Bujar Nishani bën shërbimin e fundit ndaj PD para shkrirjes së KLD, merr në dorë Kolegjin Zgjedhor

8 Dhjetor 2016, 13:16Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, para se të humbasë postin si kryetar i KLD, ka bërë lëvizjen e tij më të fundit në shërbim të PD, ku ka paralajmëruar se do të rikthehet pas lënies së zyrës presidenciale. Edhe pse ligji për statusin e gjyqtarëve e ndalon të bëjë çdo lloj emërimi, KLD ka vendosur të zgjedhë anëtarët e Kolegjin Zgjedhor, një institucion i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në certifikimin e procesit zgjedhor në vend.

Me miratimin e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkrihet tre muaj pasi ligji i reformës të hyjë në fuqi, por kjo nuk e ka penguar Bujar Nishanin që si kryetar i KLD të marrë në dorë Kolegjin Zgjedhor, pra duke hapur procedurat për zgjedhjen e pesë gjyqtarëve. Nishani tashmë është në fund të mandatit të tij si kreu i shtetit, dhe me emërimin e personave të përzgjedhur prej tij, synon që të ketë nën kontroll kolegjin.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, njofton publikisht se ditën e premte, datë 9 dhjetor 2016, ora 18.00, pranë ambienteve të tij, në adresën Bulevardi “Zog I”, do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Shorti është i hapur dhe me prani të publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medias”, thuhet në një njoftim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në fakt ligjërisht Presidenti i Republikës, referuar Kodit Zgjedhor, ka të drejtë të bëjë riformatimin e Kolegjit Zgjedhor, por fakti që ky riformatim bëhet pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2018 pritet të hapë shumë debate në vend shkruan Sot. Dihet që me hyrjen në zbatim të reformës në drejtësi, KLD do t’i humbasë një pjesë të madhe të funksioneve që ka aktualisht. Po ashtu edhe Presidenti i Republikës nuk do të ketë më rolin që ka aktualisht në këtë institucion.

Nishani ka treguar në vijimësi një besnikëri ndaj forcës politike që e zgjodhi në postin e Presidentit të Republikës, dhe kjo lëvizje e tij pak kohë para se të lërë mandatin të bën të kuptosh se opozita nuk do të jetë pa asnjë instrument zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të cilët kanë të drejtën e shqyrtimit të pretendimeve nga partitë politike dhe kandidatët në lidhje me procesin zgjedhor. Shorti vjen pak ditë pas një sërë emërimesh që KLD bëri për disa gjyqtar të cilët nga shkallët e para kaluan në apelin e Tiranës.

Roli i Kolegjit Zgjedhor

Në bazë të përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit për të shpallur fituesin në zgjedhje. Është pikërisht kjo arsyeja pse Nishani kërkon të ketë nën “kontroll” këtë institucion të rëndësishëm. Në rast se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk arrin të shpallë rezultatin për arsye të ndryshme, fjala bie mungesë votash, atëherë çështja i kalon Kolegjit Zgjedhor për ekspertizë. Vendimi që merr ky institucion është hallka e fundit dhe i paapelueshëm. Por ky nuk ka qenë vendimi i vetëm i debatuar në lidhje me vendimet e Nishanit. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të shtojë 6 gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Administrativ. Emërimet e gjyqtarëve janë bërë në mbledhjen e radhës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Reforma në drejtësi do të ketë si “viktima” të saj të para anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prokurorin e Përgjithshëm të Republikës. Mandati i anëtarëve të KLD do të ndërpritet 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndryshimet kushtetuese.

5 komente në “Bujar Nishani bën shërbimin e fundit ndaj PD para shkrirjes së KLD, merr në dorë Kolegjin Zgjedhor”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Jepi Raxh Siriani.. Kamikaz deri ne fund.. Odete, e di qe je e frasturuar..

  2. Kujtim says:

    Kapter Jari Sakat Bujar Nishani = PDSali Lul Qeni ka qen ne sherbim te tyre jo Shqiperis

  3. Kujtim says:

    Kapter Jari Sakat Bujar Nishani = PDSali Lul Qeni ka qen ne sherbim te tyre jo Shqiperis,,,,,,,,…..

  4. Kujtim says:

    Kapter Jari Sakat Bujar Nishani = PDSali Lul Qeni ka qen ne sherbim te tyre jo Shqiperis,,,,,,,,…..RAMA DUHET TE KET KUJDES NDA JARI SE AY MUNT TI BEJE GJERA ME TE MEDHAJA DERISA TE LARGOHET. Sic beri sala me Lulin qe ne minutat e fundit bene cdo gje qe RAMES ti linin arkat Bosh, po ky mundte beje gjera me te medha te pallogaritshme

  5. Kujtim says:

    Kapter Jari Sakat Bujar Nishani = PDSali Lul Qeni ka qen ne sherbim te tyre jo Shqiperis,,,,,,,,…..RAMA DUHET TE KET KUJDES NDA JARI SE AY MUNT TI BEJE GJERA ME TE MEDHAJA DERISA TE LARGOHET. Sic beri sala me Lulin qe ne minutat e fundit bene cdo gje qe RAMES ti linin arkat Bosh, po ky mundte beje gjera me te medha te pallogaritshme…..,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje