“Dikush t’i thotë Lulzim Bashës që paraja nuk është gjithçka”

8 Dhjetor 2016, 14:28Politika TEMA

Lulzim Basha nuk ndalet me akuzat dhe sulmet e tij.

Ditën e sotme ai ka sulmuar në mënyrë indirekte Komisionin Europian lidhur me vlerësimin për Shqipërinë.

”Edhe sot Kryeministri na kujtoi, ndërkohë që ju ishit në protestë të lexoni raporte. Populli nuk jeton duke lexuar raporte, rinia nuk arsimohet duke lexuar raporte. Aq më pak raporte të porositura e të paguara për ta bërë të zezën të bardhë. E zeza e bardhë nuk bëhet kurrë me propagandë, nuk bëhet kurrë me mashtrime.”

Kështu Basha sulmon direkt Komisionin Europian pse në raportin e tyre vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria, siç ka suluar BE e SHBA dhe kur është bërë fjalë për raporte të tjera ku shteti shqiptar ka bërë progres.

Por kryeministri Rama ka vendosur ta ironizojë Bashën pas kësaj deklarate, duke mos e marrë seriozisht.

“Sipas Lulit edhe PISA2015 ka perkthyer gabim rezultatet e Shqiperise ne arsim! E kane paguar! Dikush t’i thote qe paraja nuk eshte gjithçka”, shkruan Rama.

2 komente në ““Dikush t’i thotë Lulzim Bashës që paraja nuk është gjithçka””

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Po kur nuk eshte gjithcka pse jeni turr mbas
    Parase si te babezitur qe ke thesari e deri ke parate publike
    PA llogarite padurite e ish pronareve .
    MOS i gezofshi.

  2. Kola says:

    Une besoj se kete do ia thone shqiptaret ne votimet e pritshme, vecse ju i nderuari kryeminister, keni detyre te na e ngrini pak koken. Prisheni koalicion me mafiozin e LSI qe te fitoni besimin e shqiptareve. Te jeni te sigurt se s’do dilni te humbur. Per hir te se ardhmes se vendit, largohuni prej kesaj kolere te ngarkuar me mekate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje