Dosja me trukimet për Skënderbeun sa një mal/ Armando Duka: Nuk ka fakte

8 Dhjetor 2016, 10:54Sport TEMA

Armando Duka ka mbajtur një bashkëbisedim me disa studentë, ku ka folur për një sërë çështjesh.

Në ditën që UEFA paralajmëroi se mund të ketë një tjetër dënim për Skënderbeun, për shkak të trukimeve të ndeshjeve, dhe kur ka një raport që ekipi juglindor ka trukuar rreth 50 ndeshje vitet e fundit, Armando Duka thotë se për korçarët nuk ka asnjë provë.

E para, trukimet nuk janë fenomen shqiptar. Është fenomen, i cili ekziston realisht në botën e futbollit. Është kanceri i tij dhe nuk di nëse futbolli do ta eliminojë ekzistencën e këtij fenomeni negativ. Loja ka njohur progres në mbi 100 vitet që luhet dhe sot ka arritur ndofta në kulmet e saj. Nuk e ka pasur në mënyrë të tillë fiksimin e rezultateve. Për të qenë të ndërgjegjshëm, e ka shoqëruar lojën gjatë gjithë historisë së saj. Në një lloj mënyre, pranimi i rezultateve, por jo për përfitime financiare.

Ne jemi dëshmitarë që edhe në kohën e diktatorit tonë që nuk para lejonte shumë gjëra, kishte raste që sekretari i parë i Beratit i thoshte sekretarit të parë të Fierit: ‘Na e lër këtë ndeshje’. Sot, është bërë akoma më e ndjeshme sepse ka elemente financiarë në mes. Kur ka lekë, nuk mendojmë atë që duhet, pra që të ruajmë lojën, por mendojnë se sa është fituar.

Skënderbeu nuk është realisht i akuzuar ose me akuza të faktuara për trukim të rezultateve. Sepse, po të ishte kështu, nuk do të merrte pezullim për një vit në Kupat e Europës. Po të ngrini një paralele, një klub në Maqedoni është akuzuar gjashtë vjet nga futbolli, nuk ka asnjëherë argumentime, por le të themi ka dyshime të forta për disa ndeshje.

Kur thuhet që është kanceri i futbollit, pa dyshim që nuk duhet të ekzistojë as te ne. Nuk është mirë që Skënderbeu apo çdo ekip shqiptar t’i ketë këto. E thënë nga unë, të argumentuar nuk mund të them që kanë ekzistuar fiksimet e rezultateve në Shqipëri. Dyshimet po, kanë qenë të shumta. Jashtëzakonisht të shumta.

Të argumentosh, ose të japësh prova juridike për një ndeshje të trukuar, është pothuajse e pamundur. Sepse nuk mund t’i thuash një futbollisti që “e bëre me dashje apo pa dashje”. Por si organizatë sportive mund të ndërtosh skema të tilla që të ketë sa më pak mundësi tolerimesh. Në këtë këndvështrim, ne kemi bërë shumë progres.

Akoma ne kemi në kampionatin shqiptar ndeshje të dyshuara, por krahasimisht me disa vite më parë, kur lulëzoi ky fenomen, kemi 100 herë më pak. Nuk jam i sigurt nëse Shqipëria apo bota do ta eliminojnë këtë fenomen”, tha Duka.

1 komente në “Dosja me trukimet për Skënderbeun sa një mal/ Armando Duka: Nuk ka fakte”

  1. Treviso says:

    Futbollit shqiptare duhet ti hiqet kanseri. Kanseri ifederates shqiptare po majmeron mafjen, po vret tifozat, dhe po shkaterron industrine e futbollit. Kaseri i federates shqiptare duhet te ishte hetuar me kanserin e federates europiane te futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje