Basha, vizita e gabuar në “Qytetin Studenti”

bushatiNga Andi Bushati

Kryetari i PD-së nuk ka gjetur simbolikën e duhur kur ka shkuar këtë të enjte në qytetin Studenti, për të propaganduar politikën e tij të vakët të ndryshimit të partisë më të madhe opozitare. Prej disa muajsh, për t’iu kundërvënë autoritarizmit gjithnjë e më të madh të qeverisë Rama, Lulzim Basha ka nisur një fushatë për demokratizimin e PD-së, për shndërrimin e saj, nga një parti e kryetarit, në një forcë të qytetarëve, në një familje ku të lulëzojnë idetë e ndryshme dhe të vyera, një një organizatë ku të votohen dhe të sfidojnë edhe ata që janë kundër kastës.

Këtë 8 dhjetor, përvjetorin e 26 të përmbysjes së regjimit komunist, Basha ka dashur ta shfrytëzojë si një trampolinë për të dhënë këto mesazhe ndryshimi, që për shkak të qëndrimeve të së shkruarës dhe të mënyrës se si është sjellë PD, qoftë kur ishte në pushtet, qoftë tani në opozitë, nuk po gjejnë ndonjë jehonë të madhe.

Dhe në pamje të parë simbolika duket e goditur.

Në 100 e pak vite shtet shqiptar, të rralla janë sheshet dhe datat që kanë sjellë ndryshime kaq të mëdha në jetën e vendit. Pavarësisht se rënia e komunizmit ishte një lëvizje e dirigjuar nga lart, pavarësisht se fijet e saj u luajtën në kulisat e pushtetit, vullneti, dëshira dhe rebelimi studentor, për t’i dhënë fund mungesës totale të lirisë dhe izolimit nga perëndimi, janë nga ato akte që e kanë shenjuar fort historinë tonë të re.

Pra, duke u nisur nga kjo simbolikë Lulzim Basha u duk se “zbuloi” mjedisin e duhur për të propaganduar politikën e tij të re.

Por, ajo që ai me siguri ka harruar, dhe që e tradhëton keq propagandën e tij për një parti që të jetë e të rinjve dhe jo e kryetarit të përjetshëm, e qytetarëve dhe jo e një grupimi të mbyllur, e interesit publik dhe jo e kastës, është simbolika tjetër e këtij sheshi.

Qyteti Studenti nuk është vetëm vendi ku filloi lëvizja për rrëzimin e diktaturës. Ai është njëkohësisht dhe mjedisi ku lindi dhe mori jetë e para parti opozitare pas gjysëm shekulli.

Dhe aty u krijua një parti që i tradhëtoi shpejt aspitatat e atyre që brohorisnin parrullën: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Aty u krijua partia që vetëm pas një viti hëngri bijtë e saj themelues. Aty u krijua partia që urdhëroi burgosjen e liderit kryesor të opozitës. Aty u krijua partia që shkallmoi të parat zgjedhje parlamentare që organizoi. Aty u krijua partia që përgjaku dhe masakroi opozitarët, shtypin dhe që në 1997, drejtoi ushtrinë dhe paramilitarët kundër popullit të vet.

Shumë më e ndryshme sot, nga këto anë të errëta që shenjuan fillimet e saj, përsëri PD-ja mbetet partia e një njeriu të vetëm. Partia ku fare rallë mund të dëgjohen zëra kundra. Partia që edhe në vitin 2013, në ndryshim nga çdo vendi i ish bllokut lindor, nxori përpara shqiptarëve të njëjtin lider që u kish propozuar edhe në vitin 1991. PD ishte dhe mbetet edhe sot, në ndryshim nga çdo e singjashme në Europë, partia e një njeriu të vetëm: Sali Berishës, të rrallë dhe të pakrahasueshëm në llojin e tij.

Pikërisht për këto arsye, ideja për të propaganduar hapjen e kësaj force, idetë kundër liderit të fortë dhe të përjetshëm, kultin e mendimit ndryshe, në qytetin studenti, ishte një nismë e gabuar.

Po vërtet, ai shesh, ka hyrë në memorien tonë kolektive si imazhi i protestës, i revoltës, i rrebelimit të sinqertë dhe naiv të të rinjve. Por fatkeqësisht, nga ana tjetër, ai na kujton dhe vendin ku u krijua një parti që i harroi aspiratat e krijimit të saj.  Ai ngërthen në vetvete dramën e revolucioneve që tradhëtohen prej pushteteve që pjellin nga barku i tyre.

Prandaj dhe Lulëzim Basha nuk mund të shkonte aty për të propaganduar një PD që me fjalë nuk i ngjan aspak asaj të Berishës. Ai mund ta përdorte këtë shesh nëse do t’i duhej të fliste për revolta dhe përmbysje, por kurrë për ta evokuar si simbolin e një partie të hapur dhe demokratike. (Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Basha, vizita e gabuar në “Qytetin Studenti””

  1. Angjelini says:

    Ne shkrimin tend kam vetem nje kritike. Hipoteza qe ngrit Ti per hajdutin, vrasesesin dhe pas-arrdhesin e kriminelit Berisha, […se ai mund te perdorte sheshin studenti vetem per revolta dhe permbysje te nje qeverie…] te votour nga te pakten 1 miljon shqiptar tregon se mendesija tipike totalitare nuk eshte zhdukurnga kokat e mykura si ti. Komunistat jane akoma ne parti por me ngjyre blu, te kuqe, e keshtu me rradhe. Je per te ardhur keq Andi Bushati, nipi i komunistit.

  2. Dean says:

    Bushato?!
    Je i Ndyre dhe i Neveritshëm,çfardo që të shkruash dhe të thuash.

  3. Skypion says:

    Nese keni vene re,ata qe flasin dhe shkruajne me shume se cdokush tjeter per 8 dhjetorin,per protestat e dhjetorit 1990 e gjithe c’lidhet me kete date dhe simboliken e saj,jane gazetare dhe analiste te majte.
    Nuk dua te merrem me c’thone,sa te drejte kane,sa te verteta ,gjysme apo cerekteverteta thone ,sa te afte jane ne analizat e tyre etj gjera te ngjashme.
    Ajo qe ka rendesi per mua,eshte se keta(analistet e majte) jane ne konflikt interesi,per te bere analiza te tilla.Nuk e kam vene ne thonjeza togfjaleshin,sepse eshte me te vertete nje konflikt i paster interesi.Eshte i llojit par exellence.
    Ky konflikt interesi eshte i dyfishte: eshte biologjik dhe politik.
    Pak me pare,kishte bere nje shkrim edhe nje analist tjeter i majte,Skender Minxhozi.Ne thelb,te dy,si Bushati edhe Minxhozi thone te njejten gje.
    Nuk eshte puna se keta jane analiste te majte.Por se jane te majte ne kontekstin shqiptar,ku te jesh i tille duhet te kesh prejardhje biologjike dhe politike nga ekstremi i majte.Dhe,prape,nuk behet fjale per nje ekstrem te majte te llojit europian,apo edhe me gjere por,per nje te tille shqiptar.
    Te dy analistet e mesiperm,Bushati dhe Minxhozi ,jane ne konflikt ulerites interesi,kur marrin persiper te gjykojne levizjen qe shembi diktaturen e baballareve te tyre,biologjiko-politike.
    Normalisht,keta duhej te heshtnin.Te pakten,te heshtnin.
    Por,jo! Jo vetem qe nuk heshtin,jo vetem qe marrin persiper nje barre te huaj,por edhe akuzojne protagonistet e asaj levizjeje qe shembi diktaturen e baballareve te tyre.
    Ketu nuk behet fjale me per cipe per seder, ndergjegje a skrupuj.Se nuk i kane.Ketu kemi te bejme me cinizem.Me pashpirtesi.
    E kam thene edhe me pare,se nuk ka njerez me te pandjeshem dhe me te thare shpirterisht se keta ta majte,pasardhes politiko-biologjike te baballareve kriminele,qe bejne moral.
    Une mundohem por, nuk mund ,gjithsesi, te paraftyroj veten ne vendin e tyre!Domethene te kem patur nje baba kriminel,qe ka torturuar njerez te pafajshem(sic ka qene i ati i Bushatit),e te marr guximin t’u bej moral shqiptareve,shume prej te cileve viktima te dhunes se babait tim hipotetik…!!!
    Por,keta e bejne.E cfare te beri se!
    Ne analizat e tyre ka nje djallezi shume te madhe.Duke kritikuar gjithe c’eshte bere gabim pas nentedhjetes,duke u fokusuar aty,duke i ndricuar dhe theksuar ne menyre te perseritur ato, por edhe duke shtremberuar dhe sajuar,duan te realtivizojne ate qe ka ndodhur para nentedhjetes.Duan te relativizojne gjysemshekull diktature komuniste,ku protagoniste ishin baballaret e tyre.
    Kadareja yne i madh,kete lloj njerezish,i ka cilesuar si “bij me baballare turperues”!
    Te vetedijshem per kete damke turpi,ata bejne cmunden per te gjetur shoke ne kete turp.E kete perpiqen ta bejne me te tilla analiza.

  4. shvejk says:

    Kush eshte analist i majte o tru perdredhur?

  5. Moni says:

    … shume e VERTETE … tashme CETA-PD e injoranteve veriore eshte 80% e shkermoqur dhe deri ne zgjedhjet e 18 Qershorit 2017-te do zvogelohet akoma me shume deri ne humbje totale …. ne parlamentin e ardheshen do mbeten vetem me 15-20 deputete …. ha,ha,ha,ha

  6. Jimi says:

    Shum fotozhenik! Te lutem! Heren tjeter kur te shkruash artikullin e rradhes, ilustroje me nje set fotografish.

  7. shqip says:

    ta fillojme me andon. duket qe analiste te kesaj prerje jane staxhionale. jo me shume se disa muaj me pare, pra fund behari, fillim vjeshte, ky fliste me superlativa per bashen. duke mos lene pa perbaltur ramen. shprehjet gati groteske “rama te hidhet me protesta”, rama kanabisti, etj te kesaj natyre. perplasej andua qe thoni ju, sikur te ishte pjese e keshillit drejtues te pd. mirepo ky shkrim vetem sa na verteton diskordancen , inkoherencen , e kesaj prerje analistesh. per ata qe e kane perjetuar periudhen e 90-91it, dhe qe kane kontribuar ne perpjekjet per ndryshime, shume shpejt e pane se pd lindi si force regresive e antikombetare. eshte e kote ti lidhesh ato tubime te tufave te pa formuara, me krijimin e nje klani qe u mblodhen bashke per te shqyer gjene e mbetur pa zot. i mirekuptoj edhe komentuesit e djathte po qe shkruajne me te majten, si dhe mendojne me anen e majte te trurit. ka ca tipa ketu larte qe vendosin se nga cili krah eshte njeri apo tjetri. duket se e kane eskluzivitet te tyre idiotesine e perversitetin prej shpellaresh. te klasifikosh bushatin , minxhozin, meron, e dhjetra te tjere si te majte, nuk eshte fundi i botes. po te vendosesh ne te djathte berishen, pollon, hajdarin, e gjithe taborin e nomeklatures komuniste, kjo eshte gjeja me idiote qe pretendohet. pra duket sikur ithtaret ” e djathte” me pardesyte e bardha , ishin gati e po prisnin pas deres per te na sjelle demo(N)kracine. ky lloj arsyetimi, e kjo lloj propagande vlente ne kohen e qiririt e radhes se vajgurit. ketu vetem te djathte nuk ka. perderisa nuk ka elektorat te djathte, nuk ka si te kete politikane. ah po, ka donkishote qe luftojne me mullinjte e eres. ndersa e majta as ekziston e as ka gjasa te konfigurohet. ketu ka vetem pushtete qe punojne si tu vije, pa patur asnje program qe ndan qartasi te majten nga e djathta. te me thote ky tipi ketu larte, qe e kam njohje te vjeter ne kete faqe, cilat kane qene reformat e djathta ne kete vend? reforma agrare 7051 ? pronat qe u shkojne çeshtjet ne strazburg? apo reformat e majta per shkollat, spitalet, punesimi, bujqesia, sektoret strategjike, energjitike. tani doni dhe beni. po kete gjuhe shqiptari i varfer e hante kallup deri dje. sot duket se edhe stallieri ka internet e sheh ne kohe reale ate qe ndodh ne bote. megjithate ne krahasim me andon, ndryshimi eshte material. ando nipi edhe kur thote idiotesira paguhet. fati i tij. s’hahesh dot me fatin. shqiperia eshte si puna e vendeve ku ka parajse fiskale. vetem se ketu ka parajse idiotesh qe fitojne nga interesat e shumta qe u japin bankat e klanit te frangajt. apo fondacionet fantazem te balliut, etj.

  8. jani says:

    Nga ai shesh filloi permbysja e regjimit te gjyshi hysniut dhe nena Vitos o bushat koqja. Dhe mga ai shesh nuk mund te thote asgje te re ai dordoleci me emrin basha. Ne 2025 mund te diskutoje pd qe edhe mund te marre pushtetin deri ateherw nuk do kete berishe, bashe ,bogdaner, bumce etj ysht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *