Azdren Llullaku për TemA, tregon sekretin e formës së tij dhe objektivin e golave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

llullakuNga Fatjon Baze

Azdren Llullaku është njeriu i momentit në kampionatin rumun, duke i surprizuar të gjithë me performancën e jashtëzakoshme që është duke shfaqur tek ekipi i Gaz Metanit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari kryesorë tek ekipi i tij, ku në ndeshjen e fundit kundër Dinamos së Bukureshtit arriti që të shënojë një dopietë të rëndësishme.

Deri më tani ai ka arritur në kuotën e 16-golave dhe në përditësimin e renditjes së UEFA-s për fituesin e “Këpucës së Artë” të sezonit 2016- 2017, shqiptari është ngjitur në fron, duke lënë pas emra të njohur të futbollit europian si Ronaldo, Mesi, Luis Suarez, Aguero etj.

Në një pronocim për TemA, ai tha se është duke kaluar një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, dhe shpreson që të vazhdojë me këto ritme.

“Ndjehem shumë mirë, jam mjaft i lumtur që në ndeshjen e fundit kundër Dinamos së Bukureshtit me dy golat që realizove ndihmuan ekipin për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Ishim të gjithë të kënaqur që nga trajneri dhe lojtarët, pasi të fitosh 4-0 ndaj një ekipi siç është Dinamo e Bukureshtit është një ndjenjë shumë e mirë” tha Llullaku.

Më tej ai shtoi se sekreti i formës së tij është puna e pandalshme që bën çdo ditë ne seancat stërvitore.

“Sekreti i fomrës sime është se vazhdoj çdo ditë të stërvitem mirë, të bëj  atë çfarë më kërkon trajneri dhe vetëm kështu arrihet më e mira.”

Ndërsa i pyetur për objektivin e golave, LLullaku thekson. “Tani kam arritur që të shënojë 16-gola, objektivi është që të shënojë 17të, kur t’I shënoj 17-të objektivi dot jetë 18-të” shprehet Llullaku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *