Influenca ruso-turke, Fyle paralajmëron BE-në për Ballkanin: Nxitoni, ndryshe...!

8 Dhjetor 2016, 13:30Bota TEMA

Nëse Bashkimi Europian distancohet nga Ballkani perëndimor, të tjerë lojtarë gjeopolitikë do të përfitojnë menjëherë nga mundësia për të shtrirë influencën e tyre në këtë rajon.

Ish-komisioneri europian i Zgjerimit, Stefan Fyle i dërgon bllokut një mesazh të qartë me deklaratën e bërë gjatë një konferencë të organizuar nga “think tank”-u belg, “Friends of Europe”. Fyle, aktualisht i dërguar special për Ballkanin i Ministrisë së Jashtme çeke, argumenton se ritmi i tanishëm i shtrirjes së BE-së nuk mund të jetë i vazhdueshëm.

Me këtë, njeriu që mbajti nga viti 2000 deri në vitin 2004 portofolin e përgjegjësit të zgjerimit në komision, Barroso, i referohet “pauzës” së pranimit të anëtarëve të rinj, të shpallur nga Jean-Claude Juncker, i cili e ka bërë të qartë se gjatë mandatit të tij, radhët e Bashkimit Europian nuk do të shtohen.

Por, ndërkohë, Rusia dhe Turqia duket se i kanë nisur përpjekjet për mbushjen e këtij vakuumi. Përpos marrëdhënieve të ngushta me Serbinë, të përforcuara akoma më shumë pas sulmeve ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës, Moska tani po tenton të ndryshojë edhe drejtimin politik të Malit të Zi, të anëtarësuar rishtazi në NATO, raporton TCH.

Turqia nga ana tjetër ka oreks për ish-territoret e saj otomane ku edhe sot shumica e popullsisë është myslimane si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova e disa pjesë të Maqedonisë.

Rexhep Taip Erdoani tani vonë foli për “kufijtë e zemrës” së Turqisë duke përmendur aty kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin si dhe qytetin bullgar të Kardzhalit.

Për Fylen, progresi i deritanishëm i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së është ende tepër i brishtë e nuk mund të mendohet se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa.

Për këtë arsye, arsyeton ai, çdo mosangazhim i BE-së në rajon do të rezultojë me angazhimin e shpejtë të forcave të tjera.

Fyle thekson gjithashtu se që prej BREXIT-it dhe distancimit të anëtarëve të bllokut, për vendet e Ballkanit perëndimor, argumenti se “janë pjesë e Europës”, nuk pi më ujë.

8 komente në “Influenca ruso-turke, Fyle paralajmëron BE-në për Ballkanin: Nxitoni, ndryshe…!”

    1. .. says:

      Mos prisni nga Ed Ebu Ramy te na fusi ne BE, ate e “kane te lidhur” Turqit (nepermjet marveshjeve sekrete, politike dhe financiare) dhe e perdorin per te sabotuar rrugen e Shqiperis ne BE, e perdorin per Interesat e Neo-Otomanizimit te Shqiperise dhe Ballkanit.
      Nuk eshte rastesi qe ushtarak Shqipetre te Studjuar dhe Trajnuar ne Turqi, jane ne postet me te larta Ushtarake dhe Sigurie, nuk eshte rastesi qe Turqia eshte Interesuar me shume se NATO per organizimin Fuqizimin dhe perdorimin e FA-se, ne te ardhmen per Interesat e saje ne Ballkan.

      Beni Kujdes, asnje “dhurat” Turke ne Ushtrin Shqipetare, FA-ne e fuqizon vetem per te na perdorur dhe jo per Interesa te Pastra Kombetare. Frika qe mbjellin Agjentet e Neo-Otomanizmit, mbi rrezikun e Shqiperise nga Fqinjet jane MASHTRIM, qe as budallain nuk Bindin ….por vetem te Shiturit.
      Mos harroni qe garant te Shqiperise nder shekuj nuk ka qene Ushtria por Europa dhe SHBA-ja. Mos Harroni se me ndihmen e Austro-hungaris u Krijuam si Shtet, me ndihmen e Italis, u rimekembem nga Turqizmi 500 vjecar, me ndihmen e Rusise u njofem pas L2B ne OKB, me ndihmen e Europ SHBA po mundohemi te krijojm Shtet ligjor dhe Civilizim.

  1. tr says:

    Pikerisht keto fjale tha dhe Rama ,por u kritikua nga LULZIMJA E PD . HA HA HA

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    te ”gjatin” shteteve muslimone,madje me gunga……………….

  3. WEB1 says:

    Te drejt ke o fyle ,,,shpejt ,,para se te shnderrohemi ne garnizon turk !a thua e detyroi njeri edi ramen te lidhte” bese” e te” pinte” gjak me erdoganin !!!!serbet ,maqedonasit ,apo malazezet mund te pranojne te ulen ne preherin e vellait te madh rus ,sepse i bashkon gati nje gjuhe ,nje rrace nje gjak dhe nje fe .Por shqiperia po e kerkon me sherrin me qiri “gati ti perulet atij qe vjen me portofolin me te madh (histori e vjeter kjo )Sinqerisht te isha si shalegjati do kerkoja te pakten ta meritoja hyrjen ne BE ,me reforma te bera ,me nje ekonomi stabel ,me terheqje investimesh ,me reformen mbi drejtesine (fale zotit na e beri amerika ) ashtu sic i ka hije nje populli europian .Po kur e dime qe i kemi te pamundura ,,atehere me mire nje shantazh me floten turke ne adriatik, qe europes ti dalin syte kokordhok dhe te na pranoje nga frika ..nejse per aq sa vlen rama ka qelluar ne shenje kesaj here

  4. sf says:

    Fyle, mos bej deklarata kot,
    sepse kur ka deklarata nuk ndodh gje!!

  5. Bond says:

    Fule, o shqiptare, di shume me shume se ne fshataret e Tirones. Prandaj perpiquni t’a kuptoni mezashin e tij paralajmerues, o thruthare!

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Trutharet e kuptojne fylen po junker e ka
    Nda mendjen.
    Ju dogji bytha me greqine dhe thone larg nga ballkani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje