Flamuri nga Novoseja e Kukësit, në Novoselë të Vlorës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Flamuri ka disa kohë që është vënë nën akuzë nga PD e Vlorës, se po bashkëpunon me elementë pro grek dhe ja ka shit PD-në, PBDNJ-së.

Kjo i ndodhi në Himarë.

Tani e njëjta situatë po i përsëritet në Novoselë, ku sipas shtypit afër PD, po përgatitet të vërë kryetar një të dënuar për drogë.

Pas këtyre akuzave, Flamuri bëri një deklaratë sqaruese, që i hedh poshtë këto zëra:

“Të dashur demokratë.

Fillimisht ai burri më ka dërguar në Himarë për të vazhduar traditën e miqësisë me bazën e demokratëve tanë atje.

Siç dihet, aleati ynë kryesor në Himarë, ka qenë Bollano, dhe ne nuk mund ta braktisim tani.

Por çfarë ndodhte?

Sa herë kishte zgjedhje, ne detyroheshim të manipulonim votat e PD, për t’ia dhënë Bollanos, se mezi fitonte.

Propozimi im është i ndershëm.

Më mirë i japim partinë Bollanos dhe s’kemi pse manipulojmë votat, se nuk jemi më në pushtet dhe nuk na lë njeri.

Sa i përket akuzave për kryetarin e PD-së së Novoselës, dua t’u bëj me dije se do zgjedh kë të dua unë për një arsye shumë të fortë.

Ju të gjithë e dini që unë jam nga fshati Novoselë e Kukësit, ose Novosejë, siç i themi ne, për nder të goranëve.

Meqë bëhet fjalë për fshat me të njëjtin emër, është e drejta ime që të zgjedh kë të dua.

Kaq kompetenca për të zgjedhur kryetarin e Novoselës së Vlorës e kam.

Mendoj se jo rastësisht të dy fshatrat kanë të njëjtin emër.

Edhe në Novosejë ka një pakicë gorane, që flasin sllavisht.

Edhe këtu ka një pakicë greke, që flasin greqisht.

Pra të dy fshtarat ngjajnë.

Të drejtën për të zgjedhur kryetarin e PD në çdo fshat me emrin Novoselë, ma ka lënë mua ai burri, prandaj nuk dua të diskutoj me ju për këtë çështje.

Së fundi dua t’u bëj me dije se unë nuk jam jabanxhi në këtë Qark.

Dy vëllezërit e mi janë banorë të Sarandës, pasi kur isha kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, u dhashë dy apartamente si të pastrehë në Sarandë, meqë sarandiotët nuk donin, se kishin plot.

Kështu që askush të mos guxojë të më thotë jabanxhi.

Unë jam në shtëpinë time në Novoselë dhe familja ime banore në Sarandë, do bëj ça të dua unë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Flamuri nga Novoseja e Kukësit, në Novoselë të Vlorës”

  1. Ballist Gashi says:

    Ai qe lejon emrin shkavellik te fshatit NOVOSELO, eshte me musliman edhe ma shkavell se krejt muslimant edhe krejt shlavellat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *