Basha paralajmëron “gardën” e vjetër në PD dhe ish-dhjetoristët: 35% e deputetëve të PD do jenë nga rinia

8 Dhjetor 2016, 14:05Politika TEMA

Kryedemokrati, pikërisht në ditën e Rinisë ka paralajmëruar “gardën” e vjetër në PD, një pjesë e të cilëve kanë qënë në Lëvizjen e Dhjetorit ’90 se një pjesë e tyre duhet ta harrojnë që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e verës së ardhshme.

Për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ndryshimi vjen nga vetvetja, ku në thelb është forcimi i demokracisë së brendshme. Në një takim me të rinjtë në Qytetin Studenti, në Ditën e Rinisë, kreu i PD premtoi se grupi i ardhshëm parlamentar demokrat do të ketë 35% të tij rini, që do të zgjidhen lirisht nga të rinjtë.

“Dua t’u them se liria fillon nga shtëpia jonë, nga liria për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj, liria për të mos qënë servil i kryetarit, apo deputetit, për të qënë vetvetja, forca më e madhe në PD. Të forcojmë demokracinë e brendshme, 35% e kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD do të vijnë nga ju dhe ju do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre”, deklaroi Basha para të rinjve.

Sipas kreut të PD-së shqiptarët sot e presin një mesazh nga të rinjtë, dhe ky mesazh është refuzimi i gjendjes së vendit, “refuzojmë të jemi skllevër të një autokracie të veshur si demokraci, të një ekonomie të kontolluar nga pushteti dhe klientët e saj”.

Forca e madhe e papërballyeshme e një shoqërie është rinia që lufton për liri, theksoi Basha.

1 komente në “Basha paralajmëron “gardën” e vjetër në PD dhe ish-dhjetoristët: 35% e deputetëve të PD do jenë nga rinia”

  1. Lino says:

    Po mos harroni ne krye te pjesetareve te rinje salehun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje