VIDEO/ Moviola e ndeshjes Partizani-Kukësi, klubi i kuq: Jemi në pritje të “superstarit” të FSHF-së për të na sqaruar!

7 Dhjetor 2016, 17:29Sociale TEMA

Klubi i Partizani ka publikuar kronologjinë e plotë të ndeshjes Partizani-Kukësi duke publikuar pamjet që tregojnë veprimet tendicioze të arbitrit të ndeshjes Lorenc Jemini.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, klubi i kuq tregon me Video të gjitha momentet që gjyqtari ka vepruar në mënyrë tendicioze kundër skuadrës së kuqe, duke mohuar një gol të rregullt si dhe disa raste të tjera që janë mjaft të dyshimta.

Klubi i kuq i ka kërkuar drejtpërdrejt Federatës Shqiptare që të reagojë në lidhje me këto veprime skandaloze të gjyqtarit Lorenc Jemini.

Gjithashtu klubi i Partizanit thekson se nëse kjo hakmarrje e FSHF-së vjen për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur drejtuesit e klubit nuk do t’ia arrijnë dot që të përdhosin emrin e Partizanit./f.b

Reagimi i plote i klubit te Partizanit.

REAGIM ME MOVIOLE PER TAKIMIN PARTIZANI – KUKESI. 
Një ditë pas ndeshjes Partizani – Kukësi, jemi më të qetë dhe shfaqim pamjet e rasteve të diskutueshme të ndeshjes Partizani –Kukësi. Gjithëkush është i lirë të jap opinionin e vet, madje do donim që edhe këtë “moviolë” ta bënte sërish vetë arbitri i kësaj sfide, meqë FSHF u përkujdes që arbitri i ndeshjes Partizani – Skënderbeu ta bënte vetë moviolën e ndeshjes, i sugjerojmë që edhe këtë radhë të bëj të njëjtën gjë… Meqë moviolistët e ekraneve shqiptare janë të gjithë punonjës në FSHF, presim me qetësi dhe maturi sqarimet për:

Jemi në pritje të “superstarit” të radhës në ekran për të na sqaruar këto raste të diskutueshme… Ndryshe, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të na sqarojë në mënyrë institucionale përse këto raste të diskutueshme në ndeshjet ndaj rivalëve direkt janë në dëm të FK Partizanit.
Nuk jemi nder klubet qe ankohemi per gjykimin ne nje ndeshje te vetme. Por, ajo kunder Kukesit ishte “denimi” i radhes qe uniformat e zeza, po nxijne mbi lodhjen dhe meriten e futbollisteve tane. Prej 14 javeve, te pakten pese prej tyre jane vendosur nga gabimet e arbitrave ne dem te Partizanit. Ky reagim vjen si nevojshmeri per te evituar “telekomandimin” e rezultateve nga arbitrat.

Nëse këto veprime, lidhen me mendimet dhe opinionet e shprehura haptazi dhe publikisht nga presidenti Gaz Demi, që nuk i shkojnë për shtat institucionit të futbollit, ju bëjmë me dije se emri i FK Partizanit nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë, NE do të kemi vendimin tonë. Gjithçka që themi e bëjmë, është në shërbim të përmirësimit të imazhit dhe drejtësisë në futbollin shqiptar. Ne si klub kemi ndërmarrë një rrugë në të cilën mund të jemi edhe të vetëm, por jemi të vëtëdijshëm që kërkojmë të drejtën dhe transparencën që në jo pak raste ka munguar.

FK Partizani nuk do të bëhet kurrë, në asnjë moment “vegël” e askujt dhe për asnjë arsye. Jemi një klub që kërkojmë të luhet në Shqipëri një futboll “i shëndetshëm” dhe kur të jetë i tillë nuk do të mungojnë fjalët e mira, por kur ka padrejtësi dhe nuk ka transparencë FK Partizani patjetër që do të ngre zërin e tij, zë i cili përfaqson një “Klub Legjendë” të futbollit shqiptar, një tifozeri që i kalon kufijtë zyrtarë të Republikës së Shqipërisë.

Jemi në pritje të një reagimi zyrtar nga FSHF-ja, Departamentit të garave, Sektorit të Arbitrave, apo ndonjë komisioni tekniko-gjykues. FK Partizani ndëshkohet çdo javë: me kartona (lojtarët), me gjoba (klubi), me penalizime (tifozët), duam të dimë ndëshkimin kur këto gabime bëhen (me ose pa dashje) nga ana e institucionit që ka marrë përsipër të zhvillojë një garë futbolli të ndershme…
Në respekt të gjithë mbështetësve të tij, por edhe gjithë opinionit sportiv shqiptar, FK PARTIZANI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje