Pikëpyetja më e madhe! Si do të jetë lufta e së ardhmes?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

luftaPikëpyetja më e madhe rreth luftës ditët e sotme është “Si do të jetë ajo?”. Një agjenci prestigjioze amerikane është munduar të japë një përgjigje rreth kësaj.

“Defense Advanced Research Projects Agency” (DARPA)në Pentagon, po punon lidhur me një gjeneratë të re sistemesh lufte elektronike që bazohen në inteligjencën artificiale.

“Nëse programi do rezultojë i suksseshëm, sistemet e reja do të jenë imunë ndaj kundërmasave ruse dhe kineze. Ne e quajme luftë elektronike konjitive. Po përdorim inteligjencën artificiale për të kuptuar në kohë reale kundërmasat e përdorura nga radarët armiq. Duke vepruar kështu, Inteligjenca Artificiale është në gjendje të krijojë një profil të ri shqetësimi. Procesi i zbulimit, kuptimit dhe përshtatjes është konstant”, ka thënë Arati Prabhakar, drejtori i DARPA para Nënkomisionit të Forcave të Armatosura në SHBA.

Gjithë radarët armiq, ashtu si dhe profilet e njohura të shqetësimit, janë të memorizuar në “libraritë” e avionëve të avancuar si F-22 ose F-35.

“Nëse avionët tanë do të perceptonin ndonjë sinjal të pahasur më përpara, sistemi do të regjistronte kërcënimin si të panjohur. E thënë ndryshe, avioni do të ishte i brishtë para këtij këërcënimi. Sot ne parakarikojmë para çdo misioni misionet shqetësuese të përditësuara, por ndonjëherë hasemi me frekuenca nga të cilat nuk jemi të mbrojtur”, shtoi ai.

Format e reja të valëve zakonisht “mblidhen” nga platforma si RC-135V/ W Rivet Joint. Profili i shqetësimit i krijuar inkorporohet si një përditësim në avionët bombardues që dalëngadalë maturojnë një mbrojtje elektronike ndaj këtij lloji kërcënimi.

“Në kohët aktuale, në të cilën një formë e re valësh mund të krijohet shumë shpejt me modifikime të vogla programesh, procesi aktual i lë të pambrojtura sistemet amerikane. Nuk është shumë e vështirë sot të modifikish një sistem radarësh. Në këtë moment, të vetmit avionë luftarakë amerikane që kanë një kapacitet për të analizuar forma të ndryshme valësh armike janë Grumman EA-6B Prowler dhe EA=18G Growler. Na takon ne ekspertëve më pas të njohim dhe analizojmë format e ndryshme të valëve armike. Këto kapacitete bazohen në sajë të aftësive të çdo eksperti të luftës elektronike. Inteligjenca artificiale që po zhvillojmë do të kursente kohë dhe para për Pentagonin dhe do të shpëtonte jetën e mijëra pilotëve. Avionët tanë të së ardhmes do të jenë në gjendje të përshtaten, në kohë reale, ndaj çdo kërcënimi elektronik ekzistent”, përfundon ai./TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *