Besnik Mustafaj: Basha e mori partinë në një moment kthese, ka ardhur koha që të zëvendësojë Berishën

mutafaj“Ëndrra ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ende nuk është realizuar”, kështu është shprehur një ndër themeluesit e PD-së, tashmë i tërhequr nga politika, Besnik Mustafaj.

Në një intervistë në Intv, Mustafaj e ka konsideruar pjesëmarrjen në lëvizjen studentore dhe më pas themelimin e PD-së një aventura që jo gjithkujt mund t’i ndodhë. “Kjo është aventura më e bukur që mund t’i ndodhë një njeriu. Unë kam patur fatin të jem aty, në kohën e duhur dhe në vendin duhur.  Jo çdo brez dhe çdo individ e ka këtë fat. “Shqipëria nuk është si gjithë Europa”, thotë Mustafaj.

Edhe pse i tërhequr nga politika, ai nuk ngurron që të japë një mesazh demokratëve, të cilat tashmë janë në opozitë. “Përvoja e ’91, përvoja e ’92 duhet t’i shërbejë Partisë Demokratike për të reflektuar shumë për të çuar përpara opinionit publik, përpara shoqërisë shqiptare njerëz që janë pa asnjë diskutim me integritet më të lartë dhe me një kulturë më të gjerë përfaqësues”, thotë një nga themeluesit e PD-së. Ndër të tjera, Mustafaj ka edhe një mesazh për kreun eaktual të PD-së, Lulzlim Bashën, i cili sipas tij duhet që të arrijë të zëvendësojë Sali Berishën.

“Në një moment kthese, ndryshimi të madh në PD-në, Luzlim Basha ka marrë një detyre shumë të vështirtë. Sepse nuk është e lehtë të pasosh Berishën në PD dhe nuk është e ;ehtë ta udhëheqsh PD për historinë që ka. Basha po piqet”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, ish ministri i Jashtëm dhe një ndër eksponentët kryesore të së djathtës që nga themelimi i saj jep një koment edhe për të majtët.

“PS po tregon se është një parti që ka brenda vetes thalmin e korrupsionit, të arrogancës dhe nuk është një parti me mentalitet evropian. Ata që iu bënë pengesë shoqërisë shqiptare në 90-91 për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa ata vazhdojnë dhe sot duke qenë pengesë për ta bërë Shqipërisë si gjithë Europa”, ka thënë ndër të tjera Mustafaj.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...