Nishani lojë të rrezikshme me ushtrinë, thirrje të ngrihet kundër kryeministrit: U provokuan, të reagonin…!

7 Dhjetor 2016, 22:36Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, është i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit.

Bilanci i mandatit të parë në kërkim të mandatit të dytë.  Një mandat i dytë, një rikthim në polikë?

Kjo nuk duhet parë si artikulim i një qëndrimi të veçantë. Nuk e kam konsideruar asnjëherë si konflikt qëndrimet institucionale. Natyrisht mos përputhshmëria e qëndrimeve të Qeverisë apo Parlamentit, kjo nuk do të thotë se ka konflikt. Prandaj janë institucionet e ndara. Presidenti jo domosdoshmërish mund të niset nga ideja e të pasurit të konfliktit, por në reagim e qëndrimeve që ka institucioni në raport me çështjet. Unë jam edhe disa muaj në detyrë. Besoj se do të jenë interesantë. Janë zgjedhjet dhe duhet të monitorojmë procesin zgjedhor dhe të urojmë fituesit. Presidenti ka një rol të rëndësishëm monitorues.

Jeni takuar me shefin e CIA-s. Për çfarë diskutuat?

Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe miqësor. Ishte hera e parë që takoja një personalitet kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i takon proceseve që lidhen me garantimin e sigurisë. Shqipëria është angazhuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria ka rol të rëndësishëm, çka edhe në takimin e sotëm morëm vlerësime të veçanta dhe në sfidat që janë evidente që ka të bëjë me grupet terroriste. Shqipëria ka qenë e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një tregues i fortë dhe sinjal i fortë i partneritetit të ngushtë dhe të bashkëpunimit që ka Shqipëria me SHBA për ruajtjen e sigurisë dhe paqes dhe ruajtjen e demokracisë.

Institucionet shqiptare kanë bashkëpunuar mirë?

Bashkëpunimi nuk është gjithmonë i të njëjtit standard. Në shumicën dërmuese të rasteve që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizimit, bashkëpunimi midis institucioneve ka qenë shumë i mirë.

104 vjet shtet. Kemi institucione të besueshme?

Shqipëria ka eksperienca nga më të ndryshmet dhe nëse krahasohemi me atë çka kemi pasur, arritjet janë të jashtëzakonshme. Nëse e krahasojmë me atë çka meritojnë shqiptarët, apo me potencialet që ka shoqëria shqiptare, duhet të ishim shumë herë më të konsoliduar. Unë i vlerësoj arritjet në këto 25 vitet e fundit. Ajo që është sfida jonë është se si do të jetë e nesërmja. Ka shumë gjëra për të diskutuar por ka edhe shumë e shumë gjëra për t’u implementuar. Këtu duhet të ngulemi fort për të qenë të suksesshme në kohën që rrjedh.

Klasa politike ka festuar të ndara festat kombëtare. A tregon kjo mungesë serioziteti të shtetit?

28 Nëntori është festa e vetme kombëtare. Ka kontributin historik, angazhimin historik të disa gjeneratave dhe të shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë, brenda Shqipërisë politike apo në rajon. Të gjithë kanë kontributin e tyre. Unë mendoj se nuk mund të ketë konkurim të 28 Nëntorit me asnjë eveniment tjetër qoftë edhe i 29 Nëntorit që unë e kam respektuar si një datë zyrtare e sanksionuar në ligj dhe Presidenti pavarësisht pikëpamjeve që mund të ketë. Këtë e kam bërë nisur nga respekti që kam për konceptin e shtetit dhe për mënyrën se si imazhi i institucioneve duhet ruajtur. E kam gjetur të paargumentuar nga autoritetet e larta të bojkotohet 28 Nëntori. Vitin e shkuar është bojkotuar nga e gjithë qeveria që nga Kryeministri dhe me radhë. Nuk e mendoja që Kryeministri të bojkotonte festën kombëtare.

Për sa i takon 29 Nëntorit, ne duhet që të kemi një moment nderimi të rezistencës antifashiste. Sot Evropa e ka një datë që është ajo e 8 majit. Argumentet e dhëna deri më sot qoftë nga historianë dhe shpesh edhe nga politikanë që marrin se kur u largua gjermani i fundit, nuk është argument që i jep vërtetësi debatit. Është qartazi 29 Nëntori është importuar nga Jugosllavia si një datë e unifikimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Më pas, komunizmi u përdor për të shuar 28 Nëntorin dhe për të identifikuar vetëm një të parë që ishte partia. Është krejt e panevojshme të diskutojmë se kur është larguar gjermani i fundit. Është e vërtetë që ne kemi pasur rezistencë antifashiste. Forca kryesore që u përshtat më vonë dhe që mori pushtetin pas luftës. Unë mendoj se duhet të sillemi nga modeli evropian.

Mendoni për 8 Majin?

Unë mendoj se kjo është nga Evropa. Edhe në Shqipëri është pranuar nga historia e shkuar se Shqipëria nuk ka pasur luftë frontale. Edhe partizanët ishin një luftë guerile. Është momenti t’i hyhet një debati pa pasione ideologjike. Ne duhet që atë moment të rezistencës antifashiste, duhet ta konkurrojmë në modelin dhe kulturën evropiane. Të jetë në një datë konsensuale.

Më shumë se sa historianët kanë qenë të angazhuar historianët politikanë. Nëse janë të angazhuar politikisht e kanë të vështirë të mbetet sipas standardeve. Ne sot kemi një ligj për Arsimin e Lartë që e përjashtoi institucionin e Shkencës dhe jemi aktualisht në vakum. Historia jonë duhet shkruar dhe jo rishkruar sepse nuk është shkruar siç duhet.

Për sa i përket vizitës së kreut të CIA-s, janë diskutuar zgjedhjet në Maqedoni?

Kthehemi tek Forcat e Armatosura…

Ndoqa dje një aktivitet. Mendoj se ishte i paduhur fjalimi i Kryeministrit përballë njerëzve me uniformë të ketë artikulime. Ndodh për herë të parë në 25 vite në Shqipëri. Lufta politike është e lejuar. Nuk mundet kurrsesi që në takimet me njerëzit me uniformë, posaçërisht me Forcat e Armatosura të kemi artikulime politike. Lufta politike është e lejuar, por FA janë të depolitizuara por askush nuk mund t’i provokojë dhe t’u japë atyre mesazhe politike, çka mund të bëhet në Parlament dhe atje ku është e lejuar.

Çfarë ishte provokim?

Unë mendoj se duhet të kishte reagime. Nëse bëhet rishikim i mesazheve nuk është normale që një Kryeministër apo Ministër të bëjë artikulime kundër një force tjetër. Kjo nuk është e lejuar nga Kushtetuta të ndodhë në aulën e njerëzve me uniformë. Ata njerëz vihen në situatë të vështirë, pasi janë mësuar me ligjin dhe Kushtetutën. Ata janë për t’i shërbyer vendit dhe nuk janë për t’i shërbyer ndonjë partie.

Kryeministri premtoi rritje page…?

E vlerësoj dhe e përshëndes.

Keni pasur shqetësime nga ushtarakët?

Nuk më pëlqeu dhe më shqetësoi.

Çfarë ndodhi me Shefin e Shtabit. Ju e refuzuat?

Do të kishte qenë e udhës të ndiqej e njëjta praktikë siç ndodhi përpara 3 vitesh kur qeveria erdhi dhe u konsultua për Jeronim Bazon. E pranova si propozim atëherë dhe më pas paraqitën propozimin tjetër dhe unë pranova për Gjeneral Bazon. Ky propozim mungoi dhe kjo konsultë mungoi. Do të kishim evituar një diskutim publik që nuk është i shëndetshëm. Shefi i Shtabit është një figurë e lartë. Për shkak të eksperiencës që unë kam pasur nga bashkëpunimi i këtyre 3 viteve nuk e kam vlerësuar që ai të jetë edhe për një mandat tjetër në këtë detyrë për shkak se Kushtetuta parashikon disa kritere që nuk janë zbatuar.

Cilat janë kriteret?

Ka munguar informacioni. Ai konsiderohet këshilltari i parë i Presidentit. Kam kërkuar informacione në vijimësi për një sërë dokumentesh që kanë të bëjnë me hartimin e strategjive, të strukturave, planifikimit të objekteve.

Nga burime pranë mazhorancës, ka informuar një herë në javë dhe më pas në një herë në muaj…?

Nëse bëhet fjalë për komunikatën nuk është informacion. E kemi fjalën për çështje të rëndësishme. Në lidhje me rrëzimin e helikopterit ka ardhur nga Ministri i Mbrojtjes. Është një aksident i veçuar. Ka të bëjë me platformën e sigurisë së mbrojtjes dhe një çështje thelbësore që ka të bëjë me pronat e ushtrisë, që Kushtetuta kërkon me çdo kusht dhënien e lejes nga Presidenti.

Kjo është e rëndë…

Janë shprehur rezervat dhe nuk ka pasur përgjigje. Përgjigjja e Presidenti është rrëzimi i z. Bazo. Cilat janë perceptimet apo angazhimet, kjo është çështje personale. Duhet të kishte konsultime. Do të preferoja të mos kish pasur një çështje publike për të diskutuar.

Çfarë prisni të ndodhë…do ta refuzoni?

Përgjigja përfundimtare i është dhënë gjeneral Bazos.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, duhet ta ketë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këtë vit është shifra më e ulët. Keni një koment?

Anëtarësimi në NATO ka qenë një nga arritjet më madhore.Sot Shqipëria gëzon mundësi të mëdha për të garantuar sigurinë dhe lirinë.Kjo nuk mund të bëhet falas, Shqipëri duhet të bëjë përpjekjet e saj. Ka një detyrim nga NATO, por ne kemi marrë dakordësinë që ta shtrijmë ecurinë e rritjes së buxhetit për mbrojtjen në periudhë disavjeçare.Duhet të përmbushim këtë detyrim.Ky kalkulim është bërë për të pasur parasysh që FA të arrijnë nivelin e kërkuar. Duke mos pasur këtë mbështjetje financiare nuk mund të kesh këtë performancë. Në vend që të ecim, ne kemi rënë këtë vit 0.75%. Është e papranueshme.

Si e prek buxheti performancën?

Asgjë nuk mund të zhvillohet vetëm me resurse njerëzore. Nuk mund të arrijë asnjë nivel të përformancës dhe detyrimeve që ka.

Po armatoset Greqia dhe Kroacia.

Jo vetëm Kroacia dhe Greqia, por Serbia është duke shpenzuar para për mbrojtjen. Siguria nuk është falas dhe nuk është e garantuar asnjëherë.

Strategjia ushtarake, keni thënë që është kopje e PD?

Nuk kam pasur një koment të tillë, e kam mbështetur. Duhet të vinte më përpara për tu diskutuar.Nuk mund të përjashtohet asnjë aktor.

Keni bërë presion për rritjen e buxhetit të mbrojtjes?

Nuk kam bërë presion. Presidenti ka një zë në hartimin e buxhetit për mbrojtjen. Ne duhet të respektojmë angazhimet e shteit shqiptar. Shteti nuk është pronë e një qeverie të caktuar.

U ankuat dhe për buxhetin e Presidencës, morët gjysmën që kërkuat?

Vlerësoj reflektimin e Kuvendit.10 milion lekë për të pasur një sistem të tejkalimit të emergjencës nuk është kërkesë e tepërt. Fakti që është aprovuar nga Komisioni e vlerësoj. Kërkesa tjetër ka qenë për zgjedhjet.

Si i keni marrëdhëniet me Kryeministrin?

Institucionale. Në çdo rast që qeveria dhe parlamenti ka nevojë për angazhimin ligjor të Presidentit nuk do të mungojë dhe nuk ka munguar.Nëse janë 20 ligje të rrëzuara janë 500 të tjera të miratuara.

Akuzat e Ramës për ndjekje të axhendës së PD?

Është akuzë politike që e ka bërë kur ka ardhur në detyrë për të krijuar përceptimin fals që ky institucion duhet mennjanuar për faktin se nuk është institucion në kontrollin e qeverisë.

Ka pasur përputhje të axhendave tuaja me PD. Ligji për mbetjet, parku?

Çështja e ndërtimit tek Parku nuk ka të bëjë me ligjet që kanë rënë ndesh me Kushtetutën. Natyrisht që mund të ketë përputhshmëri me opozitën, ka qëlluar që është PD. Lidhur me parkun, ka qenë qëndrim publik i Presidentit në përgjigje të një interesi të qytetarëve. Presidenti nuk ka bërë ndonjë gjynah të madh që ka pritur në zyrë qytetarët për ti dëgjuar. Për këtë akt Presidenti u anatemua. Individët që e kundërshtun kanë qenë dhe kundërshtarë të opozitës. Nëse fryma e tyre është përputhur me PD nuk është ndonjë herezi. Nuk e inspirova unë protestën, nuk kërkova takimin, por nuk mund të injorojë kërkesën. Ndërtimi i parkut tek liqeni është në rendin e ditës të një prej institucioneve shumë të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara.

Rikthim në politikën aktive?

Qeveria thotë se unë kam qenë, nuk jam larguar nga PD. Nuk kam asnjë projekt, mandati ende është një mandat që ka mjaft kohë për të dhënë kontribute deri në korrikun e vitit të ardhshëm. Është gatishmëria për të marrë një mandat të dytë. Kam dëgjuar thashetheme kafenesh.

Do merrni postin e kreut të  PD?

Është qesharake, PD e ka kryetarin. Është një shans për PD që ka një kryetar si zoti Basha. Reflekton pozitivitet, ka goxha eksperiencë në një moshë jo shumë të madhe. PD është e rëndësishme për vendin ashtu si PS.Nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë bazë ngritja e hipotezave të tilla.

Ka një përceptim se zyrtarët që punojnë në Presidencë janë familjarë, apo përfaqësues të PD?

Janë disa individë që kanë qenë të angazhuar në administratën e PD kur ka qenë në pushtet.Cilat janë bindjet e brendshme unë nuk mund të ndërhyj.Nuk e di kush është i atashuar as me të majtën dhe as me të djathtën. Njerëzit që kanë qenë të angazhuar dhe kanë eksperienca janë të rëndësishëm.

Mandati i dytë, duhen 84 vota. Ku e keni besimin se mund të mbështetteni përveçse nga PD?

Nuk lidhet me besimin dhe dëshirën time. Jam bërë President me mbështetjen dhe propozimin e PD dhe LSI. Duke qenë i bindur se i kam shërbyer interesit publik dhe intersave të vendit gjatë këtij mandati, kam deklaruar gatishmërinë që nëse shumica në parlament do të gjykojë për një mandat të dytë unë kam deklaruar gatishmërinë për të vijuar. Vendimi do të jetë i deputetëve.Besimin që mu dha në 2012 mendoj se e kam justifikuar duke punuar dhe shërbyer për interesin publik. Do kishte qenë shumë më problem nëse Presidenti do të ishte një kukull  e qeverisë.

Jeni në kontakte, keni dijeni për votat e LSI?

Nëse nuk realizohet kjo, çfarë do të bëni?

Nuk mund të investohem në fushë tjetër. Unë jam investuar në politikë.Nuk kam ndërmend të tërhiqem në një shpellë, politika është pasioni im por nuk bëhet vetëm në kuadrin e një partie.Votimi dhe zgjedhja ime si President ishte reflektim dhe i disa rrethanave.

Nëse do ketë nevojë PD për ju do ti bashkoheni?

Mbetet për tu parë.Asgjë nuk përjashtohet.Nuk jam investuar në fushën e biznesit, në shkencë, në art apo kulturë.

Çfarë mund të bëjë një President?

Nuk e shoh veten të konkuroj për një post administrativ. Njerëzit në media japin kontribute të mëdha në opinionin publik, demokracia të jep të gjitha mundësitë.Do varet nga rrethanat.

Zgjedhjet?

Uroj të ndodhë më e mira për Shqipërinë.

 

18 komente në “Nishani lojë të rrezikshme me ushtrinë, thirrje të ngrihet kundër kryeministrit: U provokuan, të reagonin…!”

  1. Devolliu says:

    President pe lecke është ky sakati i Sali Kriminelit, është turpi i Shqipërisë.

  2. Emigranti SHBA. says:

    Skemi pare e ase degjuare, qe nje presidenti i cdo vendi, per te mare vendime e qendrime ne interese te qytetareve, te mare mendimin dhe te konsultohet, Sali Berishen, perfaqesues i opozites, nderkohe qe kushtetuta te detyone te degjoshe zerin e gjithe rereve te partive kryesore politke, te kryeministrit, kryetarit te parlamentit, per probleme madhore, jo vetem te opozites dhe je grushti njerezish. Kjo na ka habiture ne emigranteve, aqe me keqe qe ky ishe krymnistriter, edhe tani bene cmose te sabotoi rreformen ne drejtesi, e vetingune ne vecanti. Se dyti asnje presidente ne klobin tokesore, nuke kemi pare, te shkoj, e te bashkohet me nje grupe qytetaresh qe te nxiture nga opozita, bene cmose, te mose ndertohej nje parke me lojra per femije, qe eshte i bukure njelloi dhe mose mi mire edhe se ai i NJujorkute. Ne viziten qe beme ne muajin Gushte me familjen ne vendelindje, me kenaqesi pame punen e mire qe kishe bere bashkia, shume prinder kenaqeshin, kure shikonin si luajne femijet e tyre. Nje nene me dy vajza, demokrate e flakte, mallkonte vehten qe e kishe kundershtuare ndertimin e kendite te loojrave ne parke. E treta per egon tuaje,si uashtare i pd, akoma me keqe e kini cuare, si te paligjeshem ne instanca nderkombetare. Do ishte ne nderin tuaje, te kerkonit falje, publike, per kete gafe qe bere, ne kundeshtime me interesine e pergjitheshem te qytetareve te Kryeqytetit e me gjere.

  3. ketij i eshte thare edhe truri jo vetem dora

  4. Don says:

    Po u be prap president ky deficenti atehere Shqiperia me mire te qeveriset nga perendimoret. KY ESHTE TURPI I TURPEVE PER SHQIPERINE.

  5. DRINI says:

    Eshte nji fatekeqesi qe nji k/minister si Edvin-Rama,ka ne hise ushtarin besnik te tradhetarit te kombit Sali -Berisha,ka ne hise prokurorin e pergjithshem nji karabush nga Gramshi “LLallen”po keshtu I ra ne hise nji GJykate Kushtetuse i thencin se eshte nji vegel ne duart e Saliut,qe po bejne c’eshte e mundur per te mos u futur SHqiperia ne Europe ,dhe me e forta se ka pretendime per nji mandat te dyte ky shembelltyra e kombit SHqiptar,por populli Shqiptar dhe K/ministri I Shqiperise qenka me fat se ka nji partner te forte U.S.A+Europa te dyja keto ,se shpejti kane per tia hapur “driten-jeshile”per ta pranuar Shqiperine ne familjen Evropiane.

  6. Strong says:

    Ky sakat po e thote hapur: Une dua kryeminister vetem Sali Berishen, perndryshe do te vazhdoj te sabotoj forcimin e shtetit dhe luften ndaj krimineleve ne politik, nje prej te cileve jam edhe une!

  7. shvejk says:

    Nishani genjen kur thote se ishte hera e pare qe takon nje personalitet kaq te larte te SHBA. Te gjithe e mbajme mend si e priti te shkallet e avionit me cader ne dore John Kerry-n , i dha edhe doren , pavaresisht se John Kerry nuk e kuptoi mire se kush ishte ky tipi. Gjithesesi John Kerry ishte personalitet me i larte se drejtori i CIA s.

    1. Luli says:

      Thjesht injorant sdi si ta quaj ndryshe.

  8. koli says:

    eh mor nishan, pello ishe pello ngele…

  9. mokja says:

    Se rabiliton dot figuren tende sikur te bihesh deshmore dhe te muri qe po bejne serbet ne mitrovic .Prandaj ik qerohu sa me shpejt se na lodh sy e veshe ,e ndrite per kaq kohe dhe pritet te beshe mbrekulli ne mandatin e dyte.Nga pd u zgjodhe edhe ALEKSANDER MOJSIU dhe BAMIR TOPI por u distancuan nga sali krimineli me shok .Po ti je pjese e ati pislleku.Thyefshe qafen nje ore e me pare.

  10. Spartaku says:

    Do jete gabimi me i madh i mazhorances dhe Edi Rames te pranojne president kete felliqesire si Bujar Nishani,qe na ka turperuar ne faqe te botes me budalleqet e tija.Ky eshte presidenti me i keq pas Sali Berishes.Ju shofte fara,dhe marçin arratine,dhe mos jua pafshim bojen.

  11. Samiu says:

    Ha ha ha ha …kush flet per ligjin e depolitizimit dhe departizimit… pikerisht ai qe e shkeli kete ligj me te dyja kembet qysh ne vitin 1992… kur ka marre testen e Partise Demokratike ne kushtet kur ligji sapo ishte vene ne fuqi… Kete gje e ka pranuar vete ne intervisten e pare nga Klani pasi u zgjodh President…. ?!

  12. poplli says:

    Z. Ed Roma,

    ne poplli nuk kemi ASPAK besim tek Ju sepse:

    1) te te beje numra nje gerdall komuniste si Sali Karaxhiqi eshte TURP per JU
    2) te te hedhe shkelma edhe nje sakat medor sic eshte Kapderr Nishoni eshte LEMERI

    Votat ti dhame e PERSE!!!

  13. ushtaraku says:

    Pu pu pu çfare turpi per ne Shqiptaret! O Zot, po si ka mundesi kaq rrota kari na konsideron ky fshatar delikuent ne more sa na shet pallavra…. Po ti more legen e kishe Bazon keshilltarin ushtarak tendin, po ti mor qelbesire e bere Gjeneral, po ti more hale I dhe yllin e dyte, po ti more kellef e bere Shef Shtabi…. tani na tregon perralla dhe thua nuk konsultohej me Komandantin e Pergjithshem….m e ke komandant more mavri….. po ti je komandant sakati dhe qe nga funksionet qe ke e deri tek menyra se si je zgjedhur ti as prej lecke sje more hale…. Shqiperia eshte Rrepublike Parlamentare dhe si e tille drejtohet nga parlamenti I cili si mazhorance vjen ne pushtet drejtperdrejt nga vota popullore….. dhe ky parlament zgjedh dhe voton Qeverine dhe Kryeministrin per te drejtuar vendin…. po ti more tutkun injorant je emreuar nga Sali Berisha e fotuar nga 71 deputete….. pastaj ne baze po te kushtetutes Pronari Shtet per te gjitha pronat dhe asetet e vendit perfaqesohet nga Qeveria,… per cfare te te pyesnin ty more injorant….. e dergove ligjin per zinxhirin e komandimit ne Gjykate kushtetuese dhe asgje nuk te ndryshoi Gjykata…. pjesen e pronave dhe menaxhimin e tyre nuk e preku dhe ja la Kryeministrit….. cmutin do me…… kerkon konsultime ti qe mer urdhera nga SHQUPI, po a ke moral ti qe ke dale me kallashnikov ne dore per te mbrojtur bustin e diktatorit?? Po mire nje pyetje kam une te shqeteson ty buxheti I mbrojtjes? Po ku ishe ti ne vitin 2012 dhe 2013 kur qeveria jote shpenzonte nga ky buxhet 1 mln euro per rreklama??? Po perse nuk e pergezon Ministrine Mbrojtjes per gjithe ndihmat qe ka arritur te marre nga partneret duke filluar qe nga armatimi e deri tek autoblindat???? Ti je nje mjeran politik qe fatkeqesisht I ke zene deren shqiperise….. shporru hale se ste shohim dot me sy….

  14. .. says:

    DHE pastaj thon politikanet pse jemi ne njelloj te ter, ja prova ky antishqiptar ky pler qe ka uzurpuar vendin e presidentit per te mbuluar nje popull te ter me turp dhe per deshiren e saliut ben thirrje per luft ben shkelje te kushtetutes me pasoja teper te renda dhe ju pjesa tjeter e veshtroni siç keni veshtruar lulin e saliun kur vodhen 300milion euro taksa , kur vran dhe kur ben tradhti komtare , a kam te drejt te them qe ju jeni nje mut te ter, te ter ne nje poç pirdhni dhe te ter fusni hunden nga pak e merni er, mjer ky popull qe nuk meriton me shum se kaq çfar ka hequr dhe çdo heqi akoma me ju.

  15. Fatosi-kosove says:

    Tek shqiptaret dihet se po ke vene ne ruajtje te tufes se deleve nje ujk,diten e neserme ske pse e hap deren pasi do i gjesh te gjitha te mamsakruara,prandaj turp per shqiptaret qe kane nje kukull te sali berishes per president i cili eshte vene ne sherbim total te dyshes vrastrae dhe ne sherbim te shkaut e te grekut,shif vendimi per ngritje rroge e paska shqetesuar gjinazen dhe se droga po ban kerdi,po para Rames kush ishte ne qeveri dhe kush milte Lazaratin dhe drogen gjithandaj ne shqiperi pasi ti ishe edhe minister i mbrendshem,dhe ateher nuk je degjuar kurre se Lazarati dhe droga po financon politiken,pasi atje skishte asnje kandidat te PS-s dhe asnje vote kurre per Ramen por vetem per sali berishen,lulinty dhe PD-n e fazlliqin,a do te thot kjo se kur ju merrnit keto miljarda euro ishte ok,kurse sot qe Rama dhe Tahiri po e kallin drogen kudo qe po kapet fitimi i shkojka Rames!!!
    Kjo eshte qesharake z.presadnik pasi shifet qarte se ti ke hallinqe ke humb miljardat e jo qe Rama po i vjel ato,shqipatret nuk jane me kafshe siq don ti,sali berisha e lul basha,edhe per kete do te pergjigjesh nje dite ashtu si edhe per shume krime e vrasje tjera qe nuk e thua asnje fjale,por kerkon te kthehemi 100 vjet pas dhe te gjejme se kush eshte tradhetar e kush patriot,qe per ty sdo mend se patriot eshte zogu,miladinpopoviqi,millosheviqi,sali berisha,luli fazlliqi,noka i millosheviqit e shume kriminel tjere qe i akn pire gjakun shqipatreve,turp te kesh ti dhe gjynah per shqiptaret qe durojne poshtrimet tua.

  16. shqip says:

    po sikur ap omeri s’kishte dilema per daten 29te. mjere ne, e i mjeri ti. mjere ne qe na ra per pjese nje turkoshak si ky. e i mjeri ky qe e terheqin nga kapistalli. shihet qarte niveli tejet i ulet intelektual. ne “20 ” pyetje preçize, asnje pergjigje. do ishte edhe nje lloj zgjuarsie, qofte edhe shmangje. por jo. i bie kavallit aty ku e nisi. jemi shume gjynah si popull. te mendosh qe qeverisemi nga figurina tragji-komike, si nishani, noka, dhe i çmenduri i shekullit sali harbuti. po edhe sudani qenka me me fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje