informimit, në dijeni duhet të vihet edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lidhje me numrat telefonikë që do të vihen në dispozicion të publikut.

Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me ashpërsimin e sanksioneve për mos njoftime apo vonesa që llogariten deri në 150,000 euro.

Njoftimi duhet të bëhet jo më shumë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të Buxhetit edhe nga operatorët që tashmë janë të delokalizuar. Nëse këta të fundit nuk zbatojnë detyrimin, atëherë mbi ta do të zbatohen sanksione administrative deri në 10,000 euro për çdo ditë vonesë..

Gjithmonë me qëllim frenimin e delokalizimit, reforma vendos (duke konfirmuar një princip që ekzistonte) përjashtimin nga lehtësitë fiskale të këtyre tipologjive.

Amendimet parashikojnë edhe forcimin e të drejtës së subjektit që merr një telefonatë nga një call center për t’u informuar vendin nga bëhet thirrja. Kjo do të bëhet e detyrueshme 90 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të Buxhetit. Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me një saknksion administrativ prej 50,000 euro për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve ‘jo të rregullta’.

Po me 50,000 euro gjobë ndëshkohet edhe moskomunikimi me Ministrinë e Punës në lidhje me identifikimin e vendndodhjes të call center.

Operatorët: Sektori në rrezik

Agron Shehaj, administrator i Intercom Data Service parashikon që në Shqipëri sektori do të shkojë drejt tkurrjes në rastin më të keq, në rastin më të mirë nuk rritet, ose do të zgjerohet më me vështirësi.

Znj. Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe administratore e Albacall, kompania më e madhe call center në Shqipëri, sipas të ardhurave tha se “Hyrja në fuqi e këtij ligji, thuajse me siguri do të sjellë probleme për sektorin e call center që operon në Shqipëri, sepse shumë kompani (gati të gjitha) punojnë për llogari të klientëve italianë dhe këta të fundit mund të dekurajohen për të sjellë punë në vendin tonë dhe si rrjedhojë të spostohen në vende të tjera të BE-së”, thotë ajo.

Diego Pisa, administrator i Teleperformance, operatorit të tretë më të madh në vend, pohon se në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. “Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhë më”, thotë ai.
Ndërsa operatorët e mëdhenj pritet t’i mbijetojnë kësaj vale shtrënguese, do të jetë më e vështirë për të vegjlit. Gentian Drenova nga Unioni i Shoqërive të Call Center pohoi se me amendimet në ligjin Italian tregu do të formalizohet dhe shumë nga bizneset e vogla do të mbyllen dhe gjithashtu kërkesa për shërbime nga Italia do të bjerë.

Në Shqipëri numërohen mbi 800 kompani call center me mbi 25 mijë të punësuar.

Sipas të dhënave nga tatimet, për punëdhënësit më të mëdhenj, janë tre ndërmarrje call center që renditen në mesin e 10 kompanive që kanë më shumë të punësuar. Ato janë Intercom Data Service (IDS), me rreth 3000 të punësuar, Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance), me përkatësisht rreth 2100 dhe 1800 të punësuar (shih tabelën në fund), sipas të dhënave nga tatimet, që i referohen vitit 2015.

Call Center është  sektori i katërt më i madh në vend, përsa i përket numrit të të punësuarve, pas tregtisë-shërbimeve, ndërtimit  dhe industrisë që punon me material porositësi (fason), sipas të dhënave nga tatimet dhe Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve e INSTAT. Ky sektor ka sot rreth 7% të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas të dhënave nga tatimet e INSTAT.

Tregi Marketing Group, Fiber, Professional Marketing Albania, Infocall, Fastcall renditen gjithashtu në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj në vend, me nga 500-800 punonjës secila./ Monitor

5 komente në “Italia miraton ligjin për call center; Operatorët: Sektori në Shqipëri në rrezik”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Corapekuq,e hengre ‘te gjatin’ e pipinove 25mije gyzele te papune,tani drejtohu birazerit Erdogan per ndonje ”call tellall”…………….allah ukbar!

    1. xxxx says:

      Ku ka me keq se ju more vrromojevgjit 500 miliarden borxhe jeni gryken e pushkes gjermane nje e shkrepur dhe shkerdheheni perjetesisht bashke me “historite” e juaja dhe trillimet e sajesat dhe gjithe poshteresite nje e shkrepur nje shkrepur bam bam bam hahahahaha per leeeeeesh

    2. undefined says:

      Korrak i Anastas koqevyshkurit si ju tha Schäuble ‘ refoma reforma ose jeni jashte nga euro’ hahahahahahahaha ka edhe me keq se Call Center dhe nje shembull i tille eshte haleja jote jevgjite Greqia qe po jep shpirt si qen zgjebs

  2. niki says:

    Ja ,OPOZITA me pengesat qe krijon per reformen ne drejtesi ,ne menyre indirekte shkaterron ekonomine

  3. says:

    I kanë këshilluar keqas italianët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje