Komisioni i Venecias rrëzon PD-në: Ligji i “Vetting”-ut, sipas Kushtetutës së Shqipërisë

komisioni-i-venecias_1481107861-557736Komisioni i Venecias ka konfirmuar zyrtarisht kushtetutshmërinë e ligjit të vettingut.

Burime zyrtare pranë këtij komisioni bëjnë të ditur për Report TV, se opinioni përfundimtar është miratuar sot, në përgjigje të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, duke e vlerësuar vettingun në përputhje me ligjin themeltar të shtetit, ndryshe nga sa pretendonte Partia Demokratike.

Partitë politike janë njohur sot me opinionin përfundimtar të Venecias, ndërsa pritet që ky komision të zbardhë të plotë vendimin në mbledhjen e 9 dhjetorit, i cili do t’u vihet në dispozicion ambasadorëve të vendeve të BE­së, partive politike shqiptare si dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Report TV, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u shpreh se ende nuk e ka marrë opinionin final të Komisionit të Venecias, duke mosdhënë përgjigje për qëndrimin që do të mbajë kushtetuesja.

Ishte kjo e fundit e cila me vendimin për të pezulluar vettingun në 25 tetor, iu drejtua Venecias për një opinionin lidhur me vlefshmërinë e tij kushtetuese, duke pranuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve.

Opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë bazë për vlerësimin e rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të BE më 15 dhjetor të këtij viti.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...