A ishte Rusia arsyeja e vizitës të shefit të CIA-s në Tiranë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kodheli 1Ambasada amerikane dha dje pak detaje për vizitën e drejtorit të CIA-s, John Brennan në Tiranë.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës”.

 

Mediat bëjnë me dije se dy kanë qenë temat kryesore që janë trajtuar në takimet e John Brennanit me autoritetet shqiptare.

E para, është bashkëpunimi i Shqipërisë në luftën antiterrorizëm. Në këto takime është trajtuar politikisht vullneti i Shqipërisë për të luftuar dhe dënuar çdo tentativë të shqiptarëve për t’ju bashkuar ISIS-it ose Al Nusras në Siri dhe Irak.

Gjithashtu, është prekur tema e rëndësisë së bashkëpunimit rajonal në fushën e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera në rajon. Siç dihet, ka mbi 100 shqiptarë të Shqipërisë që luftojnë në Siri dhe Irak përkrah ISIS-it.

Pak javë më parë, të gjitha mediat shkruan se një atentat i planifikuar ndaj ekipit izraelit të futbollit u parandalua në momentin e fundit nga shërbimet e huaja në bashkëpunim me policinë shqiptare.

E dyta, sipas “GSH”, një mësymje ruse në muajt e fundit në Ballkan ishte temë diskutimi mes drejtorit të CIA-s, Brennan dhe autoriteteve shtetërore shqiptare.

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit me agjentë të sigurisë amerikane për të garantuar stabilitetin në vend dhe në rajon.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *