“Pse e refuzuam Sali Berishën më 9 dhjetor 1990 në Qytetin Studenti”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shenasi-rama-greva-e-urise-1991-775x420Banorët e rinj të ‘Qytetit Studenti’ ishin paqësorë përballë një shteti të dhunshëm të mbushur plot urrejtje. Të rinjtë ishin evropianë përballë mbretërisë së mediokritetit, ndaj vendosën të ngrihen e t’i japin fund njëherë e përgjithmonë diktaturës komuniste. Vullnet Spahiu është njëri prej studentëve dhjetorist dhe themelues i PD-së, që përmes kësaj interviste për “GSH” hedh dritë mbi ditët që bënë historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Studenti i Inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Tiranës rikthen në vëmendje orët e para të protestës, bisedat në errësirë për të nesërmen, ardhja e doktor Berishës në ‘Qytetin Studenti’, rrethimin nga policia, takimin me Ramiz Alinë, themelimin e PD-së e deri te zhgënjimi i madh ndaj partisë që ai e themeloi 26 vite më parë.

Z.Spahiu, cila ishte situata në ‘Qytetin Studenti’ paraditen e 8 dhjetorit?

Ka qenë ditë normale si të gjitha ditët e tjera. Ishim me sezon provimesh dhe kohën më të madhe na e merrte studimi. Po mbrëmja e 8 dhjetorit si ishte…? Pasi hëngrëm darkën me “bollëkun” e asaj kohe, ishim futur nëpër dhoma për të studiuar. Për një moment na fiken dritat. Dolëm nëpër ballkonet e konvikteve dhe thërritëm “duam drita”, “duam drita”. Por vazhdoi sërish ndërprerja.

Çfarë ndodhi më pas?

Të mbetur në errësirë, një grup studentësh nga Inxhinieria Elektrike të godinës 28/ 29 dolën jashtë para konviktit. Në oborr thërritnin “duam drita”… Më pas zbresin përpara godinës 20/21, ku banonin studentët e Fakultetit Gjeologji-Miniera, duke thirrur sërish “duam drita”, por tani kërkonin që edhe studentët e tjerë të bashkoheshin me ta tek drejtoria e ‘Qytetit Studenti’.

Sa studentë ishit grumbulluar deri në atë moment?

Kemi qenë rreth 200-300 studentë. Rrugës për tek drejtoria e “Qytetit Studenti” na u bashkuam shumë studentë të Fakultetit të Inxhinierive dhe të Arteve. Morëm rrugën duke thirrur “duam drita, duam drita” për tek drejtoria e “Qytetit Studenti”.

Po nga pedagogët kush ju mbështeti?Tek godina 18 na doleë përpara pedagogët që banonin aty z.Eduart Selami, z.Arben Imami, z.Zef Brozi etj.

Si reaguan ata kur ju panë duke protestuar?

Në momentin që i takuam sapo erdhën dritat dhe gjendeshim mes drejtorisë dhe godinës 18. Pedagogët na thanë: “Djema çfarë bëni, kthehuni në godina sepse erdhën dritat”. Po kështu na tha edhe drejtori i “Qytetit Studenti”, i cili na doli përpara dhe na kërkoi të riktheheshim në konvikt. Por ne vazhdonim me thirrjet “duam të drejtat tona” dhe tashmë po bënim kërkesa të ndryshme ekonomike. Çfarë ndodhi më pas? Atë moment vjen Azem Hajdari së bashku me Abdyl Matoshin dhe Nue Lugjen dhe u bashkuan me ne. Azemi si më i madh dhe trim që ishte, na thotë: “Shkojmë tek sheshi ‘Skënderbej’ që të protestojmë se këta na tallin, na gënjejnë ndaj djema vazhdojmë përpara, sepse nuk ka marrëveshje me këta. Të ecim kështu siç jemi drejt sheshit dhe të kërkojmë takim me presidentin Ramiz Alia”.

Pse pikërisht në atë moment lindi ideja për takim me Ramiz Alinë?

Na erdhi kjo ide, pasi Ramiz Alia një vit më parë ishte në OKB dhe bëri biseda të ndryshme me drejtues të OKB-së. Madje, flitej se ishsekretari i OKB-së, Javier Pérez de Cuéllar, i dhuroi një stilolaps Z.Alia. Sapo Alia u rikthye prej andej, na la të nënkuptonim se OKB-ja e kishte rekomanduar që të lejonte të drejtën e pluralizmit të mendimit, por jo pluralizëm politik. Ndaj vazhduam përpara, morëm rrugën për në qendër duke thirrur “bashkohuni me ne”, “liri demokraci”, “tek sheshi, tek sheshi”. Para se të zbrisnim në shesh, u afruam tek godina 11/12 ku banonin dhe vajzat. Aty thirrëm “ejani motrat tona”, “bashkohuni me ne”, “fikni dritat”, “hajdeni poshtë”.

Iu bashkuan edhe ato protestës?

Vajzat fikën dritat dhe erdhën poshtë. Guximi ynë dhe vendosmëria u shtua më shumë. Vazhduam përpara drejt qendrës, duke thirrur “bashkohuni me ne”, “liri demokraci”. Turma sa vinte dhe u shtohej, por duke vazhduar në ngushticën e hyrjes së “Qytetit Studenti” na del përpara policia dhe na bllokon rrugën.

Si reagoi policia në ato momente?

Aty bashkë me policinë kishte dalë dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Hekuran Isai. Kërkoi të bënte kompromis me ne, por ne nuk pranonim, pasi na dukeshin gënjeshtra dhe pallavra të sistemit të diktaturës. Përpara ishin vendosur vajzat, edhe ky moment rrënqethës. Pas një shtyrjeje të turmës, ish-ministri brendshëm bie në një kanal në krah të rrugës. Aty ai thërret policinë duke u thënë: Bjeruni qenave! Policia vazhdoi të godasë me shkopinj gome dhe me pistoleta elektrike. Në përleshje e sipër na u plagosen disa studente, të cilat vajtën në spital, disa na i arrestuan.

Atëherë urrejtja jonë dhe vendosmëria për të vazhduar u shtua më shumë. Situata e tensionuar riktheu protestuesit mbrapsht?

U kthyem në qendrën e “Qytetit Studenti” tek sheshi përpara mensave dhe diskutonim për vazhdimin ku Azemi tha: “Këtu jemi në shtëpinë tonë. Nuk kanë çfarë të na bëjnë”. Kërkonim lirimin e shokëve dhe shoqeve tona. Diskutuam gjatë për vazhdimin e protestës.

 

…Dhe cfarë ndodhi të nesërmen?

Vepruam ashtu siç e kishim vendosur në darkë. Që në mëngjes dolëm në qendër të “Qytetit Studenti” dhe vazhduam me bindjen se edhe studentët e tjerë nuk do shkonin në mësim në fakultet përkatëse. Rreth orës 9 të mëngjesit tek ne vjen pedagogu Sali Berisha.

Për çfarë arsyeje erdhi z.Berisha në “Qytetin Studenti”?

Z. Berisha erdhi dhe na tha: “Unë jam me ju, por duhet t’i ktheheni mësimit, pasi e keni për veten tuaj. Ndaj duhet të vazhdojë mësimi”.

Si reaguan studentët ndaj tij?

Ne nuk pranuam dhe i thamë shumë qartë që nuk kthehemi në mësim pa u përmbushur kërkesat tona ekonomike. Madje, i thamë: Ik, ti je komunist!

Dhe cila ishte përgjigjja e z.Berisha?

Ai na foli nga foltorja dhe kur dëgjoi fjalët tona, iku. U largua. Ndërsa ne vendosëm të niseshim për në qendër, drejt sheshit “Skënderbej” duke thirrur edhe pjesën e studentëve të painformuar, të cilët kishin shkuar në mësim atë ditë. Vazhduam drejt Rrugës së Elbasanit përpara Fakultetit Ekonomik dhe Filologjik me thirrjet “bashkohuni me ne” dhe turma sa vinte dhe shtohej. Ndërkohë, kamionët me policë po na rrethonin, por ne vazhduam deri tek Liceu Artistik përpara ish- ambasadës italiane. Aty na bllokon rrugën policia dhe na del përpara ish-sekretari i parë i rinisë, z.Lisen Bashkurti.

Çfarë kërkonte prej jush?

Bashkurti kërkoi të bisedonte, por me një grup drejtuesish ose drejtuesin e protestës.

Ndërkohë ju e kishin zgjedhur drejtuesin e protestës?

Aty i dhamë megafonin Azem Hajdarit. Ai i tha atij: “Zoti Lisen s’kemi drejtues, sepse protestat popullore i ka drejtuar dhe një çoban”? Në atë moment u përleshëm përsëri me policinë. U kthyem në qendër të “Qytetit Studenti” me vendosmërinë për të vazhduar më tej. Pak çaste më pas, Ramiz Alia na kërkoi një përfaqësi për të biseduar pasi nuk mund të diskutohej me të gjithë, ndërkohë që ishkryeministri Adil Çarçani kërkoi të bëhej marrëveshje, por nuk pranuam. Ne kërkonim krijimin e shoqatës sonë.

Në një situatë të tillë erdhi sërish Sali Berisha tek ne. Si ishte hera e dytë e z.Berisha te studentët?

Ne ishim më tepër të vendosur në kërkesat tona, ndaj erdhi sërish Sali Berisha tek ne. Ai na tha: “Zgjidhni përfaqësinë tuaj që të shkojë në takim, por unë bashkohem me ju, nëse ju bashkoheni me mua për idenë e pluralizmit politik”. Pra, kërkesa të mos ishte thjesht shoqatë dhe kërkesa ekonomike. Dhe faktikisht kështu vepruam. Zgjodhëm përfaqësinë tonë, që vajti në takim me Ramiz Alinë dhe kërkuam siguri për shokët, megjithëse na i goditën në dalje të takimit me pretekstin se i morën pistoletën një oficeri. Kështu, pas takimit me Ramiz Alinë, morëm ‘OK’-in për të formuar një shoqatë studentore vazhduam krijimin e shoqatës studentore, ku kryetar u vendos Blendi Gonxhe dhe mblodhëm firmat për formimin e partisë së parë opozitare që u quajt Partia Demokratike. Por, dua të kujtoj këtu se lëvizja studentore nisi si pasardhëse e disa protestave të vogla paraprake si në Shkodër, në Shijak, në Kavajë etj. dhe fill pas 2 korrikut, pra hapjes së ambasadave në Tiranë dhe dezertimit të Ismail Kadaresë.

A ndjehej frika tek studentët ato ditë të vështira që nisën nga errësira, por që rrëzuan një diktaturë të ashpër si ajo e Enver Hoxhës?

Jo, sepse s’kishim çfarë të humbnim. Sepse çdo gjë po merrte fund dhe siç thashë, njohja e pluralizmit të mendimit na e hapte rrugën. Frika ishte se do të na shtypnin, sepse afro 1 vit më parë në Kinën komuniste kryeministri Lipen shtypi me tank 300 studentë gjatë një proteste të tyre. Gjithashtu, në qeverinë shqiptare kishte shumë elementë ekstremistë të betuar komunistë, të cilët deportuan edhe në lëvizjen tonë studentore. Madje, jo të gjitha veprimet dhe lëvizjet tona studentore ishin të kënaqshme.

Për cilat arsye?

Sepse atë lëvizje e shfrytëzuan shumë ish-komunistët, spiunët e Sigurimit të asaj kohe dhe drejtues partie e rinie të PPSH-së. Por, lëvizja kishte një ideal dhe ishte i pashmangshëm qëllimi, të vendoste demokracinë në vend. Merita në lëvizjen studentore ‘90 kanë të gjithë ish-studentët, po ashtu edhe pedagogët, po ashtu dhe populli i Tiranës që na përkrahte vazhdimisht. Meritë të veçantë në lëvizjen studentore përveç Azem Hajdarit, Abdyl Matoshit, Akli Fundom, Ndue Lugja, Skender Madanit, Mentor Madanit, Arben Sulos etj. kanë studentët shkodran. Ata ishin shumë të vendosur dhe me kulturë demokratike si Arben Broci, Shenasi Rama, Arben Lika etj., dhe u kërkoj ndjesë atyre që nuk po u përmend emrat. Por, e keqja ishte sepse në disa përzgjedhje u futën sekretar e bij sekretarësh partie. Po kështu, edhe në PD ku dhe unë jam një nga themeluesit e saj bashkë me shokët Arben Broci, Shenasi Rama, Arben Lika etj.

… Dhe si e shikoni PD-në pas kaq shumë vitesh?

Më vjen keq që e them, por e shoh në ditë shumë të vështira. Sepse partia e parë opozitare që ne krijuam së bashku me ish-të përndjekurit politikë jo vetëm që nuk bëri asgjë për ne si dhjetorista dhe të përndjekurit politikë, por me kalimin e viteve, PD-në e zaptuan mbi 90% ish-komunistët dhe ne që e themeluam, dolëm jashtë loje. Po ashtu PD-ja nuk bëri asgjë as për popullin në përgjithësi. Kështu që as tani nuk po shoh ndonjë përpjekje për të afruar ish-dhjetoristët e vërtetë. Ndjej keqardhje që PD-ja është në ditët e saj më të këqija. Madje, mund të them se PD-ja po shkon drejt shkrirjes. Këtë e treguan zgjedhjet e Dibrës dhe Kolonjës shumë qartë. Pra, PD-ja në qoftë se nuk largon ish-komunistët, të konsumuarit tashmë politikisht dhe po nuk u bashkua me dhjetoristët e vërtetë e jo servilët dhe ishtë përndjekurit, i thoni ‘lamtumirë’.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në ““Pse e refuzuam Sali Berishën më 9 dhjetor 1990 në Qytetin Studenti””

  1. Sali maloku says:

    Dmth ne fillim dolet te protestonit se skishte drita….. me vone moret zemer nga nje rrugaç qe skishte vend ne qytetin studenti dhe e kthyet ne proteste politike!
    Ik ore plehre e genjeshtar

    1. xheJ eN Bi says:

      Me te shumtet e studenteve ne “levizjen stundetore” ishin idealiste.
      Te pakte ishin “pragmatistet “ose me sakte veglat e Ramiz Aise nepermjet
      sigurimit. Te tille qene tropojanet me ne krye Azemin e Saliun.
      Saliu ishte edhe diçka me shume vegla e UDB-esper te shkatruar Shqiperine.
      Ne ate kohe nuk dalloheshin si te tille , u paraqiten si “enjgjejt” e demokracise,
      por na dolen djajte e demokracise.

      Shenjat e para u duken ne 2 Prill 1991 qe flijuan Arben Brocin per qellimin e tyre.
      Shenja e dyte eshte rrezimi i Qeverise se Stabilitetit ,qe kishte mare nje rruge te mbare.
      Duke vazhduar deri ne ditet e sotme me mbrapshtesite e tyre qe Shqiperia te mos ec drejte
      Europes .

      Edhe V.Spahiu eshte nje idealist qe ka akoma shprese se PD -ja do te ndryshoje kurs.
      Eshte naivitet te mendosh se PD-ja te largoje ish-komunistet.
      Nuk e kuptoje se si e koncepton V.Spahiu PD-en .PD jane vete ish komunistet,si te bejne
      te vetlargohen pa mbaruar misionin e tyre ?

      Nese V .Spahiu dhe dhjetorista te tjere kane kellqe le te mblidhen dhe te riformojne nje PD te vertete
      me idealet e Dhjetorit te 90-es dhe nuk jane te paket .Si thote populli : me mire von se kurre.

  2. Studenti i Dhjetorit says:

    Isha aty dhe si student mora pjes aktive. Ajo qe shkruan zoteria jan pjeserisht te verteta. Shum pjeserisht dhe siperfaqsore. E verteta esht se ne u perdorem dhe organizatoret ishin te parapregatitur kushedi diku nga ministria e brendshme. Protestat kan fillu shum ma heret dhe krejt ndryshe, po si shum ngjarje te tjera te ndyra qe ndodhen ato vite e verteta fsheh dhe u tjetersua prej atyne qe ishin ne pushtet. Saliu ishte aty sepse iu urdherua dhe ne fund i sherbeu mir klikes mafioze komuniste. Do te doja te tregoja per ato qe pash nga pikpamja e ndershme e nji te riu mesatar shqiptar qe asokohe thjesht kerkonim nji Shqiperi me te mir.

  3. Saliut dhe zarbove te tjere sigurimsa dhe ish komunista te convertur ne antikomunista,nuk duhej thene ik,por duheshin lidhur pas bustit enver dhe te terhiqeshin zvarre,por shqiptaret e kane zakon qe behen trima me te vdekurit dhe jo me te gjallet.
    saliserbi e co na e futen te gjitheve dhe tani nuk dime si ta nxjerim.
    mallkuar kete fare te keqe dhe ata qe e ndjekin(llumi i Shqiperis)se na beri te urrejme vendin me hajduterin e tij prej shpellari.

  4. Ivan i madh says:

    Me sa lexhuam ne intervisten e ketij karagjoze që thote se dhe Unë kam qene ne themelimin e PD. Duket se klanet si brenda e jashte PD jane hedhur ne sulm per te SHQYER njera tjetren tani qe kjo po jep shpirt dhe ky si klani i kriminelit dhe maskarait Hajdari do qe te shqyejne banden e krye kriminelit Berisha, ortakut e bashkepuntorit te Udb te mikut te tij Hajdari. Kujtoi e Tejajmenin keto tregoje neteve te dimrit pjellave te tuaja e jo ne mor idiot se po te bene kameleoni jot udebesi Alia ate pune ti, Unë e kushdo tjeter dhiste gjak e jo tregonte te fortin. Kot qe e zgjat se kam shume per te thene se e kam jetuar dhe vete po me nje shpreje do e mbyll. MJAFT NA CAFE B… SE E DIME REALITETIN DHE NGJARIET SE I PERJETUAM VETE NE ATO VITE.

  5. dylaver kaucuku says:

    pirdhni o pirdhni!
    ja bejeni tash partin dhe demokracin po deshet. s ju pengo kush. jeni te lir .
    po nuk I beni dot dhe a e dini pse/?
    sepse shqiptaret jan kriminela dhe demokracija po ashtu. dhe nuk do behet kurr paqe dhe liri sa te ket demokraci. ka thon nji studjus I ri.
    e si do ket paqe kur njeri ka biljona e te tjeret s kan buk me onger?!
    nuk e beri komunizmi kte por demokracija.
    prandaj edhe demokracija nuk esht zgjidhja per te gjith por per nje pakic.
    shumica do ngrohet ne diell dhe do qahet si gjithnji.

  6. dylaver kaucuku says:

    shikojeni fotografin.
    si kalamaj duken te gjith.
    pse ,kta kalamaj do bejn shtet a?
    kta me e shumta do bejn nje loj per fmij por jo shtet.
    do bole shteti vlla,s don qarje si kalama! tha kinezi I ri.
    shifini ne foto ses cfar pamjesh kan kta fmij kalamaj te perkdhel qe kan dal tu qajt “eee mami dua akullore”!!!

  7. kusari i fshatit says:

    pse keta qumeshtor te asaj fotografije “historike” ishin ata qe “u ndeshen dhemb per dhemb ” dhe rrezuan “diktaturen me te tmerrshme” te historis botnore!!!!??
    cudi,se kta duken si cuna cumcakizi dhe jo si burra lufte.
    kta jan bythpambuka mer,qe perfitun nga historija se shteti I kuq ra vet,dhe kur ra kta dolen si rrezues.

  8. shqip says:

    asgje me shume se ajo qe tashme ka dal nga kazani. ky zotria vetem sa po konfirmon lojen e para pregatitur ne bodrumet e katovices. po si do behej mo lumadh? ne mos me studentet e tiranes, me ke do ta benin, me fshataret e nartes ? qenka afruar azemi dhe i paska thene… po mire, ky lideri pse s’doli i pari, po ju la ju sa te grumbulloheshit, e pastaj u fut ne rol . kur thua qe aty erdhen imami , selami dhe kompania bella, si u gjenden ne te njejten mement, ne te njejtin vend ? apo telefoni qe ua prishi ate mbremje u tha futuni ne skene se eshte radha juaj ? detyrohem te jem ca vulgar. pirdh, pirdh se lerohesh. pyeste shteti per 60 kalamaj qe s’dinin ç’kerkonin. ne fillim thua se donit drita. dritat erdhen. pastaj çudi i ftuat gocat e u thate fikini dritat. ketu skenaristi sikur e ka ngatruar pak. po nejse, s’prish pune. ishit live, nuk mund te ktheheshin sekuencat. tani ti thua qe pd u mbush me 90% me komuniste. une po te them se pd u mbush me komuniste, spiune, burgaxhinj, rrugaçer, hajdute, te shitur, e te blere. prandaj edhe ika vete e s’ja ktheva me syte. aty njerezit me ideal numeroheshin me kokrra. ti more autor i shkrimit edhe vete e thua se u perdoret. pra kjo gje ishte sajuar qe perpara se cila strategji do ndiqej. ku hante pyka katunaria nga pluralizmi. zgjedhjet e para ne 91in, opozita mezi arriti ne 30% te perfaqsimit. pastaj ramizi me rajersonin , biberajn dhe udb, vendosen te vene sali xhunglen , qe ti jepte nje berdaf miletit. sa me shume dhjetore qe kalojne, aq me shume na dilni si dhjet-o-riste. me keq, te permijere e te perlyer deri ne gju.

  9. sofia says:

    NJe pyetje kisha une se u lodha me keto tregime qe s’kane te mbaruar: Po diplomat ku i moren keta studente se gjate asaj kohe nuk u be me mesim, pothuaj edhe rrugaçet u muaren me politike? Pastaj na dolen te gjithe me diploma, jo nje po dy dhe mjere Shqiperia qe atehere e deri sot.

  10. Tomorr Jangulli says:

    Besoj se studentet qe qene protagonistet e pare te levizjes se Dhjetorit 1990-te dhe te ikjeve ilegale me traget ne Itali dhe pastaj Greqi qene studentet e dobet ne mesime dhe provime. Jam deshmitare I atyre diteve te para te levizjeve te studenteve dhe popullit te Tiranes. Besoj se fajin kryesor te deshtimit te levizjes se Dhjetorit e mban Azem Hajdari sepse u keqperdore nga Sali Berisha dhe me vjen keq ta them, por me sa I njoh une Tropojanet dhe te ashtuquajtur te forte, ata jane me te pa-aftit me bere shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *