Pezullohet polici që dhunoi barbarisht “hamshorin” 59-vjeçar, pse donte t’i paguante kafen gruas së tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

burriNjë 59-vjeçar nga fshati Zvezdë ka denoncuar dhunën që u ushtrua ndaj tij nga një punonjës i policisë kufitare. Ilir Terolli ka treguar se më 18 nëntor të këtij viti u dhunua fizikisht nga Gjergji Gjorgji, çka i shkaktoi fraktura të rënda në pjesën e fytyrës.

Atij i është dëmtuar edhe shikimi. Shkak për këtë dhunë është bërë xhelozia e kontrollorit. I dëmtuari Terolli ishte ofruar t’i paguante kafen për mirësjellje gruas së oficerit dhe një shoqes së saj kur ata ishin takuar rastësisht në një lokal në Kostur të Greqisë.

“Duke ardhur ai më tha mua, ti hamshori i gruas time je? Unë i thash, ç’e ke këtë fjalë. Unë kam 15 vjet që njihem, i thash dhe e ftova ta sqarojmë bashkë me gruan. Nëse është ashtu si thua ti, i thash, më ekzekuto. Duke vajtur aty, më goditi në sy, rash përdhe dhe më goditi edhe me shkelma në turi. U bënë tre javë dhe ende nuk kam shikimin e duhur”, ka rrëfyer Terolli.

Sipas policisë së Korçës, ndaj punonjësit Gjergji Gjorgji ka nisur procedimi menjëherë pas denoncimit dhe çështja është duke u hetuar nga Shërbimi i Çështejve të Brendshme dhe Ankesave.

Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes palëve, por në momentin e përplasjes oficeri nuk ka qenë në detyrë.

Sidoqoftë, pas vënies në dijeni, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka vendosur pezullimin e kontrollorit Gjergji Gjorgji.

Materialet me veprimet e para hetimore i kanë kaluar tashmë Prokrurorisë së Korçës, e cila ka regjistruar procedimin për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pezullohet polici që dhunoi barbarisht “hamshorin” 59-vjeçar, pse donte t’i paguante kafen gruas së tij”

  1. babo says:

    U pezullu e? Kjo eshte tentavie vrasje me paramendim.

  2. lexues says:

    MIRE JA KA BERE! PSE KRUHET FSHATARI,apo XHENTIL I MADH ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *