FOTO/ Ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari në Kanada

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi. Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.

“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson.

Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë mjekët e shpallën të vdekur.

Hetuesi u tha gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.

Patterson gjithashtu konfirmoi se Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.

46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për tu argëtuar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij, raporton Klan.

Autoritetet iu kanë bërë thirje dëshmitarëve që ishin aty të dalin dhe të tregojnë atë që kanë parë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-110-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-110.jpg","attachment_id":"594955"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-107-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-107.jpg","attachment_id":"594954"}]

3 komente në “FOTO/ Ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari në Kanada”

  1. Abdylmutalip Rama says:

    racistet e dreqit e kan vra se asht shqyptar

    1. enter"" says:

      Po sikur ta kene vra shqipot cfare do thuash?
      yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy…meso te shkruash shqip

  2. says:

    Ata që i dëbon amerika, emigrojnë në kanada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *