OSBE “thumbon” Berishën: Pse publikuam sondazhin për Enver Hoxhën

8 Dhjetor 2016, 22:18Politika TEMA

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ka folur për anketën e realizuar mbi “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”.

Në një intervistë për emisionin “Arena”, Ambasadori thotë se publikimi i këtij sondazhi ishte në momentin e duhur.

Borchardt vlerëson se mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.

Para pak ditësh ju keni bërë publike një anketë, të cilën e keni quajtur “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Çfarë është kjo anketë? Pse erdhi tani?

Kjo anketë kishte kohë që ishte planifikuar. Ne e prezantuam para dy ditësh, duke qenë se kjo ishte një ditë që u vinte për shtat të gjithë pjesëmarrësve. Nuk është se kishte ndonjë arsye të veçantë për ta prezantuar pikërisht në atë datë. Qëllimi i anketës është i dyfishtë. Ne duam të kontribuojmë bazuar në konstatimet empirike, në debatin këtu në Shqipëri për të kaluarën, si dhe duam të nxisim diskutime të mëtejshme.

Kush e organizoi këtë sondazh? Sa i saktë është, (historia e sondazheve në Shqipëri nuk është një histori suksesi). Sa është marzhi i gabimit të këtij sondazhi?

Ne punuam me një kompani me përvojë, e cila u përzgjodh përmes procedurave tona normale të prokurimit. Kompania intervistoi pothuajse 1000 vetë, gjë që e bën anketën shumë, shumë përfaqësuese. Marzhi statistikor i gabimit ishte nën 5 për qind, diçka më shumë se 3 për qind.

Bazuar në këtë sondazh, i cili duhet pranuar se ka qenë pak surprizë për shqiptarët, a duhet të kemi frikë se mund të na rikthehet komunizmi në Shqipëri?

Rezultatet kanë qenë të ngjashme edhe në pjesën lindore të Gjermanisë,  sa i takon qëndrimit ndaj regjimit të shkuar. Ka njerëz që kanë krijuar një lloj ndjesie, për të cilën kemi shpikur edhe një fjalë të re:‘Ostalgie’, një kombinim i fjalës Osten (lindje) dhe nostalgji. Kjo ndodh në kohëra kur gjërat nuk janë stabilizuar ende plotësisht, dhe ato nuk janë të stabilizuara as në Gjermani dhe as këtu. Ndoshta nuk është kjo ajo që dëshirojmë, por ndodh që njerëzit krijojnë këtë lloj nostalgjie. Sa i përket frikës nga komunizmi, kur u ktheva në Shqipëri, u befasova për mirë me dialogun kombëtar rreth së shkuarës, gjë që thuajse nuk ekzistonte fare 7 apo 8 vjet më parë. Dhe ne, si Prezencë e OSBE-së, dëshirojmë ta nxisim këtë dialog, edhe përmes kësaj ankete.

Por duke u bazuar edhe një herë te sondazhi që ju keni bërë. E shkuara komuniste është renditur shumë më mbrapa se sa shumë probleme të tjera që kanë sot shqiptarët. Rendisim këtu arsimin, shëndetësinë, rendin, pandëshkueshmërinë, etj. A mendoni që gjithë këto vite demokraci i kanë lodhur këto burokracitë e tepërta apo administratat jofunksionale na kanë lodhur dhe mbase kjo revoltë është përkthyer në këtë përgjigje në sondazh?

Do të thosha se kjo vjen më shumë për shkak të mungesës së dialogut kombëtar për të shkuarën. Në çdo vend me një të shkuar traumatike ka diskutime  – herë në nivele më të ulëta, herë në nivele të larta – dhe ky diskutim mund dhe duhet të çojë në një narrativë të re. Për momentin, mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.

Menjëherë pas publikimit të këtij sondazhi erdhën dhe kundërshtimet e para politike. Ju besoj e dini, se ish-kryeministri Berisha e ka quajtur këtë një trillim të qëllimshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka bërë këtë me asistencën tuaj. Keni ju një përgjigje?

Pas publikimit të anketës, pamë fillimin e një debati akoma më të gjallë këtu në vend. Me qindra njerëz komentuan në mediat sociale dhe pikëpamjet e tyre ishin të ndryshme, sikurse edhe në anketë. Kjo për mua tregon se publikimi u bë në kohën e duhur, se kishte shumë interes, dhe fakti që edhe një ish-kryeministër komentoi tregon se ai dëshiron të kontribuojë në këtë debat dhe, siç thashë, debati në vend është ende shumë i përçarë. Ndryshimi i pikëpamjeve të popullatës së gjerë, të gjitha këto këndvështrimeve që dalin tashmë në këtë debat publik kërkojnë një punë shumë më të madhe në shkolla dhe më vjen mirë që ministrja e Arsimit ka shprehur interes për këtë. Debati publik duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ngushtohen dallimet mes këndvështrimeve aktuale dhe të ketë një këndvështrim më konsensual të së shkuarës.

A mund të themi që kemi një rënie të besimit të demokracisë? Në përgjithësi. Nuk flas këtu vetëm për Shqipërinë. Duke marrë parasysh edhe situatën në Evropë, zgjedhjet e fundit që janë bërë, a ka rënë besimi për demokracinë?

Demokracia liberale po sulmohet, jam dakord – nga populizmi e të tjerë. Mbrojtja e kësaj demokracie liberale është pikërisht një nga detyrat më të rëndësishme të OSBE-së.

4 komente në “OSBE “thumbon” Berishën: Pse publikuam sondazhin për Enver Hoxhën”

  1. Voica says:

    Shme te kuptushme rezultatet e sondazhit.
    Arsyeja kryesore e ketij rezultati te sondazhit, eshte pikerisht njeriu apo kafsha qe i sulmoi i pari perfundimet e tij. Nuk trembet njeri nga fantazma e komunizmit qe ky komunist i jetes e mban si gogol ne dore dhe e tund. Po mos kish qene ky monster keto 25 vjet njerezit do kishin tjeter perceptim per demokracine. Ajo qe mbolli Saliu me kujdes gjithe keti vite i ben njerezit qe sa me teper njohen Saliun,aq me teper duan kafshet…

  2. feniks says:

    Nje interviste pa asnje vlere informacioni,llogjike dhe llogjike duke bere loje fjalesh,ai gazetari qe pyet kot ashtu edhe nderkombetari qe pergjigjet si e ema e Zeqos!
    Pergjigja ndaj ketij sondazhi eshte ky:
    -Kapitalizmi i vendosur ne Shqiperi DESHTOI pa filluar per disa arsye:
    1-Socializmi u rrezua me kunderevolucion nga vete agjentet e CIA-s ne qeverisje qe nga Ramiz Alia!
    2-Ne pushtet u caktua Sali Berisha nje agjent i regjur i UDB-se dhe anti shqiptar i thekur!
    3-Kapitalizmi filloi me parulla fashiste duke e shkateruar pasurite kombetare,percare popullin etj!
    4-Socializmi dhe Enver Hoxha do te kujtohen gjate sepse kapitalizmi nuk beri asgje me te mire per popullin per 26 vjet,se sa shteti socialist ne te gjitha fushat e jetes!
    5-U perdhos historia LANC-i,kriminelet u bene heronj,ndersa partizanet u bene lypsa!
    Pas 26 vjet kapitalizem shqiptaret diskutojne buken ne gojes!

  3. saluku po plas nga inati pse ai nuk del i pari ne sondazh.
    shqiptaret duan komunistin enver me shume se salikomunisti sepse:enveri e mori vendin ne mizerje dhe e nxori ne drite(me te mirat dhe te keqijat e tij)saliu e mori ne drite dhe e coi ne erresire qe nga analfabetizmi tek kanuni,urrejtja dhe percarja dhe mosfunksionimi i ligjit,enveri e mori te shkatrruar dhe e ndertoi,salikomunisti e mori te ndertuar dhe e shkatrroi sepse ishte komuniste cdo gje,e vodhi dhe ja dha familjes se tij nga bllokmenet u formuan bllokmenet blu,shiti vendin, vrau me keq nga enveri qe nga shoket e tij deri tek populli qe i thote beni protesta por une nuk mbaj pergjegjsi ne se vriteni.
    salikomunisti e ashpersoi luften e klasave aq sa te hedh ne rruge po nuk ishe me partin ne fuqi……dhe sa e sa zhgenjime te tjera nga keta dallkauke qe zevendesojne njeri tjetrin,dhe nga varferia komuniste na cuan ne nje varferi te tejskashme, ku pjesa me e madhe nuk kane as minimumin jetik……….

  4. Albatros says:

    Cfare demokracie liberale? Zhdukjen e rraces se bardge dhe mbushja e rrugeve tona me majmune arabo afrikan? Te drejtat e pederasteve apo shkaterrimi i familjes dhe degjenerimi teresor i shoqerise? Shkaterrimi i ekonomise,censurimi i fjales se lire .Parim Masonik.Ju duheni zhdukur nga faqja e dheut qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje