Çfarë i tha Kancelares Merkel, Lulzim Basha?

8 Dhjetor 2016, 14:22Politika TEMA

Kur bie fjala tek Shqipëria, Basha dhe Merkel nuk janë dakord për asgjë.

Ditën e mërkurë, në kuadrin e punimeve të CDU-së, simotrës së PD në Gjermani, Lulzim Basha u takua me Kancelaren Merkel në Gjermani. Vetë Basha e cilësoi këtë takim si të përzemërt dhe konstruktiv: “Pata mundësinë të bisedoj me Kancelaren Merkel. E falenderova për mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë. Mbështetja e Merkel do të jetë e palëkundur për vendin tone”.

Megjithatë, përtej përzemërsisë së zakonshme diplomatike, ky duket se ka qenë një prej takimeve më të sikletshme që Lulzim Basha ka realizuar ndonjëherë me ndonjë lider të huaj. Basha dhe Merkel, kur bie fjala tek Shqipëria, nuk janë dakord për asgjë.

Në muajt e fundit, Partia Demokratike ka sfiduar haptazi përfundimet e Gjermanisë, së shprehur edhe në progresraportin e vitit 2016, përfundime në të cilat përshëndeten reformat shtetndërtuese, rritja ekonomike dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit. Më e rënda, ndërsa për Merkelin Shqipërisë i duhet të zbatojë vetëm një kusht, ligjin e vetingut për të nisur bisedimet e anëtarësimit, për Bashën janë edhe shtatë kushte të tjera që Shqipëria duhet të plotësojë.

Prandaj, nëse do të kishte pasur një bisedë të sinqertë, e jo vetëm një shtrëngim protokollar duarsh midis Bashës dhe Merkelit, kjo bisedë do të kishte pasur pak a shumë këtë formë:

Merkel: Zbatimi i ligjit të vetingut është çelësi që do të zhbllokojë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Basha: Pikë së pari, duhet të presim të përkthejmë saktë ligjin e vetingut sepse Djalli fshihet pas presjes. Nuk është vetëm reforma në drejtësi kushti, por edhe zgjedhjet e ndershme të 2017-s, lufta ndaj hashashit sepse ju duhet ta dini që Shqipëria është shndërruar në Kolumbinë e Europës. Në total, zonja Kancelare janë shtatë kushte, jo vetëm një.

Merkel: Gjermania përshëndet përparimin e gjithanshëm të Shqipërisë gjatë 3 viteve të fundit.

Basha: E vërteta është që Shqipëria ka pësuar një regres të gjithanshëm. Varfëria është ulur këmbëkryq midis njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, krimi po lulëzon, të vetmit që po pasurohen janë Edi Rama dhe klani i tij në pushtet.

Merkel: Shohim me pozitivitet se si janë marrë masa për reduktimin e ndjeshëm të fenomenit të azilkërkuesve drejt Gjermanisë.

Basha: Përkundrazi, fenomeni i azilkërkuesve ka ardhur vetëm në rritje. Nga viti 2014, çdo vit e më shumë shqiptarë ikin drejt Gjermanisë, gjithsesi 300 mijë dhe numri është në rritje./Lexo.al

2 komente në “Çfarë i tha Kancelares Merkel, Lulzim Basha?”

  1. liw says:

    z merkel ju skeni se si te bini dakort me nje tradhetare te popullit shqiptare ,po gjithashtu edhe armik i BE.europa ti jape mundesine popullit shqiptare qe do europen. Vlersoni vlerat e ketij populli icili eshte pro perendimore.PD eshte shnderruar ne nje bande kusaresh,te cilet e kane humbur vullnetin e popullit.L bashai me mbeshtetjen e reaksionit grek e sllav po mundohen te frenijne te ardhmen e shqiperise.

  2. Gaspri says:

    Me te vertete qe Rama eshte dinjitoz ne takimet me lideret perendimore dhe eshte i vetmi lider qe na e ka ngritur dinjitetin si shqiptar. Ne jemi krenar me nje kryeminister te tille dhe me shume reputacion ne arenen nderkombetare.
    shiheni kete foto te ketij zavallit., flet shume.
    Tipik kamarjer. Fshatari nuk behet me zor qytetar.
    Shihni sa poze te peshtire ben ky kastravec para Kancelares Merkel, shihni te ndenjurit tamam fajtor per ato qe ka bere dhe me ne fund e pate te pafytyrin se si e drodhi pas ketij rasti me Merkel. Mjafton nje dhenie dore ketij fakiri dhe i lepiu te gjitha krekosjet e deri tanishme. Por ky eshte qendrim i tij momental. Vjen ne Tirane dhe vazhdon avazin, pengimin e integrimit.
    Populli shqiptar mban shenim.
    Nderkombetaret mbajne shenim.
    Ora po vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje