Ç’do ndodhë tani me “Call Center-at” dhe 25 mijë punonjësit shqiptarë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

call centerSenati italian bashkë me miratimin e buxhetit të vitit 2017, ka kaluar dhe disa ligjet ku mes të cilave dhe “ligji i stabilitetit” që rregullon sektorin e call center.

Bëhet fjalë për ndryshimet ligjore që dekurajojnë eksportimin e kësaj industrie nga Italia, duke rënduar direkt kompanitë italiane në vendet jashtë BE-së, dhe duke sjellë një klimë aspak pozitive në Shqipëri.

Do të duhet të kalojnë të paktën 2 muaj që penalitetet e miratuara dje nga Senati të hyjnë në fuqi, por e sigurt është që pas miratimit të ligjit, kompanitë italiane nuk do ta shohin më Shqipërinë si një treg të mundshëm investimesh në këtë sektor.

Qeveria italiane arriti të mbronte bizneset vendëse dhe dëmtoi industritë jashtë saj.

Në një interviste dhënë për “Gazeta Shqiptare”, kryetari i Shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentian Drenova shpjegon në detaje se çfarë do të ndodhë me Call-Center-at në Shqipëri, pas miratimit të ligjit nga senati italian.

Z. Drenova, çfarë do të ndodhë me kompanitë Call-Center që operojnë në vendin tonë pas miratimit të Buxhetit 2017 nga senati italian?

Nuk është se do të ketë impakt të menjëhershëm, por do të ketë forcim të rregullave. Një pjesë e rregullave kanë qenë edhe më përpara, por thjesht nuk ka pasur kontroll. Janë rritur penalitetet, kështu që do të ketë një kontroll më të madh nga autoritetet italiane për sa u përket privatësisë dhe garantimit të të dhënave personale. Do ketë një shtrëngim.

Ne do të mblidhemi javën që vjen me gjithë Call Center-at që operojnë në Shqipëri për të diskutuar, sepse bizneset janë duke parë opsionin e hapjes së një selie në Rumani. Unë personalisht do shkoj në Rumani për këtë arsye dhe për ta kanalizuar punën nëpërmjet Rumanisë, pavarësisht se biznesi do të vijojë të funksionojë këtu. Mund të ketë një reduktim të punës. Nuk mendoj se do të ketë mbyllje Call-Center-ash. Mbyllje do ketë, besoj, te ato që janë më të vegjël, ndërsa do të shohim çfarë reagimi do të kenë Call-Center-at multinacionale. Ato janë më të penalizuarat, për shkak të rregullave të forta dhe sepse janë seli të kompanive italiane në Shqipëri.

Reduktimi i punës, nënkupton edhe reduktim të stafit?

E sigurt është që nuk do të ketë mbyllje, por reduktim pune. Ky reduktim, pa dyshim, nënkupton se nuk do të ketë rritje punonjësish, por mund të ketë një fluks nga një Call-Center te tjetri. Ato biznese që do të kenë mundësi financiare dhe nga ana ligjore do të përshtatin ligjin nëpërmjet fluksit të punës dhe kontratave të reja që do të duhet të adaptojnë edhe me kontraktuesit që japin punë, do të ketë një “emigrim” brendapërbrenda tregut. Sigurisht që do të ketë edhe një reduktim të numrit të punonjësve.

Po në drejtim të formalizimit, çfarë pritet të ndodhë?

Informalizimi i tregut ka qenë shumë i madh këtë periudhë dhe do të shkojë drejt një formalizimi. Pra do të kemi pak më tepër rregulla dhe kompanitë më solide do të kenë mundësinë të jenë më konkurruese, sepse deri tani ka pasur probleme me konkurrencën e ndershme në treg.

Keni sinjale nga kompani të tjera që janë duke u tërhequr drejt Rumanisë?

Sinjalet janë ato që ishin. Pra, ka pasur interesime për të hapur në Rumani nga kompanitë e mëdha. Gjithsesi nuk mund të prononcohem zyrtarisht pa u takuar me përfaqësuesit e mëdhenj të biznesit për të pasur një ide më të qartë.

Unë vetë jam biznes shqiptar dhe përfaqësoj biznesin shqiptar, por meqenëse përfshirja e bizneseve italiane në lobingun kundër kalimit të ligjit në Itali ka qenë më aktive sesa e jona, ata janë më konkretë në masat që do marrin. Tre përfaqësues të mëdhenj kanë qenë në Itali këto ditë për shkak të ligjit dhe kanë vazhduar lobingun, dhe pres t’i takoj këto ditë.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare, ishin të mjaftueshme për mosmiratimin e ligjit nga senati italian?

Jo, ishin të pamjaftueshme për sa kohë u kujtuam shumë vonë. Me gjithë përpjekjet e tyre dhe për shkak të rënies së qeverisë “Renzi”, ku ishte shpresa jonë, ranë të gjitha përtokë. Edhe shkaku i rënies së qeverisë përshpejtoi dhe kalimin e buxhetit, dhe ne kishim shpresën që do të shtyhej. Gjithsesi ne kemi qenë në kontakt me qeverinë dhe ata kanë qenë shumë të angazhuar me këtë punë dhe shumë të shqetësuar, por ishim shumë vonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ç’do ndodhë tani me “Call Center-at” dhe 25 mijë punonjësit shqiptarë”

  1. Zaho Pakokerama says:

    BIZNESE BALERINE

    Keshtu dhe vetem keshtu mund te klasifikohen bizneset e “Call Center” te mbira si kepurdhat pas shiut te vjeshtes ne Shqiperi. Pavaresisht se siguruan per disa vite te ardhura per 25 mije te rinj, kryesisht studente universitare dhe jo, ky lloj biznesi ishte dhe do mbetet avullues sipas stinave politike ne vendin perballe adriatikut.

    Kush e perjeton presionin bezdises te ketyre gojefolesve te pa ngopur ne çdo ore te dites e deri ne mbremjen e thelle, te pakten mund te ngushellohet per shuarjen me ne fund te kesaj zallamahie sharlatanesh, qe vetem gjuhen italiane jo vetem qe nuk e posedojne ne nivelin e kerkuar, por edhe behen qesharake me llagapet qe perdorin kur prezantohen, me ate theksin tironas-kavajor te nje gjuhe qe nuk eshte e tyre.

    Ne nivelin e biznesit, ky lloj sherbimi i pakerkuar bombardues, nuk i sjell ose fare pak permbush objektivin qe i kane vene vehtes keta shurreperpjete hedhes te flluckave te sapunit. Sepse edhe ne rastin me te mire ne se do duhej te kontaktohej njera nga shoqerite ne fjale (flas per ato qe gjenerojne nisma te tilla dhe jo call-center-at e turnit), poseduesi privat i nje numuri telefoni, e ben vete telefonaten perkatese.
    Dhe siç ndodh gjithnje, ne kete rast pergjigjen vetem “call-center-at” italiane, me personel dhe vend ndodhje ne Itali.

    Pa le pastaj kur duhet te perballohesh edhe merine e ndonje kalamani a kalamaneje tironase, qe kerkeses per te mos qene me i bezdisur me keto lloj telefonatash boshe, te pergjigjen duke i rene numurit gjate gjithe dites, siç me ka ndodhur jo vetem nje njehere edhe mua.

    Ky lloj biznesi, i shumeadhuruar nga Sali Mutqenef Shiqere Berisha, per te rritur votebesuesit e tij, eshte nje nga krimet qe ai duhet te pergjigjet edhe para drejtesise. Pavaresisht se ka krijuar vende pune, po per motivin e thjeshte qe mbyllja e njeaneshme siç edhe ndodhi, do krijoje nje fluks te pa pare te indinjuarish me pasuesin e tij Edi Kristaq Vares Poetesh Rama.

    Miopia e Rames dhe e te korruptuarit nga Cepani, Meta, per zhvillim perspektiv te ekonomise ne baza te shendosha, nuk do ndalet vetem ne kete lloj biznesi katrahur, por me siguri, me te njetin motiv, per te mbrojtur vendet e punes se italianeve, asgje nuk do te mund ta ndaloje, qeverine apo qeverite e ardheshme italiane, te mbyllin me ligj edhe industrite e tjera te perpunimeve gjysem te gateshme (kepucet, veshembathjet), me te cilat krekosen Ilir Meta me shoke e shoqe pak.

    Eshte thjesht ne te drejten e tyre, te italianeve, pavaresisht si mund ta interpretojme nga kjo ane e Adriatikut.

    Rruga e vetme dhe e sukseseshme, e ndjekur p.sh. nga Zvicera dhe Austria, perderi Franca, eshte investimi me blerjen direkte dhe transferimin e teknologjise, nga kompanite italiane ne veshtiresi ekonomike apo drejt falimentimit, per ne vendet e tyre. Natyrisht e shoqeruar edhe me nje legjislacion te qarte e joshes per “viktimat” e turnit.

    Dhe nuk eshte propagande kjo qe parashtova me lart, kam konstatuar vete shume industri te mirefillta te veritu super te zhvilluar, te jene blere nga kompani te shteteve te lart permendur, jane me qindra mijera te tilla. Dhe asgje ne kete rast, qofte edhe legjislacioni i shtrenguar nuk ka mundur te frenoje nje tendence te tille.

    Kur spurdhjaku Artan Gaçe, derdellis per lobizmin qe na bekerka pa parate e buxhetit (!?) duke bredhur ne çdo cep te Italise, deshmon qarte sa e vemendeshme eshte kokederrasa qe e drejton, dhe pranon, duke e paguar pikerisht me parate e buxhetit, pallaçolleqet e tij dhe kaçurreles qe mban ne krah çdo nate ne krevatin me pupla struci te sjellura enkas nga Zjmbabve per te. Asnje edhe nje konference apo simpozium eshte organizuar direkt nga Gaçua i tepsijave me llokume te krimbura, thjesht ka qene ne rolin e degjuesit ne konferencat e organizuara nga Dhomat e Tregetise te perhapura ne çdo rajon te Italise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *